Lajme
Ilir Xheladini sjell në Sallonin e Librit në Gjenevë romanin “Udhëkryqi i Fateve”
Në Gjenevë, Ilir Xheladini do të prezantojë romanin e tij “Udhëkryqi i Fateve”, i cili ka pasur një sukses të madh tek lexuesit frankofonë
Edhe këtë vit, pranvera e gjen Gjenevën në një magji të letërsisë. Falë një programi origjinal e të punuar me përkushtim, magjia e letërsisë dhe e krijimit do të na shoqërojnë gjatë ditëve të sallonit tradicional të librit, në këtë qytet.
Në sallonin që mbahet nga 19 deri më 23 mars, do të prezantohen edhe një numër autorësh shqiptarë. Autorët shqiptarë që prezantohen në stendën e Lise’s Bookstore janë: Ag Apolloni, Enver Dugolli, Agron Tufa, Ilir Xheladini Elvana Zaimi-Tufa, Rita Petro, Shemsi Makolli, Tom Kuka, Edlira Dedja, Argjira Kastrati.
Albinfo.ch ua prezanton kësaj radhe autorin Ilir Xheladini. Në ditët në vijim do të prezantojmë edhe autorë të tjerë.
Kush është Ilir Xheladini
Ilir Xheladini, i lindur në Prishtinë, Kosovë ka 22 vite që jeton në Zvicër. I pasionuar pas letërsisë, ai ka shkruar gjithmonë tregime dhe poezi, duke u mbështetur në imagjinatën e e pasur të tij. Ai është botues dhe autor i disa librave për fëmijë.
I frymëzuar nga natyra dhe përditshmëria, ai krijon rrëfime të pasura me ndjeshmëri.
Cilat janë veprat e tij?
Romani i tij i parë, “Midax, l’araignée voyageus” u botua në Paris në vitin 2013 dhe u përfshi në listën e librave të rekomanduar për lexim në Universitetin e Neuchâtel, në Seminarin e Frëngjishtes Moderne. Ky roman është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Në vitin 2015, në Francë u botua romani i tij i dytë, “La Contrée oubliée”, një projekt që aktualisht po merr formë si një roman grafik.
Në vitin 2020, Iliri ka themeluar shtëpinë e tij botuese dhe tashmë publikon autorë nga Zvicra frankofone. Deri në fund të vitit, shtëpia e tij botuese “i-lirédition” do të ketë arritur në 50 botime.
Me cilën vepër prezantohet Iliri në Palexpo?
Në Gjenevë, Ilir Xheladini do të prezantojë romanin e tij të parë për të rritur, “Udhëkryqi i Fateve”, i cili ka pasur një sukses të madh tek lexuesit frankofonë. Ngjarja e romanit ndodh në Amerikë, Zvicër, Argjentinë e pjesa më e madhe në Kosovë.
Mos e harroni këtë ngjarje! Nga 19 deri më 23 mars, ju presin dyert e hapura të Sallonit të librit në Palexpo të Gjenevës. Ilir Xheladini, ashtu si dhe krijuesit tjerë ju pret me veprën e tij dhe do të jetë aty edhe për dedikim të librit dhe për tu njohur dhe shkëmbyer së bashku.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










