Lajme
Ofruesit e shërbimeve publike në Zvicër nuk detyrohen të pranojnë para të gatshme
Mbështetësit e propozimit kanë argumentuar se disa kategori të popullsisë, veçanërisht të moshuarit dhe turistët e huaj, vazhdojnë të varen nga pagesat me para të gatshme
Ofruesit e shërbimeve publike në Zvicër nuk do të detyrohen me ligj që të pranojnë pagesa me para të gatshme.
Komisioni për Çështje Ekonomike i Këshillit Kombëtar ka refuzuar me rezultat të ngushtë një propozim që synonte ta bënte të detyrueshme pranimin e parave të gatshme nga ofruesit e shërbimeve publike, përfshirë kompanitë e transportit publik.
Mbështetësit e propozimit kanë argumentuar se disa kategori të popullsisë, veçanërisht të moshuarit dhe turistët e huaj, vazhdojnë të varen nga pagesat me para të gatshme, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, shumica në komision vlerësoi se ofruesit e shërbimeve publike duhet të kenë lirinë që të vendosin vetë nëse do të pranojnë ose jo pagesa fizike.
Vendimi vjen në një kohë kur transporti publik në Zvicër po kalon gjithnjë e më shumë drejt digjitalizimit të shitjes së biletave. Sportelet tradicionale janë reduktuar ndjeshëm, ndërsa edhe makinat automatike për bileta po bëhen më të rralla, duke shtuar shqetësimet për personat që nuk përdorin telefona inteligjentë.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











