Lajme
Çmimi i benzinës në Zvicër kalon pragun e 2 frangave për litër
Një nga faktorët që po ushtron presion mbi tregun e karburanteve është situata e tensionuar gjeopolitike në Lindjen e Mesme
Çmimi mesatar i benzinës në Zvicër ka kaluar pragun simbolik prej 2 frangash për litër, për herë të parë në pothuajse katër vjet. Rritja po prek edhe naftën, ndërsa aktualisht nuk ka sinjale se çmimet e karburanteve do të bien në një të ardhme të afërt.
Sipas të dhënave të raportuara nga TicinoNews, çmimi mesatar i benzinës pa plumb 95 ka arritur në 2.02 franga për litër, pasi vetëm brenda një jave është shtrenjtuar për 5 centë. Hera e fundit që ky nivel ishte regjistruar ishte në shtator të vitit 2022.
Edhe drejtuesit e automjeteve me naftë po përballen me rritje të konsiderueshme. Çmimi mesatar i dizelit është rritur gjithashtu me 5 centë brenda një jave, duke arritur në 2.27 franga për litër, transmeton albinfo.ch.
Tensionet gjeopolitike ndikojnë në çmime
Një nga faktorët që po ushtron presion mbi tregun e karburanteve është situata e tensionuar gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Pasiguria rreth zhvillimeve në rajon po shkakton luhatje të mëdha në çmimet e energjisë.
Në të njëjtën kohë, dëmtimi i disa rafinerive në Gjirin Persik dhe Rusi gjatë muajve të fundit ka reduktuar kapacitetet globale të rafinimit. Kjo nënkupton se edhe kur nafta bruto është në dispozicion në sasi të mjaftueshme, kapaciteti për ta përpunuar atë në benzinë dhe dizel është më i kufizuar.
Niveli i ulët i Rinit rrit kostot e transportit
Një tjetër problem për Zvicrën është thatësira dhe niveli i ulët i ujit në lumin Rin. Për shkak të vapës së zgjatur dhe mungesës së reshjeve, cisternat që transportojnë karburante nuk mund të lundrojnë me ngarkesë të plotë.
Kjo ka shkaktuar një rritje të jashtëzakonshme të kostove të transportit. Në pak më shumë se një muaj, tarifa për transportin lumor nga Roterdami në Bazel është rritur nga 33.50 në 240 franga për ton.
Situata është veçanërisht problematike në Kaub të Gjermanisë, ku niveli i Rinit ka rënë nën 35 centimetra, duke ndërprerë transportin lumor të mallrave në atë segment. Për krahasim, një nivel prej rreth 200 centimetrash konsiderohet ideal për lundrim, ndërsa kufizimet e para fillojnë kur uji bie nën 120 centimetra.
Ende më lirë se rekordi i vitit 2022
Pavarësisht rritjes së fundit, çmimet aktuale mbeten nën rekordet e regjistruara gjatë krizës energjetike të vitit 2022.
Në atë periudhë, benzina pa plumb 95 kishte arritur deri në 2.31 franga për litër, ndërsa dizeli kishte shkuar deri në 2.40 franga. Benzina kishte qëndruar mbi nivelin e 2 frangave për pothuajse gjashtë muaj, ndërsa dizeli për rreth një vit.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












