Lajme
Zvicra zgjat statusin S për ukrainasit deri në mars 2028
Një ndryshim i rëndësishëm pritet nga marsi i vitit 2027. Personat me status S, pasi të kenë qëndruar pesë vjet në Zvicër, do të mund të pajisen me leje qëndrimi B
Qeveria zvicerane ka vendosur të zgjasë statusin e mbrojtjes S për refugjatët nga Ukraina deri të paktën më 4 mars 2028, duke vlerësuar se situata në Ukrainë nuk pritet të stabilizohet në mënyrë të qëndrueshme në të ardhmen e afërt.
Këshilli Federal e ka zgjatur statusin edhe për një vit, ndërsa vendimi është në përputhje me atë të Bashkimit Evropian, i cili mori një masë të ngjashme në fund të qershorit. Autoritetet zvicerane kanë theksuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta koordinojnë politikën e tyre në këtë çështje me BE-në, transmeton albinfo.ch.
Bashkë me vazhdimin e statusit S do të mbeten në fuqi edhe masat mbështetëse për personat që përfitojnë nga kjo skemë. Konfederata kontribuon me 3,000 franga për person në vit për të mbështetur kantonet në përballimin e kostove përkatëse.
Një ndryshim i rëndësishëm pritet nga marsi i vitit 2027. Personat me status S, pasi të kenë qëndruar pesë vjet në Zvicër, do të mund të pajisen me leje qëndrimi B.
Megjithatë, autoritetet kanë paralajmëruar edhe kufizime të reja. Sipas vendimit, statusi S do t’u jepet vetëm personave që i përmbushin detyrimet e tyre ushtarake në Ukrainë.
Statusi S u mundëson personave të larguar nga Ukraina të marrin mbrojtje në Zvicër pa kaluar nëpër procedurën e zakonshme individuale të azilit.
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













