Lajme
Zvicra ndan 970 milionë franga shtesë për mbrojtjen ajrore
Pjesa më e madhe e shumës do të investohet në mbrojtjen kundërajrore
Qeveria zvicerane ka kërkuar nga Parlamenti 970 milionë franga shtesë për ushtrinë, të cilat do të përdoren kryesisht për forcimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të vendit.
Financimi shtesë është bërë i mundur falë të ardhurave tatimore më të larta se parashikimet, kryesisht nga tatimi mbi fitimin e kompanive.
Qeveria synon që përmes fondeve të sigurojë me kohë kapacitetet prodhuese dhe afatet e furnizimit për pajisjet ushtarake që do të miratohen në kuadër të programit të ushtrisë për vitin 2026, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Pjesa më e madhe e shumës do të investohet në mbrojtjen kundërajrore. 250 milionë franga janë paraparë për sistemet tokë-ajër me rreze të shkurtër veprimi, ndërsa 650 milionë franga për sistemet me rreze të mesme.
Gjithashtu, rreth 60 milionë franga do të investohen në një sistem gjysmë të përhershëm radarësh me rreze të mesme, ndërsa 10 milionë franga do të përdoren për forcimin e mbrojtjes kundër mini-dronëve.
Parlamenti zviceran pritet të diskutojë buxhetin e ushtrisë gjatë sesionit të vjeshtës, ndërsa kredia shtesë do të shqyrtohet gjatë dimrit. Pas marrjes së vendimeve, Këshilli Federal do të mund të bëjë pagesa paraprake për të siguruar që furnizimet të realizohen brenda afateve të planifikuara.
Qeveria po kërkon gjithashtu 100 milionë franga shtesë për programin e pronave ushtarake, me qëllim rritjen e sigurisë në më shumë se 60 lokacione të ushtrisë. Masat përfshijnë përmirësimin e rrethojave, kamerave të sigurisë, kontrollit elektronik të hyrjeve dhe infrastrukturës tjetër të sigurisë.
E-Diaspora
-
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër Autoritetet zvicerane publikuan në maj projektin për konsultim të reformës AHV 2030. Synimi është stabilizimi i... -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane”
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












