Sport
Xhaka, i gatshëm për sezonin e ri
po e fillojmë sezonin e ri pa ndonjë presion. Askush nuk kërkon nga ne qysh tash të fitojmë titullin gjerman, por ne do të luajmë çdo lojë për të marrë pikë të reja”
Futbollisti kosovar i përfaqësueses zvicerane Granit Xhaka flet në një intervistë për portalin zviceran për zhvillimin e tij si futbollist te Borussia Mönchengladbach, për përfaqësuesen zvicerane si dhe për përgatitjet e tij për fillimin e sezonit të ri në bundesligë.
Xhaka ka thënë se lojërat testuese dhe përgatitjet janë duke ecur mbarë dhe ata mezi po presin të fillojnë sezonin e ri në kampionatin gjerman që do të fillojë sot një javë.
“Ne jemi të gatshëm të fillojmë sa më shpejt sezonin e ri. Sezonin e kaluar e përfunduam në vendin e tretë të tabelës. Ne po e fillojmë sezonin e ri pa ndonjë presion. Askush nuk kërkon nga ne qysh tash të fitojmë titullin gjerman, por ne do të luajmë çdo lojë për të marrë pikë të reja”, ka thënë Xhaka në intervistë për “fussball.ch”.
Lojërat e mira që ka treguar Xhaka në tri vitet e fundit te Borussia Mönchengladbach kanë bërë që vlera e tij e shitjes të rritet 100 përqind. “Kjo do të thotë se unë kam pasur një sezon të mirë. E qartë, se kjo më bën krenar, por unë nuk e shikoj zhvillimin e vlerës në treg. Unë koncentrohem në paraqitjet e mia, ndërsa rritja e vlerës së tregut është vetëm `krema mbi tortë`”, shprehet ai, transmeton “albinfo.ch”.
Më tej Xhaka ka folur edhe për interesimin që Bayern Munchen ka shfaqur për të . “ Interesimi i Bayern Munchen ishte një nder i madh për mua. Por unë kam zgjatur kontratën time këtu në dimër deri në vitin 2019. Këtë nuk e kam bërë që të ndërroj vend pas gjysmë sezoni. Asnjëherë nuk dihet se çka vjen, por unë këtu jam i lumtur. Mönchengladbach është si shtëpia ime e dytë”, thekson ai duke shtuar se në qëllimet e tij për të ardhmen është që një ditë të luaj në një nga klubet më të mëdha në botë.
Xhaka po ashtu ka deklaruar se është i lumtur që do të luaj me Mönchengladbachun edhe në ligën e kampionëve që është edhe ëndërr e tij.
Ndër të tjera gjatë kësaj interviste futbollisti me prejardhje nga Prishtina ka theksuar se grupi për kualifikime i kampionatit botëror 2018 ku Zvicra do të luajë me Portugalinë, Hungarinë, Ishujt Faraone, Letoninë dhe Andorrën, Xhaka si favorite të grupit e sheh Portugalinë. “Shumë thonë se grupi ynë është i lehtë. Nuk guxojmë t`i nënvlerësojmë emrat e ekipeve të vogla. Gjithsesi Portugalia është favorite. Për ne është prapë e mrekullueshme të luajmë kundër yjeve të botës, si Kristiano Ronaldo. Unë jam i lumtur për lojërat që do t`i kemi për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2018”.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










