Sport

Blatter, president i FIFA-s deri në vitin 2019

Gazetarë nga e gjithë bota raportojnë për mediet e tyre nga margjinat e Kongresit zgjedhor të FIFA-s. albinfo.ch ka qenë në mesin e tyre

Ndodhi ajo që pritej: princi Ali bin al-Hussein hoqi dorë nga kandidatura dhe në këtë mënyrë i mundësoi presidentit të deritashëm të marrë edhe një Mandat në krye të FIFA-s.

Në një fjalë falënderimi, Sepp Blatter u ka shprehur mirënjohjen atyre që e kanë votuar dhe ka theksuar edhe një herë se “FIFA është një organizatë e mrekullueshme”. Edhe pse ka probleme ka shtuar ai duke iu referuar problemeve të fundit të organizatës që ai do të vahdojë ta drejtojë. “Por, asgjë nuk është e përkryer”, ka thënë ai.

————–

Pas numërimit të 206 votave të vlefshme nga gjithsej 209 sa janë hedhur në kuti, rezultati ka dalë 133 për Blatterin dhe 73 vota për kundërkandidatin e tij, princin jordanez.

Meqë asnjëri nuk ka arritur të fitojë dy të tretat e votave, duhet të votohet sërish. Votuesit mund të kursehen nga kjo vetëm në rast se princi Ali bin al-Hussein heq dorë nga kandidatura.
—————–

  • albinfo.ch

Ndërkohë që përfaqësuesit e shteteve dhe entiteteve anëtare të FIFA-s, 209 sish janë duke votuar, jashtë, në arealin rreth Hallenstadion-it të Cyrihut ku po mbahet kongresi i organizatës botërore të futbollit, janë grumbulluar me dhjetëra e qindra gazetarë, kameramanë dhe përfaqësues të tjerë të medieve nga e gjithë bota.

Zgjedhja e presidentit të FIFA-s, pas skandaleve të ditëve të fundit po merr një dimension që e kalon atë sportiv që do të duhej ta kishte. Ky akt po merr më shumë përmasa politike.

albinfo.ch përmes fotografive dhe fjalëve sjell atmosferë dhe emocionet nga vendi i ngjarjes.

————

  • Blatter dhe pretendenti për postin e tij, princi Ali bin al-Hussein (Keystone)

  • albinfo.ch

Rreth ndërtesës ku po mbahet kongresi i FIFA-s dhe brenda saj, po vazhdon të mbretërojë atmosferë e tensionuar. Përveç protestuesve që kundërshtojnë rizgjedhjen e Blatterit për president, edhe në mesin e pjesëmarrësve në kongres ka mjaft që e kontestojnë atë. Po ashtu një Konflikt verbal po zhvillohet në mes të përfaqësuesit të Izraelit dhe atij të Palestinës. Ky i fundit ka kërkuar më parë përjashtimin e Izraelit nga FIFA.

Votimi për zgjedhjen e presidentit të ri (ose rizgjedhjes së Blatterit në këtë post) do të bëhet brenda minutave në vijim. Sfidues i Blatterit është princi i Jordanisë Ali bin al-Hussein. Atij i jepen më pak gjasa për fitpre se presidentit aktual.

Të dy kandidatët i kanë nga 15 minuta për të parashtruar kandidaturën e tyre pastaj bëhet votimi.