©albinfo.ch
Sport
Boksierët tregohen humanitarë me të sëmurët nga kanceri
„Qëllimi ka qenë që t`i mbledhim 50,000 franga por edhe pse nuk e arritëm këtë qëllim, ne përsëri arritëm që të thyejmë rekordin tonë. Në vitin 2013 I patëm tubuar 10,100 fr. në vitin 2014 ishin mbledhur 13,000 fr, kurse këtë vit i tubuam 15,000 fr"
Në qytetin e Winterthurit u mbajt të shtunën një mbrëmje taiboksi. Qëllimi i këtij organizimi ishte një dhe i vetëm, të luftojë kancerin. Në të vërtetë, të gjitha të mjetet që janë mbledhur nga ky organizim do t´ i jepen shoqatës së mbrojtjes nga kanceri, Krebsliga.
Salla ishte e madhe, aty mjaftonte të hynin në ring taibokserët dhe të ndiznin atmosferën. Të gjithë sytë ishin drejtuar tek ata, taiboksierët të cilët nuk kursenin grushtet dhe shqelmat për kundërshtarët.
Organizatori dhe kampioni botëror i taiboksit, Mustafë Kicaj për albinfo.ch tha se qëllimin e kishte arritur por në të ardhmen pret edhe më shumë përkrahje.
„Kjo është hera e parë që po e mbajmë në sallë shumë të madhe, por me një punë edhe më të madhe në të ardhmen kjo sallë do të jetë e mbushur plotësisht. Na duhet përkrahje e medieve, dhe mediet tona të Kosovës duhet të përkrahin dhe të gjejnë hapësirë më të madhe për ne, sepse ky aktivitet po mbahet me qëllim humaniteti, dhe nuk duhet të kërkojnë çmime kaq të larta për ta sjellë këtu një televizion të Kosovës“ tha Kicaj.
Ai më tutje tha se qëllimi ishte grumbullimi i 50.000 frangave zvicerane.
Sëmundja e kancerit është sëmundja më e keqe në botë, dhe njëherësh armiku më i madh i njeriut. Prandaj, për ta luftuar këtë sëmundje ne organizojmë mbrëmje humanitare me taiboks“ tha në ndër të tjera kampioni Kicaj.
Mysafirët specialë për këtë mbrëmje ishin kryetari i WinterthuritMichael Künzle, Guido Kessler, Rey Sefo, Michael Künzle, Hava Shala etj., ndërsa në raste në nevojshme pranë sportistëve të gatshëm ishin edhe një mjek dhe 7 sanitarë.
„Organizime të tilla janë të mirëseardhura për të siguruar mundësitë financiare që kërkon përballja me diagnozën e kancerit. Pas sëmundjeve kardiovaskulare, kanceri është sëmundja më vdekjeprurëse në botë. Aktualisht vlerësohet se çdo vit raportohen rreth 14 milionë raste të reja të kancerit si dhe mbi 8 milionë vdekje nga kjo sëmundje në botë. Format më të shpeshta të regjistruara në Zvicër janë kanceri i gjirit tek gratë dhe ai i prostates tek burrat. Nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e njeriut prandaj, ne duhet të luftojmë se bashku deri në maksimum kundër kësaj sëmundje vdekjeprurëse“ tha për albinfo.ch mjeku përgjegjës i këtij aktiviteti, Bujar Beqiraj.
„Për mua është shumë me rëndësi se me sa shumë përkushtim e bëjnë këtë organizim. Ka filluar para katër viteve, ku në fillim kemi pasur shumë pikëpyetje por me kohë ne jemi fascinu nga kjo dhe është e mrekullueshme kjo që bëhet këtu. Në mënyrë themelore mund të thuhet se çdo rap është i vlefshëm për shoqatën krebsliga. Para katër vitesh i kemi marrë 4000 fr. dhe nëse ju më pyetni se a shpresoj sivjet që do të ketë më shumë se 10,000 fr. atëherë unë ju them se po, shpresoj gjithsesi se do të ketë më shumë se 10,000 fr. Ne kemi përkrahje edhe nga të tjerët pjesa më e madhe nga qytetarët por nuk marrim të holla as nga shteti as nga Kantoni por thjesht njerëzit me vullnetin e tyre“, tha ndër të tjera Sven Fäh, udhëheqës i lartë në shoqatën Krebsliga.
Adnan Daci ishte njëri nga taibokserët që dolën në ring. Edhe pse nuk fitoi kundër kundërshtarit të tij, ai ishte i kënaqur me organizimin.
„Organizimi është shumë i mirë, jam i kënaqur edhe pse humba me pikë ndaj kundërshtarit unë do të vazhdoj më tutje“ tha Adnani i cili u shpreh se në të ardhmen do të përgatitet më shumë për ring.
Sido që të jetë, është hera e katërt që Mustafë Kicaj po organizon një mbrëmje sportive në mbështetje për të sëmurët nga kanceri, dhe në të marrin pjesë taibokserët nga e gjithë bota. Kicaj nuk do të ndalet me kaq, ai shpreson se me punë dhe organizim do të arrijë që gjithherë të mbushë sallat e këtij sporti. Por ai mendon edhe për vendlindjen, që një ditë në Kosovë të organizojë një mbrëmje të tillë ku të gjitha të hollat e mbledhura t`i dedikohen atyre që kanë nevoj për to.
Ndryshe, Gala bëmirësie mund të ndihmohet edhe me anë të SMS që kushton 10 Fr me fjalën „Fight 10“
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak