Futboll
Hamann: Xhaka do ta bënte Bayernin edhe më të mirë
Sot do të zhvillohet ndeshja e skuadrave që prijnë në tabelën e Bundesligës gjermane
Ndeshja e skuadrave që prijnë në tabelën e Bundesligës gjermane do të zhvillohet sot, përcjell albinfo.ch.
Bayer Leverkuseni, që është i dyti me 46 pikë, luan ndaj liderit, Bayern Munichut, që ka 54 pikë. Ndeshja që nis në orën 18:30 i takon xhiros së 22-të të Bundesligës.
Para ballafaqimit mes kampionit në fuqi të Gjermanisë dhe skuadrës më të suksesshme gjermane, ka folur legjenda e futbollit gjerman, Dietmar Hamann. Hamann në intervistën dhënë për “Blick” ka thënë se Granit Xhaka është prej lojtarëve më të mirë në botë në pozitën e tij.
“Xhaka është zemra e ekipit të Leverkusenit. Natyrisht Florian Wirtz është njëri prej lojtarëve që gjithmonë është në faqet e mediumeve të mëdha. Por Xhaka është ai i cili vendos për ritmin e lojës. Loja e tij në 18 muajt e fundit i takon klasit botëror”, ka deklaruar Hamann.
Hamann ka qenë prej lojtarëve të shquar gjermanë. Ka luajtur në pozitën e mesfushorit defensiv, njësoj si Xhaka, që po shquhet te Bayer Leverkuseni.
Hamann karrierë si futbollist ka bërë te Bayern Munichu, Newcastle, Liverpooli, Boltoni, Manchester City e Milton Keynes Dons. Ka fituar trofe të shumtë në Gjermani me Bayernin, e po ashtu në Angli me Liverpoolin. Me “të kuqtë” e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.
Hamann është pyetur se çfarë ka Xhaka që ai do të dëshironte ta kishte sa ishte lojtar.
“Këmbën e majtë”, tha Hamann duke qeshur.
“Tek Arsenali në disa raste ishte i padisiplinuar. U përjashtua nga loja disa herë për shkak të ndërhyrjeve të panevojshme. Ai e ka ndalur këtë krejtësisht. Ai e ka aftësinë e jashtëzakonshme të pasimeve. Çdo top që e jep është thjesht një arsye pse Leverkuseni ka rrjedhshmëri të madhe të lojës. Ai e interpreton rolin e tij shkëlqyeshëm”.
Xhaka ishte prej lojtarëve më të mirë në edicionin e kaluar në Bundesligë, kur Leverkuseni e fitoi kampionatin pa asnjë humbje të vetme. Ishte edhe shënues i një supergoli në finale të Kupës, në të cilën triumfoi Leverkuseni. Falë aftësive të shfaqura në dy edicionet e fundit nga kapiteni i Zvicrës, Hamann ka thënë për Xhakën se ai do ta bënte Bayern Munichun edhe më të mirë.
I pyetur nëse një lojtar si Xhaka i mungoi Bayernit në edicionin e kaluar, Hamman ka thënë se lojtari i “tipit Xhaka” ndoshta i mungon ende ekipit bavarez.
“Xhaka sërish do ta bënte Bayernin më të mirë”.
32-vjeçari Xhaka ka zhvilluar 34 ndeshje këtë edicion. Kontributi i tij ka qenë edhe me dy gola të shënuar e gjashtë asistime. Por kontributi i Xhakës vazhdimisht shkon përtej golave e asistimeve.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












