CH-Ballkani

Mustafa premton 4% rritje ekonomike për 2015

"Por gjatë këtij mandati ne duhet të synojmë një rritje prej 7% të brutoproduktit vendor"

Në vitin e pare të qeverisjes së tij Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk pret rritje ekonomike më të madhe se sa 4%. Por, deri në fund të mandatit snimet e tij janë  që rritja ekonomike  të shkojë deri në 7%. Kjo përqindje, ka thënë ai do të mundësonte edhe rritjen e shkallës së punësimit.

“Në vitin e parë nuk mund të presim të ketë ndonjë rritje të madhe ekonomike.

Ne synojmë që këtë vit ta përfundojmë me rritje ekonomike dikund prejt 4% të brutoproduktit, për arsye se nuk e kemi situatën ekonomike që mund të presim më shumë. Por gjatë këtij mandati ne duhet të synojmë një rritje prej 7% të brutoproduktit vendor, shkruan zëri.info. Vetëm një shkallë e tillë do të mundësonte rrijen prej 5% të punësimit. Kjo nënkupton se ne do të mund të përballojmë fluksin të papunëve të rinj që hyjnë në tregun e punës, që është dikund rreth 25 -30 mijë në vit dhe pastaj periudha tjetër do të jetë pëeriudhë e zvogëlimit të papunësisë”, ka thënë Mustafa.