Kosova
Tre autorë nga Kosova, kandidatë për Çmimin Letrar të BE-së
Ata janë: Azem Deliu, me romanin "Shënimet e krimbit Smolinski", Majlinda Bregasi me romanin "Gërsheti i prerë", dhe Shpëtim Selmani me romanin "Libërthi i dashurisë"
Këtë vit Kosova është një nga 13 shtetet pjesëmarrëse (Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Danimarka, Estonia, Gjermania, Kosova, Kroacia, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia, Norvegjia, Qiproja dhe Spanja) për çmimin e Bashkimit Europian për letërsi, që synon afirmimin e kreativitetit dhe diversitetit gjuhësor e kulturor në letërsinë bashkëkohore të Europës.
Ky është edicioni i dymbëdhjetë i çmimit të BE për letërsi (EUPL) ku Kosova merr pjesë për herë të parë. Çmimin e bashkëfinancon programi i Komisionit Europian Europa Kreative që ka për qëllim të nxisë dialog ndërkulturor dhe promovim të arritjeve artistike në zhanrin e romanit. Në konzorcium të këtij çmimi marrin pjesë edhe Këshilli i shkrimtarëve europianë, Federata e botuesve europianë, si dhe Federata ndërkombëtare dhe europiane e librashitësve.
Në fazën e parë të kësaj gare, juritë kombëtare të shteteve pjesëmarrëse i kanë propozuar listat e ngushta të autorëve pjesëmarrës të cilat mund të gjenden në uebfaqen e EUPL-së : https://www.euprizeliterature.eu/news/eupl-2020-shortlist
Juria kosovare e përbërë nga Lindita Tahiri (kryetare), Osman Gashi, Festa Molliqaj dhe Lindita Rugova i kanë dhënë nga 3-4 propozime (secili anëtar i jurisë) dhe pas shqyrtimit të kritereve të konkurrimit, në listën e ngushtë kanë mbetur këta autorë: Azem Deliun me romanin Shënimet e krimbit Smolinski, Majlinda Bregasin me romanin Gërsheti i prerë, dhe Shpëtim Selmanin me romanin Libërthi i dashurisë. Listën e ka aprovuar Këshilli i EUPL-së, dhe kriteret për pjesëmarrje kanë qenë: autori të jetë në fillim të karrierës letrare dhe të ketë botuar minimum dy e maksimum katër libra, romani të jetë botuar 18 muaj para shpalljes të fituesit dhe të përfaqësojë vlera europiane, duke përjashtuar çfarëdo paragjykimi ndaj grupeve të caktura shoqërore, racizëm, seksizëm, pornografi, homofobi apo urrejtje.
Fituesi i çmimit nga lista e ngushtë do të shpallet në 19 maj, dhe EUPL do ta botojë antologjinë vjetore me fragmente nga romanet fituese të këtij çmimi, duke synuar një audiencë më të gjërë dhe qarkullim të teksteve në gjuhët europiane. Fituesit do të marrin shpërblimin prej 5.000€ dhe do të promovohen ndërkombëtarisht në panaire të librave.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













