Lajme
BBC: Evropa do të përballet me stuhi të fuqishme dëbore
BBC ka parashikuar që brenda pak ditësh në Evropë do të ketë stuhi të fuqishme me shi, erë dhe reshje dëbore
Evropa do të përballet brenda disa ditësh me stuhi të fuqishme dëbore, ka parashikuar BBC.
Sipas gjigandi mediatik, thuhet se Evropa do të bëhet pre e një “cikloni intensiv”, që do të përplasë mbi të reshje të furishme shiu dhe dëbore. Më të goditurat pritet të jenë rajonet rreth Alpeve, ku brenda 6 orësh mund të bjerë deri në 30 cm borë.
Po ashtu, erëra të forta dhe shira të dendur parashikohen sidomos në Spanjë, në veriun e Francës dhe në Gjermani, por acarin do ta ndiejnë fort edhe Irlanda, Britania e Madhe e Skandinavia.
Gjithashtu, përkeqësimi i motit nuk do të kursejë Evropën Qendrore, por ai do të zbresë edhe më poshtë, siç tregon BBC që thotë se kushtet e rënduara atmosferike mund të sjellin paralajmërime për përmbytje në Greqi.
Nga ana tjetër, Australia mund të përfshihet nga një valë e madhe të nxehti. Duka filluar nga dita e mërkurë, temperaturat llogaritet të kapërcejnë 40 gradët Celsius. Rekordi më i madh i nxehtësisë në vend është shënuar në 2 janar 1940 në jug të Australisë, ku termometri shënoi 50.7 gradë celsius.
Thuhet se në perëndim të Australisë temperaturat gjatë fundjavës kanë arritur në 41 gradë celsius.
“Jemi në pritje të një moti shumë të nxehtë gjatë javës që vjen, që mund të thyejë rekorde për shumë rajone të Australisë”, tha meterologjistja Diana Eadie.
Kujtojmë se temperatura të larta të ngjashme ishin shënuar më 7 janar të vitit 2013 me 40.3 gradë celsius. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim















