Sport
Behrami nuk do të luajë për Kosovën
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami, i cili këtyre ditëve po qëndron në Kosovë, të hënën në një konferencë për gazetarë në Prishtinë ka deklaruar se nuk do të luajë për Kosovën, edhe pse FIFA ka marrë vendim që të lejojë përfaqësuesen kosovare të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare. “Tani për tani është shumë e vështirë […]
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami, i cili këtyre ditëve po qëndron në Kosovë, të hënën në një konferencë për gazetarë në Prishtinë ka deklaruar se nuk do të luajë për Kosovën, edhe pse FIFA ka marrë vendim që të lejojë përfaqësuesen kosovare të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare.
“Tani për tani është shumë e vështirë që të vijnë për të luajtur këtu futbollistët që i mbrojnë ngjyrat e përfaqësueseve të tjera. Mungon infrastruktura dhe organizimi. Kushtet në Kosovë ende janë të vështira. Mendoj se në kushtet në të cilën ndodhet futbolli i Kosovës, nuk do të pranoj të luajë asnjë lojtar, sepse është vështirë të luash futboll në kushte të tilla”, ka deklaruar në Prishtinë Valon Behrami.
Ai madje ka folur edhe në emër të kolegëve të tij shqiptarë që luajnë në kombëtaren zvicerane.
“Nuk na lejon Zvicra të vijmë këtu. Pastaj, ky vend na ka dhënë shumë dhe na ka mbështetur kur kemi pasur nevojë. Nuk mund t’ia harrojmë këtë të mirë vendit helvetik. Mua më kanë vlerësuar gjithmonë dhe më duan shumë atje”, ka thënë 27-vjeçari.
Behrami ka këshilluar drejtuesit e futbollit kosovar që të mbështeten në futbollistë kosovarë që i mbrojnë ngjyrat e ekipit U-21 të Zvicrës. Sipas Behramit, këta lojtarë do të mund ta përfaqësojnë Kosovën në të ardhmen.
E vetmja që mund të bëjnë futbollistët e tjerë për Kosovën është lobimi për vendin e tyre kudo që shkojnë dhe të mos harrojnë asnjëherë vendin të cilit i takojnë, thotë futbollisti i kombëtares zvicerane.
Megjithatë, ai ka thënë të ketë përmirësime në futbollin e Kosovës, por sipas tij, duhet ende punë për të arritur nivelin e dëshiruar.
Behrami: Vështirë të luash kundër Shqipërisë
Behrami ka folur në Prishtinë edhe për përballjen e ardhshme të Zvicrës me Shqipërinë, në kuadër të eliminatorëve të botërorit “Brazili 2014”.
“Është vështirë të luash kundër Shqipërisë. Ne 5-6 lojtarë shqiptarë që luajmë për Zvicrën jemi të vetëdijshëm për lojën që na pret. Është një ndeshje speciale për ne. Ne rast se do të shënoj gol kundër Shqipërisë, nuk do ta festoj”, ka thënë Behrami.
Mesfushori kosovar nuk ka arritur t’i shmanget temës së shumëpërfolur pse ai nuk luan as për Shqipërinë.
“Janë disa lojtarë që na sulmojnë indirekt ne lojtarëve që i përfaqësojmë vendet e tjera. Ata po flasin me mediat, por i këshilloj të vinë dhe të flasin direkt me mua, të më flasin në sy dhe unë do t’u tregoj atyre të vërtetën. Tek e fundit, kjo është zgjedhje imja personale”, ka pohuar mesfushori kosovar.
Ndërkohë ende nuk është konfirmuar nëse Behrami do të marrë pjesë me ekipin e Zvicrës në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.
“Për pjesëmarrjen time në ‘Londra 2012’ vendos trajneri. Do ta shohim se a do të jem në listë”, thekson Behrami.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










