Sport
Super liga e Zvicrës në futboll, java e 30
Për FC Basel, Granit Xhaka u fut në lojë nga minuta e 54, Taulant Xhaka dhe Beg Ferati nuk u aktivizuan, e Shaqiri ende vazhdon i lënduar
Në fitoren e FC Lucernit ndaj FC Bellinzones 3:2 për klubin vendës u paraqit gjatë tërë ndeshjes Burim Kukeli. Ky ishte edhe i vetmi futbollist shqiptar në këtë ndeshje.
Reprezentuesi i Kosovës, Kristian Nushi u aktivizua në lojë nga minuta e 70 por nuk arriti ta evitonte humbjen e klubit të tij FC ST. Gallen si vendës ndaj FC Sionit me rezultat minimal 0:1
Lideri i ligës, FC Baseli i cili u takua me të tretin në renditje FC Young Boys shënoi fitore të vlefshme 2 :1 dhe me këtë fitore ruajti ende pozitën e parë.
Në këtë ndeshje të cilën e përcollën mbi 31500 shikues, për klubin vendës tre futbollistët shqiptarë ishin rezervë dhe vetëm Granit Xhaka u fut në lojë nga minuta e 54, kurse Taulant Xhaka dhe Beg Ferati nuk u aktivizuan. Xherdan Shaqiri ende është i lënduar dhe nuk u ftua fare.
Në ndeshjen FC Thun -FC Grasshopper 0 : 1 për ekipin e Thunit tërë ndeshjen u paraqit Muhamed Demiri e Milaim Rama u aktivizua nga minuta e 58. Në fitoren e mysafirëve ndihmesë të madhe dha Amir Abrashi, e në bankën e rezervistëve (të cilët nuk luajtën fare) në radhët e ekipit mysafir ishin edhe Vullnet Basha dhe Endogan Adili.
Ndeshja në mes FC Zurich dhe FC Neuchatelit do të zhvillohet të enjten me 28 prill.
Kjo ndeshje është shtyrë nga shkaku se pikërisht këto dy skuadra u takuan të hënën me 25 prill në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Zvicrës ku fitore shënoi FC Neuchateli, pas ekzekutimit të penaltive 7 me 6. Rezultati pas 90 minutave dhe pas lojës shtesë kishte qenë 1 me 1.
Në radhët e FC Zurichut, Admir Mehmedi luajti deri në minutën e 62 kurse nga minuta e 75 u aktivizua edhe Adrian Nikçi i cili edhe arriti të shënonte gjatë ekzekutimit të penaltive. Në finalen e cila do të zhvillohet me 29 maj në Bazel, FC Neuchatel do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër FC Sion -FC Bienne të cilët takohen te enjten me 28 prill.
E-Diaspora
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave










