Sport
Petkoviq vlerëson lart Shqipërinë
“Ne luajtëm kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe ishin një ekip shumë i vështirë për t’u mundur”, deklaroi Petkoviq
Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq e vlerëson lart Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Gianni De Biasi. Në një intervistë dhënë për Federatën Shqiptare të Futbollit, sfidën me “Kuqezinjtë” ai e quan si “të veçantë, që nuk duhet të tejkalojë konturet e futbollit”, shkruan albinfo.ch.
“Së pari, ekipi shqiptar e meritoi totalisht kualifikimin. Ata bënë një punë të mirë në një grup që nuk ishte i lehtë. Një ekip që mundi Portugalinë në Portugali është i aftë të arrijë edhe më shumë. Kanë lojtarë shumë të fuqishëm. Kanë një frymë ekipi shumë të mirë. Janë ekip i vështirë, jo vetëm për ekipin e Zvicrës. Ana mediatike ka shumë emocione, madje është përdorur dhe terminologji e arteve marciale për këtë ndeshje. Me të vërtetë është një ndeshje e veçantë, megjithatë në fund të fundit mbetet një ndeshje futbolli, që do e fitojë skuadra më e mirë”, deklaroi Petkoviq.
Ai tha se të gjithë lojtarët i njohin mjaft mirë. “Ne i njohim shumë mirë dhe e di mjaft mirë që ka dhe lojtarë të tjerë nga kampionate të ndryshme. Nuk ka nevojë të përmendim emra. De Biasi ka bërë punë të mirë. Ne luajtëm kundër Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës dhe ishin një ekip shumë i vështirë për t’u mundur. Deri më tani, ata janë përmirësuar shumë. Mendojmë që De Biasi ka gjetur talentet, shpirtin dhe disiplinën e duhur”, theksoi ai, duke shtuar se të tri ndeshjet në grupe do të jenë të vështira, derisa favorit është Franca.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












