Sport
Seferi: Kisha shumë emocione ndaj serbit
Fitorja e Tajsonit shqiptar Nuri Seferi ndaj serbit Krstin me tatuazhe në gjoks të krimineleve serbë, një luftë e vështirë për t'i kontrolluar emocionet.
Një garë e madhe boksi është zhvilluar të shtunën në Olten para qindra shikuesve në sallën e qytetit.
Lufta e vitit është quajtur ky event për boksierin shqiptar Nuri „The Albanien Tyson“ Seferi.
Krahas Seferit dorëzat kanë kryqëzuar dhe disa boksierë të tjerë shqiptarë të kategorive të ndryshme.
Por për Nuriun dhe shumë tifozë që kishin mësyrë sallën e qytetit lufta kundër serbit Dusan Krstin me tatuazh në gjoks kriminelin e luftës Ratko Mlladiç ishte emocionuese dhe njëherit mjaftë provokuese, sidomos gjesti i tij me ngritjen e tre gishtërinjëve, simbol i çetnikëve serbë.
Albinfo.ch ka zhvilluar një intervistë me Seferin mënjëherë pas meçit ku deklaroi se ne si popull kemi kulturë dhe dinjitet në paraqitjet tona sportive edhe kur vijnë sportistë si ky Krstin me provokime më të ulëta, ne nuk i sulojmë siç bëjnë rëndomë këta në vendin e tyre.
Albinfo.ch: Raundi i parë ishte yti, por pastaj disi deri në raundin e pestë nuk e kontrolloje më kundërshtarin?
Nuri Seferi: T’ju them sinqerisht, sot për mua ishte me shumë se një ndeshje për arsye se kisha shumë emocione. Po të ishte një gjerman, italin anglez apo ndonjë tjetër do të kisha tjera emocione, por para këtij kundërshtari kisha shumë emocione. Sidomos dje në matjen e peshës kur ia pashë ato tatuazhe. Normalisht janë gjëra që si sportist unë duhet ta ruaj qetësinë, por tatuazhe të tilla janë shumë provokuese.
Albinfo.ch: Si ka mundësi që ke pranuar të boksosh me një boksier që mbanë si tatuzh në gjoks një kriminel lufte?
Nuri Seferi: Ajo faktikisht më motovoi më shumë që të luftojë dhe në fakt unë i tregova atij nga raundi i parë, e gjatë gjithë kohës nuk bëra asnjë hap mbrapa. Unë e kërkoja luftën por ai duke qenë se ishte më i gjatë se unë, e shfrytëzojë këtë përparësi, megjithatë nga raundi në raund arrita që në të gjashtin ta godasë mirë dhe ta përfundoj meçin me nokaut.
Albinfo.ch: Sa është e rëndësishme kjo fitore për të ardhmën tuaj si boksier?
Nuri Seferi: Kjo është shumë e rëndësishme për mua sepse pas 15 muajsh pauzë bëra një meç të rëndësishëm që më hap rrugë për të ardhmën dhe për këte unë jam natyrisht shumë i lumtur. Kurse në të ardhmën presim një ndeshje më të madhe.
TEAM ALBANIA
Edison Shehaj i ardhur enkas nga Vlora ndonëse e humbi meçin, fitoi zemrën e publikut për luftën e guximshme që tregoi ndaj thai-boksierit me përvojë të madhe William Dindier.
Një shpirt të madh luftarak ka treguar në paraqitjen e parafundit ekipi i ardhur enkas nga Shqipëria „Team Albania“ me thai-boksierin vlonjat Edison Shehaj në kategorinë 72 kilogram të disiplinës K1. Edisoni nuk i reztoi deri në fund holandezit William Diender, por tregoi një luftë të fuqishme me goditje të njëpasnjëshme deri në fund të raundit të tretë, kur edhe u detyrua ta ndërpresë meçin për shkak të goditjeve të shumta që kishte marrë në këmbë.
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën