Sport
Martinez i impresionuar me Tarashajn
Debutimi ndërkombëtar i Shani Tarashajt me Zvicrën është një sinjal i qartë se Evertoni ka bërë një punë të madhe me nënshkrimin e tij, shkruan “Liverpoolecho.co.uk”, raporton albinfo.ch.
Trajneri Roberto Martinez rrëmbeu 21-vjeçarin në janar dhe ishte shumë i lumtur që e pa atë të debutojë javën e kaluar me Zvicrën. Ai hyri si zëvendësues në ndeshjen ndaj Irlandës dhe Bosnjës, derisa Martinez beson se ai ka potencial të madh.
Evertoni mundi në konkurrencë Interin dhe Juventusin për të nënshkruar me Tarashajn për 3 milionë funte.
“Ishte një moment i madh, pasi nuk besoj se njerëzit kanë pritur që ai të debutojë kaq herët. Kjo tregon se Tarashaj po rritet shpejt. Kjo do ta ndihmojë shumë atë. Ne jemi shumë të lumtur që një lojtar i yni debutoi”, deklaroi Martinez.
Tarashaj deri në fund të këtij edicioni do të luajë me Grasshoppersin, kurse gjatë verës do t’i bashkohet Evertonit.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














