Sport
Dijon Ramaj i shënon dy gola kundër Serbisë
Mesfushori i talentuar shqiptar, Dijon Ramaj, ka shkëlqyer në fitoren 5:1 kundër Serbisë në grupmoshat U-18 të Gjermanisë, në kuadër të një turneu përgatitor në Izrael.
Ramaj ka shënuar dy gola në këtë takim, në minutat 5 dhe 26. Paraqitjen fantastike të Ramajt e ka vlerësuar edhe trajneri i Gjermanisë U 18, Guido Streichsbier.
“Që nga fillimi e kishim lojën nën kontroll dhe falë futbollistit Dion Ramaj kemi kaluar herët në epërsi”, shkruan dfb.de. “Vetëm në 10 minutat e parë të pjesës së dytë kemi vuajtur pakëz, por më pas disa zëvendësimeve dhe shënimit të golave të tjera gjithçka ka vijuar për së mbari. Kemi pasur mundësinë të shënojmë edhe dy apo tre gola më shumë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Gjermania në fund e fitoi këtë turne, ku morën pjesë edhe kombëtaret e Izraelit dhe Ukrainës.
Ramaj, 17-vjeçar, është pjesë e U-19 të Stuttgartit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











