Atleti shqiptar, Izmir Smajlaj është shpallur kampion i Evropës në kërcim së gjati në Kampionatin Evropian në sallat e mbyllura që po zhvillohet në Beograd, shkruan albinfo.ch.
24-vjeçari shkodran regjistroi hedhjen e artë në tentimin e gjashtë që ishte edhe e fundit me 8 metra e 8 centimetra, duke u shpallur kampion i Evropës, një sukses i jashtëzakonshëm për sportin shqiptar.
Ishte suedezi Michel Torneus që mund të prishte ëndrrën e shqiptarit në tentimin e fundit, por ai nuk shkoi më shumë se 8.08, duke i lënë suksesin historik të atletit shqiptar.
Kështu flamuri kombëtar shqiptar valoi edhe një herë në Beograd, derisa u dëgjua edhe himni.
Ndërkohë, Luiza Gega nuk shkon më shumë se vendi i pestë në garën e 1500 metrave të Evropianit të Atletikës. Atletja shqiptare e mbylli garën me kohën 4 minuta, 11 sekonda e 64 të qindtat.
Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi e ka filluar mbarë vitin 2017, duke fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, shkruan albinfo.ch.
Kjo ishte gara e parë për Majlindën këtë vit dhe arriti të triumfojë në finalen e madhe ndaj japoneze Natsumi Tsunoda.
Kjo ishte hera e katërt që Majlinda triumfon në garën e Parisit, që vlerësohet si gara më e rëndësishme e vitit në sportin e xhudos.
Kujtojmë që Majlinda vitin e kaluar fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, derisa është kampione e dyfishtë evropiane dhe botërore.
Për herë të parë në një Kampionat Botëror ka marr pjesë edhe Kosova, me skiatorin Albin Tahiri. Ai debutoi sot në garën e Super G, që ishte historike për vendin e tij, shkruan albinfo.ch.
Derisa garuesit tjerë kanë objektiv të fitojnë medalje, një skiator, ka shkruar historinë për vendin e tij. Ky është Albin Tahiri, i cili garoi sot në Kampionatin Botëror, që po mbahet në St. Moritz të Zvicrës.
Kjo ishte hera e parë që Kosova merr pjesë në një Kampionat të tillë. Ai ka garuar në Super G, dhe ka zënë vendin e 49-të, duke qenë me 10.91 nga fituesi i etapës, Erik Guay.
Pjesëmarrja e Tahirit në Kupën e Botës është një tjetër sukses për sportin dhe shtetin e Kosovës, që ka shpallur Pavarësinë më 2008, raporton e përditshmja zvicerane ‘Blick’.
Vëmendjen më të madhe ky shtet e mori në vitin 2016, kur Federata e Futbollit e Kosovës u pranua në FIFA.
Tre muaj më vonë Kosova për herë të parë mori pjesë në Lojërat Olimpike, derisa Majlinda Kelmendi i solli medaljen e artë.
Ëndrra e Tahirit për suksese nuk ka përfunduar, pasi ai do të garojë në pesë disiplina alpike.
Argëtim Ramdani është piloti i vetëm shqiptar që ka garuar vitin e kaluar me veshjet Albania në garat e kampionatit spanjol të kategorisë Moto 3.
I riu nga Kërçova ka zhvilluar shtatë gara vitin e kaluar dhe vetëm njërën nuk ia ka dalë ta qojë deri në fund, të tjerat i ka mbyllur me sukses. Ai e ka mbyllur vitin garues në vendin e 9-të në renditjen e përgjithshme tabelare të kampionatit spanjol në klasën Moto 3 përballë një konkurrence jashtëzakonisht të madhe.
„Në vitin 2016 kam zhvilluar shtatë gara nga të cilat vetëm njërën nuk kam arritur ta perfundoj për shkak të një problemi në motor, ndërsa të gjitha garat tjera i përfundova me sukses!“, thotë Argëtimi për albfinfo.ch.
Duke parë talentin e tij dhe rezulatet e treguar në një kampionat ndër më të vështirët në botë, ekipi “Pinamoto RS” ka treguar gatishmëri që sezonin 2017 ta vazhdojë me Argëtimin, që njëherit do të ishte piloti i parë shqiptar në garat botërore të motoçiklizmit.
Por problemi kryesor mbetën financat. Sivjet që ai ka mësuar teknikat e ngasjës së motorit përballë konkurrenteve të tij, i mungonë mbështetja financiuare për ta vazhduar garën.
„Problemi i vetëm janë financat, deri më tani të gjitha shpenzimet mi ka mbuluar babai im. Por tani e tutje nuk kemi më mundësi që të vazhdojmë në mënyrë private sepse harxhimet janë shumë të mëdha dhe të papërballueshme“.
Familja e tij ka dhënë gjithë çfarë ka pasur për të ardhur deri këtu. Babai i tij ka shpenzuar rreth 150 mijë euro.
„Të gjitha harxhimet e karrierës sime i ka mbuluar babai im. Kanë qenë harxhime mbi 150 mijë euro dhe tani më nuk kemi mundësi që të vazhdojmë në mënyrë private me harxhimet“, thotë i dëshpëruar Argëtimi.
Kontratën për sezonin 2017 e ka nënshkruar – ekipi „Pinamoto RS“ i ka ofruar nënshkrimin e kontratës por me kusht që deri në fillim të sezonit të sigurojë financat.
Të gjitha shpresat e pilotit shqiptar janë te klubet e shumta motoristike të shqiptarëve, duke ju drejtuar atyre me apelin për ta ndihmuar në realizimin e ëndrrës se tij për të garuar me ngjyrat e vendit të tij, Shqipërisë. Një kërkesë për mbështetje financiare ai i ka shkruar edhe Ministrisë së Sportit në Shqipëri.
„Do të ishte një ndihmë shumë e madhe për ne në qoftë se klubet shqiptare të motoçiklizimit do gjenin mundësi për të na ndihmuar financiarisht për ta filluar sezonin “, thotë Argëtimi, i cili është në pritje të një përgjigjeje nga Ministria e Sportit të Shqipërisë.
„Jemi në pritje të një takimi me Ministrinë e Sportit në Shqipëri, por atje punët shkojnë shumë ngadalë“, ankohet Argëtimi.
Për garën e parë pranverore atyre u nevojiten 17 mije euro. Pasta kanë kohë deri në fund të muajit maj kur edhe starton pjesa e dytë e kampionatit.
„Në qoftë se nuk sigurojmë buxhetin për të filluar sezonen, atëherë ekipi „Pinamoto RS“ do ta anulojë kontratën dhe gjithçka do përfundojë për mua“, thotë i mërzitur talenti i motoçklizmit, Argëtim Ramdani.
Ata që dëshirojnë ta kontaktojnë Argëtimin, munden përmes adresës elektronike; [email protected] ose të shkruajnë në adresë të redaksisë sonë: [email protected].
Një djalosh i ri me zemër të madhe. Një lojtar që asnjëherë nuk dorëzohet dhe është shembull për të gjithë lojtarët në fushë sesi duhet të luajnë me zemër. Ky është hendbollisti Luigj Quni, i cili është nga Zvicra, por ka vendosur të përfaqësojë Kosovën. Ai për albinfo.ch thotë se nuk e ka pasur aspak vështirë të vendosë të luajë për Kosovën, tek thekson se askund tjetër nuk do të mund të kishte luajtur më me zemër sesa për Përfaqësuesen e Kosovës. Ai rrëfen edhe për familjen e tij që emigroi nga Kosova në Zvicër, karrierën me hendboll, si dhe ndeshjen historike ndaj Turqisë.
Quni ka treguar se fillimisht kishte filluar të luajë futboll, kurse më pas u bë hendbollist. “Sporti ka shumë rëndësi për mua dhe në fillim ia nisa me futboll, por pas një kohe më tërhoqi më shumë hendbolli. Pra me hendboll kam filluar të merrem nga mosha 13-vjeçare. Hendbollin e bën të veçantë loja dinamike, aksionet interesante, golat, por më së shumti loja e fortë”, është shprehur Quni.
Edhe vëllai hendbollist
Familja e tij është nga Klina, kurse 20-vjeçari jeton në Cyrih. “Familja ime vjen nga Komuna e Klinës, përkatësisht nga fshati Dollc. Unë jetoj në Cyrih (Thalwil). Prindërit e mi janë nga vitet 90’ në Zvicër. Jemi dy vëllezër. Edhe vëllai tjetër luan hendboll”, ka shtuar tutje Quni. Edhe pse jeton në Zvicër, ai nuk e kishte aspak vështirë të vendoste për të luajur për Kosovën. “Vendimi ka qenë shumë i lehtë për të luajtur për Kosovën. Unë jam i lindur dhe rritur në Zvicër, por rrënjët i kam nga Kosova dhe për këtë jam shumë krenar që pata mundësinë të luaj për vendin tim. Unë luaj hendboll me zemër, e ku kisha mundur të luaj me zemër më mirë se për Kosovën”, është shprehur 20-vjeçari.
‘Kosova, shtëpia ime’
Ai është ndarë shumë i kënaqur me pritjen nga tifozët dhe bashkëlojtarët. “Tifozët më kanë pritur shumë mirë, gjithashtu edhe shokët e skuadrës, si dhe stafi. Më kanë pritur sikur të kisha lind e të isha rrit në Kosovë. Tifozët kanë qenë forca kryesore e imja, që më përkrahën gjatë gjithë ndeshjeve, si vendas po ashtu edhe mysafir”, nënvizoi hendbollisti i talentuar, i cili me plot sukses luan edhe në Zvicër. Ai ishte ndër hendbollistët më të mirë në fushë për Kosovën në barazimin ndaj Turqisë, që ishte barazimi i parë për Kosovën në arenën ndërkombëtare. “Në ndeshjen kundër Turqisë nuk kam fjalë t’i përshkruaj emocionet. Shpresoj se tifozëve do t’iu dhurojmë sa më shumë fitore e rezultate të mira. Tashmë në ndeshjet e ardhshme ndaj Estonisë shpresoj të fitojmë. Gjithashtu kisha kënaqësinë që të jem me Kosovën U-20 në turneun në Gjeorgji. Pata fatin të zgjidhem edhe në ekipin më të mirë të turneut”, përfundoi Luigj Quni.
I kthehet Kosovës së prindërve të tij
Familja e tij është nga Klina, kurse 20-vjeçari jeton në Cyrih. “Familja ime vjen nga Komuna e Klinës, përkatësisht nga fshati Dollc. Unë jetoj në Cyrih (Thalwil). Prindërit e mi janë nga vitet 90’ në Zvicër. Jemi dy vëllezër. Edhe vëllai tjetër luan hendboll”, ka shtuar tutje Quni.
Futbollisti i talentuar Mërgim Berisha ka vazhduar kontratën me klubin austriak “Red Bull Salzburg” deri në vitin 2020.
Kosovari 18 vjeçar pati një sezon fantastik gjatë kësaj vjeshte ku luajti si i huazuar në ekipin e ligës së dytë austriake FC Liefering. Për 19 paraqitje, ai arriti të shënojë 11 gola, shkruan “albinfo.ch”.
“Mërgimi ka pasur një zhvillim pozitiv gjatë muajve të fundit. Ai ka luajtur një sezon të mrekullueshëm të FC Liefering, dhe kështu e meriton t’ i jepet mundësia për të qenë pjesë e FC Red Bull Salzburg”, ka thënë drejtori sportiv i klubit të Salzburgut, Christoph Freund, njoftojnë mediat austriake.
Nga janari i vitit 2017, Mërgimi do të jetë bashkëlojtar i reprezentuesit të Kosovës, Valon Berisha, i cili po ashtu është pjesë e klubit të Salzburgut.
Ekipi futbollistik FC Red Bull Salzburg është klubi më i suksesshëm në dekadën e fundit në Austri, i cili për dhjetë vitet e fundit ka fituar shtatë herë titullin kampion.
Gjyqtari shqiptar i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Bekim Zogaj, ka arritur edhe një sukses në garat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Zogaj ka qenë gjyqtari i katërt në ndeshjen e Ligës së Evropës ndërmjet Nice dhe Krasnodar, të zhvilluar në Francë. Gjyqtar i parë ishte zvicerani Sandro Scharer, i ndihmuar nga asistentët Jean-Yves Wicht dhe Johannes Vogel, kurse Zogaj ishte i katërti.
Nice shënoi fitore 2:1 edhe pse ishte duke humbur, megjithatë, nuk vlejti shumë, pasi skuadra franceze ishte eliminuar më herët.
Ky është edhe një sukses për gjyqtarin shqiptar, i cili ka referuar në Superligën zvicerane, por edhe në gara të rëndësishme evropiane.
Javë më parë drejton edhe ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Tashmë nuk ka dyshim se Zvicra është kthyer në një vend ku kame shumë talente të futbollit. Pothuajse te gjithë vendet e Ballkanit janë „furnizuar“ me futbollistë të prodhuar nga akademitë zvicerane të futbollit. Por edhe shumë të huaj, po nga ky rajon, kanë pranuar të luajnë për Zvicrën. Mjafton të përmendim Shaqirin, Behramin e G. Xhakën te Zvicra, për te kaluar tek Shqipëria me T. Xhakën, Abrashin e shumë të tjerë. Dhe duke vazhduar së fundi me anëtaren më të re të FIFA-s, Kosovën, e cila po ashtu ka „grabitur“ talente nga Zvicra.
Është diskutuar gjatë se a janë „tradhtarë“ apo „heronj“ këta lojtarë të sipërshënuar. E prapë janë përdorur të dyja „epitetet“.
Kjo vlen për futbollin mashkullor.
Saranda Hashanin e takuam gjatë ushtrimeve me ekipin e parë të femrave të FC Luzern. Edhe pse ishin vetëm ushtrime, angazhimi i saj të linte përshtypje se ishte ndonjë ndeshje me rëndësi. Por kjo është pjesë e saj, serioziteti dhe dashuria ndaj lojës së Futbollit.
Si u bind babai që ta lejonte të luante futboll
E lindur dhe e rritur në Zvicër, e me prejardhje nga Gjilani, goditjet e para të topit i kujton nga mosha 5 vjeçare. Përderisa moshataret e saj preferonin kukullat apo ndonjë lodër tjetër, Saranda kishte zgjedhur topin.
Edhe për Sarandën, përvoja e parë kishte filluar në parkun e lojërave të lagjes, ku së bashku me moshatarët e vet luante futboll.
Kështu vazhdon deri tek anëtarësimi i saj në FC Spreitenbach në vitin 2007. Deri në vitin 2010, Saranda, nga kategoria C e juniorëve, kalon te ekipi i parë i femrave që garonte në Ligën e parë.
Dihet se përkrahja e prindërve ka ndikim shumë të madh tek fëmijët. Mirëpo fillimisht, Saranda nuk e kishte këtë përkrahje, por gjatë një ndeshjeje kur ishte i pranishëm edhe babai, ndodhi një gjë interesante.
“Gjatë një ndeshjeje si juniore, kam shënuar 5 gola“, tregon duke qeshur Saranda, moment ky qe kishte ndikuar që babai i saj t’i kushtonte më pas tërë vëmendjen dhe përkujdesjen e duhur.
Në vitin 2010 transferohet tek FC Grasshoppers, ku fillimisht me grupmoshat nën moshën 19 vjeçare (U 19) shpallet dy herë kampione e Zvicrës, e duke vazhduar kështu deri në vitin 2015, kur edhe fiton vendin e saj në ekipin e parë të femrave.
Nga FC Zürich në FC Luzern
Pas një oferte tjetër nga gjiganti i futbollit zviceran, FC Zürich, ajo i bashkohet kësaj skuadre, ku gjatë një kohe shumë të shkurtër arrin rezultate shumë të mira, duke u pjekur kështu më shumë si lojtare profesioniste.
Edhe pse në fillim ishte mjaft aktive në këtë skuadër, për shkak të disa ndryshimeve taktike, shpesh detyrohej të qëndronte në bankën rezervë, gjë jo e rëndomtë për Sarandën. E pakënaqur me këtë tretman, vendos të ndërrojë skuadër.
Gjatë këtij viti transferohet në FC Luzern, ekip ky i cili i ofroi një vend standard në 11-shën startuese, po edhe shumë gjëra tjera me të cilat Saranda është shumë e kënaqur.
Por kënaqësia në këtë rast është edhe stafit të FC Luzern Femrat. Kështu, zv. Trajneri Kurt Ulrich, ndjehet mjaft komod kur flet për Sarandën, duke e cilësuar si një lojtare shumë të fortë, të disiplinuar e mjaft luftarake.
Përcaktohet për skuadrën kuqezi
Edhe pse e ftuar në përfaqësuesen zvicerane të femrave, ku edhe kishte zhvilluar disa seanca stërvitore, për Sarandën dukej se diç nuk shkonte. Mendja dhe zemra e saj rrihte për një kombëtare tjetër.
Pas një kontakti të gjatë me ish menaxherin e ekipit kombëtar të femrave të Shqipërise, Altin Rraklin, ajo ftohet në këtë kombëtarë. Duke qenë se për kombëtaren shqiptare të femrave këto ishin kualifikimet e para për ndonjë event të madh sportiv, me një fond modest të lojtareve e me kualitet jo të mirë, Saranda nuk i hezitoi kësaj ftese.
„Qëndrimi në fushë, e veshur me fanellën kuq e zi e teksa intonohet himni kombëtar, ishte një ndjenjë shumë e veçantë për mua“, kujton Saranda paraqitjen e saj të parë me Shqipërinë kundër Greqisë, ku edhe debutoi me gol.
Pas hapjes së Akademisë së Futbollit „Prio Soccer“, Saranda ishte ftuar si trajnuese, ku së bashku me Xherdan Shaqirin kishin trajnuar të rinj të shumtë në kampin e parë stërvitor të kësaj akademie që quhej „ Xherdan Shaqiri Camp“.
Edhe tek femrat, ndarja në “heroina dhe tradhtare“
Përkundër faktit se janë shoqe shumë të mira, Saranda Hashani dhe Florijana Ismaili, që të dyja shqiptare, që luajnë në Zvicër kanë vendosur të luajnë për dy kombëtare të ndryshme: Saranda për Shqipërinë, përderisa Florijana për Zvicrën. Por ajo që ka rëndësi në këtë mes, është se këto dy vajza të talentuara, tregojnë një shembull të mirëfilltë integrimi në shoqërinë zvicerane. E teksa vazhdojnë drejt sukseseve, atyre nuk u bëhet vonë për epitetet që u vihen.
Njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur Kombëtarja shqiptare është Altin Lala. Gjithmonë i palodhshëm në fushë. Një bashkëlojtar dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Ai ishte edhe ikonë e Hannoverit, shkruan albinfo.ch.
Por, rruga e tij aspak nuk ka qenë e lehtë. Ai ishte një refugjat që punonte për të mbijetuar, e më pas u shndërrua në ikonë të Hannoverit, derisa tani fiton miliona nga biznesi i tij.
“Die Welt” shkruan se fitimet e shqiptarit janë të mëdha, dhe së fundmi, biznesi që ai ka me Dirk Rosman, ka rezultuar me të ardhura rekord, që shkojnë në vlerën e 17 milionë eurove.
Rossmann është njëri ndër rrjetet më të mëdha të marketeve në Gjermani. ‘Rossmann&Lala’ do të hapet edhe në Shqipëri. Lala mund të ketë ndikim të madh këtu, pasi ai është një person shumë i respektuar në Shqipëri.
Djaloshi nga Kumanova, i cili është rritur në Zvicër, në Austri erdhi nga liga e dytë gjermane Eintracht Braunschweig, përcjell albinfo.ch.
24-vjeçari sezonin e kaluar kishte luajtur 18 ndeshje për Eintracht Braunschweig në ligën e dytë gjermane dhe kishte shënuar një gol. Në Austri atë e njohin shumë mirë, pasi që në të kaluarën kishte luajtur për Altach në ligën e parë dhe nga 94 ndeshje, kishte shënuar 30 herë.
Ademi ka thënë se ka ardhur në Ried për të shënuar sa më shumë gola dhe për të ndihmuar skuadrën e tij të re.
Ademi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin austriak, me mundësi vazhdimi.
Naim Fejza, mundësi i vetëm shqiptar në sportin e popullarizuar të malësorëve zviceranë, është shumë pranë fitimit të kurorës.
Atij i nevojitet vetëm edhe një fitore dhe do të stoliset me kurorë para më shumë se 50 mijë shikuesve në stadium dhe qindra mijëra ndjekës përmes tevezionit shtetëror zviceran që po e transmeton live këtë manifestim sportiv të malësorëve (schwinger) më të fuqishëm të Zvicrës për tri vjetët e ardhshme.
Fejzaj ka zhvilluar sot tri përleshje, një e ka humbur dhe dy i ka fituar, kurse e lufta e fundit, e katërta, është vendimtare për të.
Nëse e fiton, malësori me baba shqiptar me prejardhje nga Radavci i Pejës e me nënë kroate, do të zërë vend në mesin e 15-18% të garuesve më të mirë të Zvicrës nga 275 pjesëmarrës të këtij eventi madhëtor të popullit zviceran.
Vetë Naimi është optimist se do ta mbyllë me sukses pjesërrjen e tij të parë në nivel federal. “Më ka mbetur edhe një luftë e fortë dhe nëse fitoj, do ta marrë Kranze (kurorën)” deklaron Fejzaj për albinfo.ch.
Kosovare Asllani është sportistja e dytë kosovare që e siguron medaljen olimpike në Rio të Brazilit, shkruan albinfo.ch.
Në fakt, futbollistja kosovare është kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike, duke e eliminuar Brazilin në gjysmëfinale, për ta siguruar të paktën medaljen e argjendtë olimpike.
“Ne ia dolëm. Jemi në finale. Finalja olimpike historike”, ka shkruar ajo në “Instagram”. Suedia e eliminoi Brazilin pas penalltive pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 0:0.
Ajo dështoi nga 11 metërshi, por me rëndësi është se tash do ta synojë medaljen e artë olimpike, siç e fitoi edhe Majlinda Kelmendi, edhe pse e përfaqëson Suedinë.
Kujtojmë që më herët medalje olimpike kishte arritur edhe futbollistja kosovare, Fatmire Bajramaj, duke përfaqësuar Gjermaninë. Ajo në Pekin kishte fituar medaljen e bronztë.
Nga sportistët tjerë që kanë fituar medalje janë dy ish-mundësit Shaban Tërstena dhe Shaban Sejdiu, si dhe Aziz Salihu e Luan Krasniqi.
Nuri Seferi do të ngjitet sërish në ring brenda këtij viti për një tjetër duel. Boksieri shqiptar do të përballet kundër turkut Firat Arslan, ish-kampion bote dhe disa herë sfidues i kampionëve të mëdhenj të botës. Ndeshja do të zhvillohet më 17 shtator, në Göppingen të Gjermanisë.
Në llogarinë e tij në Facebook Nuri Seferi është shprehur i gatshëm për luftimin e radhës. Ndeshjen e 17 shtatorit ai e konsideron si mjaft të rëndësishme për karrierën e tij dhe për këtë ai po përgatitet intensivisht.
“Kundërshtari im është një emër shumë i njohur i boksit botëror, një boksier shumë i madh, me një karrierë mjaft të pasur. Ish-kampion bote dhe disa herë sfidues i shumë emrave të mëdhenj të kategorisë “Cruiser”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
“Taisoni shqiptar” uron që stërvitjet të ecin në mënyrën e duhur e të përfundojë gjithçka sipas planit dhe së bashku me mbështetjen e publikut të dalë kokëlart në fund të ndeshjes.
“Unë besoj te kualiteti im dhe do të jem unë ai që do të ngre lart flamurin kuq e zi në fund të ndeshjes për të festuar fitoren, e cila ka një peshë mjaftë të madhe për të ardhmen e karrierës sime”.
Në maj të këtij viti boksieri shqiptar fitoi ndaj serbit Dusan Krstin.
Seferi është 39-vjeçar, i lindur në Gostivar të Maqedonisë, por në vitin 1992 u transferua në Zvicër, bashkë me familjen e tij.
Ai nuk është vetëm sportist i suksesshëm, por edhe shembulli më i mirë i integrimit të suksesshëm. Ai është biri i një kosovari dhe një nëne kroate, megjithatë është intriguar shumë mirë në Zvicër.
Në Zvicër ka shumë sportistë shqiptarë të suksesshëm, që tashmë janë shumë të njohur. Njëri ndër ta është edhe mundësi Naim Fejzaj, shkruan “Blick.ch”, përcjell albinfo.ch.
Fejzaj nuk është vetëm sportist i suksesshëm, por edhe shembulli më i mirë i integrimit të suksesshëm. Ai është biri i një kosovari dhe një nëne kroate, megjithatë është intriguar shumë mirë në Zvicër.
Të shtunën në Appenzellerland, Fejzaj fitoi kundër kampionit të nëntëfishtë Beat Clopath. Rreth 20 orë pas suksesit kundër Clopath, 21-vjeçari shijoi fitoren më të madhe në karrierën e tij kundër profesionistit tjetër Nöldi Forrer.
Forrer, edhe pse i mundur nga ai, tashmë është një tifoz i Naim Fejzajt dhe ka shumë lëvdata për të. “Ai ka shumë teknikë të mirë. Unë besoj se ai do të vazhdojë me suksese”. Naim Fejzaj ka fituar edhe shumë adhurues në Zvicër, madje i kanë kushtuar edhe një këngë falënderuese.
Skuadra shqiptare e Zvicrës lindore, FC Besa, ka startuar sezonin pranveror me një fitore të rëndësishme ndaj rivalit të drejtpërdrejt SC Brühl.
Ekipi shqiptar që mbanë pozitën e parë në ligën e katërt regjionale të kanton St. Gallenit, e ka fituar ndeshjen derbi me rezultat 3-2 kundër Brühlit me tre golat hetrik të shënuar nga Granit Çekaj .
„Kjo ka qenë një përballje e vendit të parë kundër vendit të dytë në luftën për t’u ngjitur në ligën e tretë“, tregon sekretari i klubit Besa, Kushtrim Koprani.
FC Besa ka një bilanc prej njëmbëdhjetë fitorëve radhazi duke mos njohur humbje që prej dy vjetësh.
Liridon Gashi ka 24 vjet dhe që nga lindja vuan nga sëmundja e muskujve Muskeldistrofia e llojit Duchenne. Kjo sëmundje e rëndë që i kap vetëm meshkujt, paraqitet njëherë në 5000 raste. Dhe, skur Liridoni, nga ajo vuan edhe vëllai i tij. Ai i ka praktikisht të pamundshme lëvizjet e trupit nga qafa e poshtë, shkruan aarauer-nachrichten.ch.
Megjithë këtë, Liridoni nuk dorëzohet. Ai luan hokej në një klub hokejistësh me karroca invalidi.
«Muskujt e mi bëhen gjithnjë më të dobët», thotë Liridoni, i cili ka mundur të ecte derisa kishte mbushur 10 vjet, transmeton albinfo.ch. «Por një ditë unë nuk mundja të ecja më», shprehet ai. Që atëherë djaloshi mbetet i varur nga karroca, por, së bashku me familjen ai ia del në mënyrë shumë mbresëlënëse të përballet me jetën e tij të përditshme.
Pasi kishte shikuar një ndeshje të hokejit të personave me aftësi të kufizuara Liridoni, atëbotë 10 vjeçar, kishte vendosur të angazhohej në këtë sport. Së bashku me një grup shokësh ai kishte themeluar në Aarau një klub hokeji për persona të hendikepuar. Ka 15 vjet që luan në klubin E-Hockey në Aarau.
«Do të dëshiroja shumë të luaj për përfaqësuesen e Zvicrës. Por kjo është pak si tepër për mua», e pranon ai.
Ndryshe, Liridoni është shumë aktiv. Ai shikon rregullisht lojërat e tenisit kur garon Federer. Po ashtu është fans i FC Baselit dhe shkon shpesh në kinema, përcjell albinfo.ch. Por atë e nevrikos fakti se në shumë bare në Aarau nuk ka mundësi të ngjitet me karrocën e tij, mungojnë «shkallët» përkatëse.
Dy herë në javë Liridoni angazhohet vullnetarisht me një grup duke punuar me kompjuter sepcial që dirigjohet përmes një pulle që ai e shtyp nga karroca e tij. Njësoj ai e aktivizon edhe celularin e tij, televizorin dhe madje edhe ashensorin në ndërtesën ku banon.
Më tutje, djaloshi me vullnet të fortë, i lindur në Kosovë dhe që mban të dy shtetësitë, ushtron rregullisht fizioterapi. Ai angazhohet edhe politikisht, duke qenë anëtar i SP-së, ndërsa së shpejti fillon një kurs për mësimin e anglishtes. Me gjithë këto angazhime, ai nuk ka mundësi të ushtrojë më shpesh se një herë në javë hokej.
Ai tregon se si luan hokej duke pasur duart dhe këmbët të palëviszshme. «Shumica nga ne nuk mund t`i lëvizin krahët. Për këtë arsye ne përdorim shkopinjt që janë të përforcuar në karrocat tona». Vetë Liridoni luan si portier. «Kjo më sjell kënaqësi të madhe. Hokeji më jep forcë», shprehet ai.
Në shtëpi ai jeton së bashku me nënën, vëllezërit e motrat. «Më nevojitet shumë ndihmë në përditshmërinë time dhe kjo nuk është gjithmonë e thjeshtë». Por megjithatë funksionon mirë, pasi që atë e viziton rregullisht spitex-i në shtëpi, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane. «Për t`u shtrirë në krevat nga karroca, për shembull, unë e kam një ashensor në mbulesë». Në këtë mënyrë ai mund t`i kryejë vetë një numër veprimesh. Sidoqoftë, sëmundja e përcjell në çdo hap. Liridoni thotë: «Por, unë e bëj më të mirën që mundem»,
„yallocup KF Dardania“ shkon në duart e futbollistëve të ekipit „Morello GmbH“. Loja e fundit e turneut vjetor që organizon për çdo vit skuadra e Zvicrës lindore, KF Dardania St. Gallen, është luajtur sot në mbrëmje mes ekipit finalist Morello GmbH dhe atij gjerman, „KF Kosova 08“.
Finalja e zhvilluar dy herë nga 10 minuta ka përfunduar me rezultat 6-0 në favor të ekipit vendas, Morello.
Para debaklit në finale, mysafirët e ardhur nga Gjermania kanë përjetuar një kualifikim dramatik, ku vetëm pas gjuajtjeve të më shumë se dhjetë penaltive, ata kanë arritur t’i mposhtin në gjysmëfinale të rinjtë e skuadrës të ardhur nga Aarau, „Kei Zit“.
Kryetari i KF Dardanisë, Arsim Dautaj e vlerësoi turnirin shumë të suksesshëm duke regjistruar shumë ekipe pjesëmarrëse, përball një numri të madh shikuesve.
“Vetë komuna na ka mbështetur me dhënien e kësaj salle, e cila nuk merret aq lehtë sepse konsiderohet salla më mirë dhe me preferuara për të organizuar evente të këtilla”, tregon promotori i këtij turniri, Arsim Dautaj.
“Dardania është një skuadër e re në St. Gallen, e cila nuk kam më shumë se tre vite që është formuar”, tha ai.
Kjo skuadër shqiptare është ngjitur vitin e kaluar në ligën e tretë regjionale të St. Gallenit. Para tre vjetësh ata kanë startuar në ligën e pestë (liga më e ulët) zvicerane dhe për çdo vit janë ngjitur një ligë me lartë.
Merita të mëdha për formimin dhe sukseset e ekipit shqiptar, i ka kryetari i saj, Arsim Dautaj dhe kryesia e klubit.
„Kemi pasur 71 lajmërime, por për shkak të planit jemi detyruar ti pranojmë vetëm 64 ekipe që vijnë me lojtarë të të gjitha nacionaliteteve, nga e tërë Zvicra por edhe vendet fqinje, siç kemi rastin me katër ekipe nga Gjermania dhe një nga Italia“, thotë Dautaj.
Për traditën e mirë të organizimit të futbollit të njohur si „Futsal“ që ka diaspora shqiptare e St. Gallenit u shpreh me fjalët më të mira edhe përfaqësuesi dhe anëtari i kryesisë së Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Isa Lokaj.
„KF Dardania, Besa dhe Labinoti, kanë treguar pjekuri të madhe organizative. Pjesëmarrja masive e shumë ekipeve dhe lojtarëve që luajnë në ekipe të ndryshme të vendit tregon vlerësimin që i bëjnë ata ekipeve shqiptare.
Tre vendet e parat janë shpërblyer me të holla dhe me nga një kup, përderisa shpërblime janë ndarë edhe për lojtarin e portierin me të mirë si dhe për ekipin „Fairplay“.
Boksieri kosovar Arnold Gjergjaj së shpejti do të hap klubin në Pratteln, kanton Bazel në Zvicër. Kampioni i Evropës në peshën e rëndë, po mendon edhe për të ardhmen e tij, pas karrierës në boksin profesionist.
Që prej tre muajsh Arnoldi është duke punuar për hapjen e klubit të tij për fitnes dhe boks. Çdo ditë prej orës 7 të mëngjesit e deri në orën 9 të mbrëmjes, përveç të dielave, boksieri i peshave të rënda së bashku më vëllanë e tij punojnë në Hertnerstrasse në Pratteln për të realizuar ëndrrën e tij. Qendra e cila do të quhet “Arnold Boxfit4133” do të hapet më 23 janar, shkruan 20min, transmeton “albinfo.ch”.
Gjatë vizitës në vendin ku është duke u ngritur qendra, Arnoldi, “The Cobra” tregon me krenari instalimin e ngrohjes. “Këto i kam instaluar vet”, thotë ai. Gjergjaj është shkolluar për montimin e ngrohjeve, por përkushtimi i madh dhe arritjet e tij në karrierën e boksit kanë bërë që ai për një kohë të gjatë të mos e ushtrojë këtë profesion.
“Ishte kënaqësi të punoja me të”, thotë ish shefi i ti, tashmë 78 vjeçar i cili po mundohet ta ndihmojë atë. Shumë miq dhe familjarë të Arnoldit po sakrifikojnë kohën e lirë dhe pushimet e tyre për ta ndihmuar. Vëllai i tij merret me ndërtim, ndërsa dhëndrri e shtron dyshemenë e re.
Deri në hapjen e qendrës kanë mbetur edhe afro dy javë. Gjergjaj thotë se është dashur të punohet çdo gjë e re, kati i ri, muret, dushet, ngrohja, dyshemeja, izolimi dhe të gjitha të tjerat, por ai premton se gjithçka do të jetë gati, përcjell “albinfo.ch”.
Qëllimi mbetet titulli i botës
Përkundër faktit se ai që tash ka filluar të mendojë edhe për të ardhmen pas boksit, megjithatë për boksierin e 29-të më të mirë në botë, qëllimi kryesor mbetet titulli i kampionit.
“Qëllimi im është titulli i kampionit”, thotë ai. “Unë dua që edhe pas përfundimit të karrierës të qëndroj në profesionin tim dhe t`ua mësoj boksin të tjerëve”.
“Boxfit” nuk e ka për qëllim të vizitohet vetëm nga boksierët. Siç e tregon dhe vetë emri, aty ka edhe gjëra të tjera të fituesit. Dhe padyshim kjo është e mirë edhe për femrat. “Trajnimet për femra janë gjithmonë të mirëseardhura” është shprehur Arnoldi.
Kampionet zviceran menjëherë pas lëndimit të Adama Traore, në mungesë të një alternative në këtë rol vendosën të ndërprisnin huazimin e lojtarit te skuadra nga Lihtenshtejni, duke e kthyer në shtëpi, shkruajnë mediat zvicerane.
“I gjithë klubi e falënderon për përkushtimin e tij gjatë kohës sa ishte në FC Vaduz dhe i uron shëndet dhe suksese”, transmeton “albinfo.ch”.
Mbrojtësi i majtë, që nga fillimi i këtij sezoni ishte titullar të Vaduzi duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet.
Po ashtu 21 vjeçari me origjinë nga Kumanova është pjesë edhe e kombëtares shqiptare, ku për herë të parë luajti në miqësoren e Shqipërisë ndaj Francës.
Shqiptaro-zvicerani Arnold Gjergjaj pas tre muajve është kthyer sërish në stërvitje. “Kobra” shqiptare kishte thyer dorën në meçin e fundit kundër rusit Denis Bakhatov.
„Arnold Gjergjaj nga Boxing Club Basel ka përfunduar me sukses treningun e tij të parë pas lëndimit të dorës”, shkruan në një postim në Faceebook të boksierit të njohur profesionist shqiptar nga Bazeli, përcjell albinfo.ch.
Gjergjaj kishte pësuar frakturë në rundin e katërt, duke mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, në meçin me rusin Denis Bakhtov.
Gjergjaj deri tash ka regjistruar 28 fitore radhazi në karrierën profesioniste nga po aq meçet e zhvilluara. 20 nga këto fitore Gjergjaj i ka shënuar me nokaut.
Kundërshtari i radhës pritet të jetë njëri prej boksierëve që rangohet ndër të parët në botë.
Talenti shqiptar, Donis Avdiaj, i cili aktualisht luan për Sturm Graz të Austrisë, për “sportet.at” ka folur për jetën e vështirë që ka kaluar në fëmijërinë e tij. I quajtur si një futbollist i rrugës, Avdiaj thotë se është i rritur me energjinë e futbollit të rrugës dhe themelet e para për futbollin i ka mësuar duke luajtur mbi asfalt.
“Jam rritur në një familje të varfër. Nuk kishim asgjë. Prindërit e mi kanë provuar të bëjnë çdo gjë për të mirën tonë. Por, kjo ishte shumë e vështirë. Gjithçka që në atë kohë kishim, ishte një top futbolli i shpërthyer. Më atë top dilnim jashtë për të luajtur. Dhe jo në ndonjë fushë futbolli, por në rrugë, mbi beton. Disa shtylla të rrugës apo të shenjave të komunikacionit i përdornim si porta. Në mbrëmje shkonim në shtëpi me gjunjë të grisur dhe të gjakosur. Megjithatë, këto ishin ditët më të mira të jetës sime”, thotë ai gjatë një interviste për mediat austriake, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi 18-vjeçar po ashtu ka thënë se, edhe pse ekipi i tij nuk gjendet mirë në tabelë në sezonin e ri, për të as pretendentët kryesorë për të fituar titullin gjatë këtij sezoni nuk janë ekip më i mirë. “As Salzburgu dhe as Rapidi nuk janë më të mirë se ne”, ka thënë Avdiaj.
Donis Avdiaj sezonin e kaluar është huazuar nga Schalke 04 në Sturm Graz të Austrisë. Ai mbetet si adoleshenti i parë në Gjermani që ka bërë një kontratë profesionale me 49 milionë euro.
Ata të cilëve nuk u pëlqen Taulant Xhaka, nuk i zgjedhin fort fjalët për të. Sipas tyre, futbollisti profesionist i FC Bazelit është “brutal”, “hyn në dyluftime pa llogaritur dëmtimin”, “provokator i cili në çdo `hallakamë` do të jetë i pari”, një person që “rrah gjoks në mediet sociale me pasurinë e tij” dhe së fundi “një tradhtar i cili ka vendosur të veshë fanellën shqiptare përkundër faktit se për karrierën e tij duhet të falënderojë Federatën Zvicerane të Futbollit”.
Ndërsa ata që e duan Taulantin thonë se “vullneti i tij luftarak është shembullor”, “Xhaka vihet gjithmonë në shërbim të ekipit dhe kur e kërkon nevoja, edhe para ekipit”. Ndërsa fakti se ai ndonjëherë e hedh në Internet ndonjë foto me veturën e tij sportive “është normal për një të ri 24 vjeçar” dhe batutat e tij janë “pasqyrim i krenarisë”. Po ashtu vendimi i tij që të luajë për Shqipërinë është thjesht një endim ku Xhaka ka dëgjuar zërin e zemrës së tij”. Kështu shkruan gazeta “Aargauer Zeitung” në nje portret të zgjeruar për Taulant Xhakën.
“Xhaka në pamjen e jashtme luhatet në mes të figurës së urryer dhe idhullit. I pyetur rreth kësaj ai qeshet dhe thotë: “Po, ky imazh më pëlqen. Nuk nevojiten vetëm artistët, çdo ekip ka nevojë edhe për punëtorë dhe për të tillë që gjithmonë `i japin gas`me tërë forcën. Por, fundja për të s`ka asnjë rëndësi se çka mendojnë njerëzit për të. E vetmja gjë që i dhemb është kur thonë se ai i lëndon me qëllim lojtarët e tij kundërshtarë. Dhe kjo ka ndodhur pas ndërhyrjes brutale kundër Alexander Gerndt në shkurt 2014 që mbrojtësit të YB i pati kushtuar një vit të karrierës sportive, përcjell albinfo.ch. Pastaj, kur Xhaka nga shumë fansa të futbollit u shpall persona non grata. “Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Por nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im që të lëndoj Gerndt-in.
Faulli ndaj Gendtit do ta ndjeke Xhakën deri në fund të karrierës. Njësoj sikur edhe skenat në tetor të vitit të kaluar kur ai në hallakamën e krijuar në ndeshjen kualifikuese në Beograd për Evropianin 2018 ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë kishte qenë një aktor kryesor dhe pastaj qe cilësuar si “rrahës”.
Por, kush e redukton rolin e Xhakës vetëm në këto dy episode, i bën atij padrejtësi. Dhe lë anash diçka. Atë që mbrapa një “Ramboje” në dukje, fshihet historia e një futbollisti ambicioz, të cilit i është dashur kohë e gjatë për të dalë nga hija e vëllait më të ri, Granitit, trasmeton albinfo.ch.
“Nuk kam pasur kurrë problem me suksesin e Granitit. Por ai ka pasur edhe shumë fat. Dhe, unë tashmë kam luajtur në Ligën e Kampionëve kundër futbollistëve më të mirë të botës ndërsa Graniti ende vetëm ëndërron përnjë gjë të tillë”, thotë Taulanti.një gjë të tillë”, thotë Taulanti.