Lajme
Eksodi, një tragjikomedi, në kërkim të shpresës
Austria është njëri ndër vendet ku kosovarët tani zënë vendin e dytë si azilkërkues, pas sirianëve

Eksodi i kosovarëve mori përmasa shqetësuese gjë që preku imazhin e Kosovës si shtet, atë të miqve të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që gjenden. E quajtën eksod, tragjikomedi, emigrim, ikje masive, lojë e fshehur etj. Vetëm dy muajt e fundit u larguan mbi 60 mijë njerëz. Austria është njëri ndër vendet ku kosovarët tani zënë vendin e dytë si azilkërkues pas sirianëve. Rreth kësaj, morëm disa opinione
Abdullah Abdullahu, ekonomist dhe veprimtar
Shkaku i migrimit
Tani kur Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, i njohur nga më shumë se 100 vende të botës, është absurd i llojit të vet një migrim i përmasave të tilla, trajtuar nga prizmi i gjendjes ekonomike në të cilën po kalon vendi ynë si dhe angazhimi apo mos angazhimi i atyre që janë zgjedhur (votuar) të drejtojnë këtë vend. Paaftësia, mospasja dije për funksionimin e shtetit dhe ndërtimin e një sistemi adekuat ekonomik i cili i përshtatet mentalitetit dhe bazës materiale të vendit, popullit të saj, është zanafilla e këtij problemi.
Burimi i këtij migrimi në këto përmasa është domosdoshmërisht mosekzistimi i një sistemi te qëndrueshëm ekonomik që garanton barazi sociale. Qeveria e shkuar dhe kjo e tanishmja erdhën në pushtet pa një program adekuat që garanton një zhvillim të duhur ekonomik ku njerëzit mund të ndërtojnë perspektivën e tyre për të jetuar në këtë shtet. Këto qeveri erdhën në pushtet për të siguruar interesat e tyre grupore por jo edhe ato nacionale. Premtimet megalomane dhe jo reale përfundimisht varrosën shpresën, se Kosova mund të jetë një shtet normal ku mund të ndërtohet e ardhmja.
Qasja e gabuar ndaj buxhetit shtetëror dhe investimet kryesisht apo vetëm në infrastrukturën rrugore (rreth 2 miliardë euro asfalt!) përfundimisht e ngulfatën, për të mos thënë e varrosën shpresën se paraja e këtij populli do të përdoret për investime në hapjen e vendeve të reja të punës. Dhe krejt në fund ky migrim mund të jetë edhe një skenar i padukshëm ogurzi (me fajin e vete udhëheqjes sonë- bisedimet në Bruksel) për të bërë një balancim nacional dhe për të parandaluar eksplodimin social.
Parandalimi
Migrimi mund të ndalet, por për këtë duhet një strukture adekuate e njerëzve që merren me shërimin e kësaj dukurie. Duhet, patjetër të reformohet rrënjësisht sistemi social , sistemi i punësimit (vetëm një vend pune, vetëm një rrogë nga buxheti i shtetit) duhet të ri definohet, të caktohet ligjërisht kufiri i ekzistencës, sistemi pensional, të rishikohet dhe ridefinohet krijimi i ndërmarrjeve publike bashkë me qeverisjen e tyre, hapja e vendeve të reja të punës përmes lehtësirave fiskale, reduktimet e shpenzimeve në nivel qendror dhe atë lokal të pushtetit (zvogëlimi i rrogave dhe i funksioneve të panevojshme), krijimi i stafeve profesionale që përkujdesen për hapjen e konkurrencës së mirëfilltë dhe në fund krijimi i një Senati Kombëtar për drejtimin e potencialit financiar dhe investues të vendit.
Fatmir Berisha, sociolog në Vjenë
Që nga mbarimi i luftës, qytetarët e Kosovës kishin shpresë që në shtetin e tyre do të ketë një zhvillim të mirë industrial , ku do të hapeshin vendet e reja të pune, shkollim kualitativ, një jetë më cilësore. Mirëpo, në vend të kësaj, ata çdo ditë dëgjojnë për afera korruptuese në secilin institucion të rëndësishëm, përfshire edhe gjykatat, policinë, institucionet edukative arsimore etj. Ky vullnet i madh që do të ketë ndryshime pozitive, që Kosova do të jetë një vend me mirëqenie, është shndërruar në një gjendje të pashpresë për qytetarët e saj.
Nga njohësit e mirë të situatës ka qenë e pritur që me krijimin e mundësisë së parë, njerëzit do të ikin nga Kosova. Politika kosovare nuk i ka adresuar problemet e shoqërisë seriozisht, përfshirë këtu varfërinë, papunësinë e madhe, këto probleme nga ana e tyre kanë mbetur vetëm premtime të fushatave zgjedhore. Është e mjerueshme që në shekullin në të cilin jetojmë, politikanët tanë fitojnë vota duke premtuar që qytetarët do të kenë ujë 24 orë në ditë. Gjithnjë të vetëdijshëm se në çfarë gjendje i kanë sjell qytetarët e tyre.
Pse po lejohet emigrimi masiv i kosovarëve?
Ekziston një arsye pse po lejohet ky emigrim masiv i kosovarëve. Mirëpo, derisa nuk kemi asgjë zyrtare, atëherë vetëm supozojmë. Në njërën anë lejohet që të ikin njerëzit, dhe në anën tjetër shtetet evropiane deklarojnë se nuk pranojmë azil. Pse me kaq lehtësi po kalohet kufiri hungarez? Kjo ikje kaq masive e ka një koordinim dhe miratim në heshtje nga bashkësia ndërkombëtare. Bashkësia evropiane është e vetëdijshme që kjo pakënaqësi sociale tek qytetarët e Kosovës do të shpërthej brenda në Kosovë, dhe kjo pakënaqësi mund të destabilizojë Kosovën… Ndryshe nuk është e mundur që me kaq lehtësi të kalohet kufiri hungarez, duke e ditur se sa rregulla të ashpra kanë hungarezet në kufi. Një shpjegim dhe përgjigjke duhet kërkuar tek Bashkësia Evropiane, gjegjësisht Gjermania.
Si duhet vepruar për ndalimin e tij të menjëhershëm?
Rasti i fundit i takimit të dy ministrave homologë, të Kosovës dhe Austrisë, tregon se politikanët kosovarë kanë filluar që të kenë qasje më serioze. Po ashtu shtimi i forcave gjermane në kufirin hungarez, është një mobilizim më serioz në parandalimin e emigrimit. Mirëpo, prapë është absurde pse me kaq vonesë është bërë reagimi, duke ditur se mbi 50 mijë njerëz kanë ikur nga Kosova para syve të tyre.
E-Diaspora
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës? Disa e shohin këtë fenomen si një dëshmi të integrimit, të tjerë kanë ngritur shqetësime mbi...
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën