“Mund të them që ka pasur shumë sfida për realizimin e “Talk with Afrona”, ishte diçka e re dhe sfiduese…”
Modele, “influencuese”, shumë e suksesshme si “bussineswoman”, tanimë edhe moderatore në “Talk with Afrona”, Dika ka shpjeguar për albinfo.ch, si i ka lindur ideja për të realizuar një format të tillë bisede.
“Ideja lindi shumë spontanisht, isha duke menduar të bëj diçka kreative dhe të aktivizohem në fushën e artit. Jam person që dua të degjoj dhe të flas për shumë tema të ndryshme. Ky lloj formati është ndryshe nga profesionet e mia të mëparshme. Mund të them që ka pasur shumë sfida për realizimin e “Talk with Afrona”, ishte diçka e re dhe sfiduese. Do të veçoja që duhet të përzgjidhen të ftuarit në atë mënyrë që emisioni të ketë audiencë dhe të jetë një dialog me të ftuarin, në atë mënyrë që ai/ajo të tregojë më shumë për atë që e pyes dhe që përmbajtja të jetë në njëfarë mënyre e kuptueshme nga publiku, të jetë dialog tërheqës”, thotë ajo.
Sa u përket planeve për të ardhmen dhe projektet e reja, Afrona deklaron se do të rritet në aspektin biznesor teksa u shpreh se nuk ka plane të reja, pasi është shumë e angazhuar me aktivitetet e momentit.
E pyetur për pritshmëritë dhe qëllimet e saj për vitin 2024, ajo thotë se nuk do të ndalet duke punuar ndërsa ka pasur edhe një mesazh.
“Pres që ky vit 2024 të jetë i mbarë dhe mbi të gjitha të kem shëndetin e mirë, pres të ndiqet emisioni im. Unë nuk do të ndalem duke punuar dhe shpresoj t’i arrij qëllimet e mia në jetë. Ndiqni ëndrrat dhe punoni fort për arritjet tuaja”, ka përfunduar ajo.$
Kështjella Pepshi tashmë është emër suksesi në fushën e muzikës. Debutimi i saj është në hapa të sigurt, në “rrymën” e veçantë zhanrore “Europop Jazz”, shkruan Albinfo.ch.
Përveç që zotëron një emër të veçantë, Kështjella është femra shqiptare shumë e suksesshme në fusha të ndryshme të jetës në Zvicër. Energjia dhe ambiciet e saj për jetën janë të mëdha dhe asnjëherë nuk i ndali përpjekjet duke punuar për to.
Të përshkruash portretin e saj nuk është e lehtë, pasiqë tek ajo vërehen shumë veçanti, si në sjellje, në formimin intelektual, profesional dhe etik, qoftë në qëndrimet e saj dhe, para së gjithash, në të menduar.
Kjo ngase perspektiva e qasjes së personalitetit të saj e bën të jetë një vajzë entuziaste dhe kërkuese për të arritur qëllimet drejt suksesit.
Kështjella Pepshi, pavarësisht se është në fillimet e dubutimit të saj, ajo është duke punuar fort për të depërtuar në tregun botëror dhe çdoherë e më shumë po bëhet një emër suksesi në fushën e muzikës, shkruan tutje albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në vitin 2010 këngëtarja shqiptaro-zvicerane u zgjodh “Miss Kosova Univers” dhe, po atë vit, ajo prezantoi Kosovën në Las Vegas, për zgjedhjet e “Miss Univers”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të bukurisë në botë.
Kështjella, me kalimin e viteve, ishte e përfshirë edhe në fushën e politikës në Zvicër me shumë aktivitete të ndryshme, veçmas për migrimin e shqiptarëve dhe integrimin e tyre në një shoqëri dhe kulturë tjetër, siç është ajo zvicerane. Ajo ka kandiduar në Parlamentin zviceran me temën programore: “Çështjet e migrimit dhe integrimit”.
Për bukuroshen shqiptare, Zvicra është shteti që u ofron mbështetje të gjithë të rinjve, veçmas artistëve të rinj.
“Zvicra është një vend i bekuar nga Zoti. Është një vend me shumë perspektivë, të hapë rrugë dhe shkollim deri në maksimum, qoftë në kulturë, sport dhe në shumë fusha të tjera, ndërsa neve na mbetët ta shfrytëzojmë këtë sa më mirë”, shprehet ajo.
Krijimtaria dhe jeta profesionale muzikore
Kështjella ka lindur, jeton dhe vepron në Heimberg të Zvicrës, në kantonin e Bernës. Ajo është me origjinë nga Juniku i Kosovës. Prindërit e saj, para shumë vjetësh kanë emigruar në Zvicër shkaku i situatës jo të mirë të krijuar në atë kohë, shkruan albinfo.ch.
Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Zvicër, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror dhe se ndjehet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime.
Duke qenë se ajo është lindur dhe e rritur në kantonin e Bernës, ajo ka përfundur shkollimin po në këtë vend.
Keshtjella tregon për albinfo.ch se muzikën e ka pasion dhe se ka filluar të këndojë që në moshë të re, nëpër koncerte të ndryshme në Zvicër.
“Kam filluar të këndoj si fëmijë, por nga mosha 7-vjeçare kam filluar të marr pjesë nëpër koncerte të ndryshme që organizoheshin në Zvicër, pastaj në manifestime shkollore dhe “Mini Pley Bec Show”, ku kam fituar edhe çmime të ndryshme”, tregon ajo.
Kështjella ndjek “rrymën” e muzikës “Europop Jazz”, zhanër ky i veçantë, i kombinuar dhe i vështirë për t’u kënduar. Ajo u komentua për ngjyrat e saj të zërit dhe mjeshtrinë e këndimit, të dy këto vlera që ajo i gëzoi që në paraqitjet e para si këngëtare. Në vitin 2018 ajo publikoi këngën e saj të parë: “Too Many Miles”.
“Zhanri im në muzikë është “Europop Jazz”, ndërsa kënga ime e parë quhet “Too many miles”, e cila është pritur jashtëzakonisht mirë”, shprehet ajo.
Duhet theksuar se Kështjella ka një gërshëtim të veçantë mes zhanrit “Europop Jazz” dhe kjo patjetër se është një përparësi për të, që në një të ardhme të bëhet yll i muzikës botërore.
Kënga e parë e saj u dëgjua shumë dhe u transmetua në shumë media muzikore të njohura botërisht.
“Kënga ime e parë pati mjaft sukses, “Too many miles”, këngë kjo e transmetuar në “Radio Berlin”, “Radio 15” dhe në emisionin më të shikuar në Evropë “MTV” në Televizion. Ky sukses më shtyn të ec edhe më shumë drejt ëndrrës sime”, thekson ajo.
Skenike dhe me ngjyrim emocional
Kështjella Pepshi deri më tani ka arritur të realizojë katër këngë në gjuhën angleze dhe shumë “covera” nga këngëtarë të mirënjohur në botë, shkruan albinfo.ch.
Këngët e saj janë: “Too many miles”, “Even if the Sky is Blue”, “Who Cares”, “Wrong or right (Cover by Kwabs)” dhe “Shape of my Heart (Cover by Sting)”.
Të gjitha këto këngë kanë nga një sukses më vete, në të gjitha dimensionet. Si nga ana skenike, ashtu edhe nga ngjyrimi emocional që përçojnë te publiku.
Për bukuroshen shqiptare, “coverat” ishin një mundësi e mirë që të tregojë talentin e saj dhe pikënisje për të krijuar një profil orgjinal si këngëtare.
“Po, “coverat” ishin një mundësi ku si këngëtare pata mundësi ta tregoj talentin tim dhe për të provokuar, matur dëgjuesit sa po pëlqehesha. Por, për të pasur një profil si këngëtare, të duhen këngë e punuar vetë,” shprehet ajo.
Kështjella e pëlqen shumë gjuhën shqipe, por nuk ka menduar ta punojë një këngë në shqip, pasiqë është e fokusuar në tregun ndërkombëtar.
“Më pëlqen gjuha shqipe shumë dhe vërtet tingëllon shumë bukur, por nuk kam menduar për këtë çështje, pasi jam e fokusuar për të arritur në tregun ndërkombëtar”, tregon ajo.
Këngëtarja nga Kosova e veçon se frymëzim për të është Nexhmije Pagarusha.
“Këngëtare të preferuar nga Kosova do ta veçoja Nexhmije Pagarushën. Është shkurt një fenomen i papërsëritur dhe krenohem që i takon popullit shqiptar”, thekson ajo.
2021 do të startojë me album dhe projekte të reja
Kështjella bëri të ditur për Albinfo.ch se këtë vit do të sjellë disa këngë të reja, të përmbledhura në një album.
“Ndër planet e reja për këtë vit do të jetë përfundimi i albumit tim të parë muzikor me disa këngë dhe të jem para një ngjarjeje të madhe muzikore. Nuk dua të flas më shumë për këtë projekt, preferoj të flasë puna ime”, përfundon ajo. /Albinfo.ch
Steisi dhe Eleni Zylfo janë dy motra shqiptare që kanë lindur, jetojnë dhe veprojnë në Modena të Italisë, shkruan albinfo.ch.
Të dy motrat janë të bukura dhe duket se janë binjake, por në fakt, ato kanë një diferncë prej 2 vjetësh në moshë. Steisi është 13-vjeçare dhe Eleni 11 vjeç.
Prej disa kohësh atë kanë krijuar vlogun e tyre, në të cilin hedhin materiale të ndryshme, si foto, video, jetën e tyre të përditshme.
Ato në postimet e tyre kanë të grumbulluara mijëra klikime në Youtube, shkruan tutje albinfo.ch.
Ani pse kanë lindur dhe jetojnë në Itali, gjuhën shqipe e kanë kultivuar nga prindërit dhe flasin shumë rrjedhshëm.
Ato mund t’i ndiqni në kanalin e Youtybe në “Steisi Eleni Zylfo”, kanal ky, ku mund të gjeni të gjitha videot interesante të vajzave që kanë karaktere të ndryshme, qoftë për vetëdijesim, veshje, kuzhinë etj.
Eleni ka dëshirë të jetë një foto-modele dhe aktore në Itali, profesione që ka për synim në të ardhmën e saj, ndërkohë Steisi ka dëshirë të jetë moderatore në fushën e mediave, qoftë në mediat shqiptare, ashtu edhe në ato italiane. /Albinfo.ch
Tashmë edhe botërisht duket se vajzat shqiptare kanë një element të veçantë bukurie në vete. Këtë po e dëshmojnë sukseset e tyre të vazhdueshme veçmas në fushën e modelizmit.
Modelja shqiptare, Bleonida Pepshi, 18-vjeçare, e lindur dhe rritur në Zvicër, por me prejardhje nga Juniku, tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e disa projekteve si imazh bukurie në Zvicër.
Që në moshë të re ajo kishte pëlqime për fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës, tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë profesion.
Ndërkohë në moshën 17-vjeçare ajo vendosi të merret me botën e modelimit dhe se është e duhura që ta zotërojë këtë fushë.
Jeta në Zvicër
Ani pse Bleonida ka lindur, jeton dhe vepron në Zvicër, ajo është me origjinë nga Juniku i Kosovës. Prindërit e saj, Mentor Pepshi dhe Valdete Salhi-Pepshi, para shumë vjetësh kishin emigruar në Zvicër shkaku i luftës dhe situatës jo të mirë të krijuar në atë kohë.
Bleonida shollimin e kishte filluar në Kerzers, në kantonin e Freiburgut, të cilin e vazhdoi deri në klasën e shtatë, pastaj së bashku me familje kishin lëvizuar nga kantoni i Freiburgut në kantonin e Argau.
Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Zvicër, ajo tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror dhe se ndjehet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime.
“Meqenëse jam lindur dhe shkolluar këtu, për mua nuk ka qenë aspak e vështirë të ambientohem me jetën dhe shoqërinë në Zvicër”.
E bukur, delikate dhe plot sharm
Këto janë fjalët që e karakterizojnë Bleonida Pepshin, modelja që po ecën me hapa të sigurt në Zvicër dhe po tregohet goxha e suksesshme në këtë fushë, duke pozuar brende të veshjes dhe së fundmi edhe të parfumit “Versuit” në Zvicër.
Ajo është një fytyrë e re e modës, delikate, që në vete bart elegancë të plotë, fal pamjes së saj dhe stilit të veçantë të veshjes.
Duke qenë se çdo modele në plan të parë ka bukurinë dhe veshjen, Bleonida Pepshi shprehet se është e pasionuar në raport me të dyja këto.
“Veshjet e markës ‘Gucci”, e po ashtu edhe ajo ‘Zara’ më pëlqejnë më së shumti, por nuk janë të vetmet, sepse më pëlqejnë edhe shumë marka të tjera”, shprehet ajo.
Po ashtu, rëndësi për Bleoniden ka edhe kozmetika. Patjetër që për një modele që të duket bukur, duhet edhe gërshetimi i saj me kozmetikën.
“Përveç modelizmit, si fushë e preferuar imja, tani jam duke ndjekur edhe kurse për kozmetikë në Zvicër”.
Dashuria e saj për fotografinë
Ani pse Bleonida është një emër i veçantë, asaj i pëlqen ta quajnë shkurt Nida. Fotosesionet e saj janë me shumë shije dhe mjaft tërheqëse. Fotot e saj reflektojnë një karakter të fortë dhe mjaft seriozitet.
Shumë faqe të njohura Instagrami për femra, si nga Kosova, Shqipëria, ashtu edhe nga Zvicra, kanë postuar foto të ndryshme të saj, si modele bukurie.
Duke qenë se është fotogjene, Bleonida së fundmi ka reklamuar parfumin e ri të quajtuar “Versuit”, e po ashtu edhe disa veshje për butiqe të ndryshme.
“Së fundmi kam realizuar një reklamë për parfumin “Versuit” që shumë shpejt do të dalë në treg. Jam ndarë shumë e kënaqur, për mënyrën se si është realizuar reklama, ndërkohë që marketingun e ka bërë fotografi Shpend Salihu dhe me pronarët e parfumit që janë shqiptarë, Fatmir dhe Mimosa Kastrati”, është shprehur Nida.
Kosova dhe veshjet tradicionale
Shohim shumë modele që janë të dhëna pas veshjeve moderne, duke harruar apo edhe duke mos dashur t’i kultivojnë veshjet e mirëfillta tradicionale.
E për Bleoniden kjo nuk vlen, sepse veshjet tradicionale, e po ashtu edhe veshjet e nusërive në Kosovë i pëlqen shumë, aq sa edhe ka bërë reklama për to.
“Veshjet tradicionale i dua dhe më pëlqejnë shumë. Kam reklamuar veshje tradicionale në Kosovë, në qytetin e Vushtrrisë, në butikun “Vella”.
Nga ana tjetër, Bleonida është shumë e lidhur me Kosovën, ajo tregon se zemra i rrah ndryshe kur prek tokën e Kosovës, ku atje ka edhe familjarë të saj, duke e bërë një lidhje të ngrohtë me ta.
“Jam shumë e lidhur me Kosovën dhe më pëlqen vendi im, andaj për çdo vit udhëtojmë për pushime Kosovë”.
Bleonida Pepshi është një emër premtues në fushën e modës me qëllime të qarta drejt suksesit.
Është vetëm katër-vjeçar, por është një top model shumë i njohur. Madje, me këtë profesion ka filluar të merret më herët dhe është emër i njohur në modelizëm. Ky Ardi Klimenta, raporton albinfo.ch.
Ardi është një fëmijë shumë i kërkuar në Evropë nga dizajnerë të huaj, kurse tani është bëri i njohur edhe në Kinë.
Ardi jeton me familje në Zvicër dhe ende nuk ka shkelur në Kinë, por megjithëse këtë, fotot dhe emri i tij së bashku me karrierën dhe famën e tij po flitet e shkruhet edhe në mediat kineze, madje duke e krahasuar me stil edhe me David Bechkam, pavarësisht se me krenari e themi se ai është fëmija i madh i prindërve shumë simpatik shqiptarë, transmeton lajmi.net.
Tash duhet t’i rreket punës, fotografive, reklamave, dhuratave dhe komplimenteve. Bukuroshja shqiptare Doresa Halilaj ka lënë pas një fundjavë stresuese pas spektaklit që u mbajt më 7 gusht në Windhagen të Gjermanisë, ku ishte pjesë e dhjetë kandidateve për të u zgjedhur “Miss Universe Germany 2016”.
Ajo u shpall përcjellësja e parë e “Miss Universe Germany 2016” (vendi i dytë). Për 22 vjeçaren më prejardhje nga Kosova kjo ishte një arritje më e madhe sa që ka shpresuar, raporton “albinfo.ch”.
Doresa banon në Metzingen të Gjermanisë. Ajo është infermiere dhe punon në klinikën e të aksidentuarve në Tubingen. Edhe pse i pëlqen fusha e modelimit, Doresa nuk do të hiqte dorë nga profesioni i infermieres për një karrierë si modele.
“Këtë pyetje ma kanë bërë edhe shumë kolegë të mi. Përgjigja ime është: Jo, dëshiroj të qëndroj tek pacientët e mi. Karriera e një modele është shumë stresuese dhe spontane. Unë e pëlqej jetën dhe punën time qe e bëj çdo ditë në spital”, ka thënë Doresa për mediat gjermane.
Bukuroshja shqiptare është shprehur se ka marrë shumë mesazhe urime për çmimin që e ka fituar, madje njerëzit kanë filluar ta njohin edhe kur del rrugës, nga ku nuk i mungojnë as komplimentet e shumta.
Kurorën e më të bukurës të këtij spektakli e ka fituar Johanna Acs.
Ajo nuk arriti të fitojë kurorën e bukurisë në “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”, por arriti të bëhet pjesë e një gare botërore. Bukuroshja kosovare, e cila jeton në Zvicër, Qendresa Azemi, është zgjedhur të jetë përfaqësuese e Kosovës në spektaklin e bukurisë “Face of Beauty Internacional 2016” që do të mbahet në Ulan Bator të Mongolisë.
Këtë lajm ajo e ka shpërndarë edhe me miqtë e saj në “Facebook”, në të cilën ka shkruar në dy gjuhë: frëngjisht dhe shqip:
“Jam krenare që përfaqësoj vendin tim në Face of Beauty Internacional 2016. Prej 10 deri më 23 shtator 2016 në Mongoli. Falënderoj Ferdi Avmedoskin, sepse pa të kjo nuk do të kishte qenë e mundur”, ka shkruar Qëndresa, njofton albinfo.ch.
Vajza 19 vjeçe nga Glarusi, me prejardhje kosovare, Ergina Ramadani është kualifikuar, në mesin e 9 vajzave më të bukura për finalen e sivjetme të zgjedhjes së Misit për Zvicrën lindore. Asaj madje i parashihen shanse të mira që të fitojë kurorën në spektaklin që do të mbahet më 21 maj në St. Gallen, shkruan südostschweiz.
Ergina ka dalë e para, gjegjësisht ka marrë më së shumti vota lexuesish në garën virtuale që ka shpallur portali 20minuten.ch.
Nëse do të fitojë, ajo do të jetë e dyta pas Michelle Schmid, që do ta sillte kurorën në kantonin e Glarusit, transmeton albinfo.ch. Schmid kishte fituar titullin e Miss Zvicrës Lindore në vitin 2014.
“Në rast se fitoj, unë do ta shfrytëzoj popullaritetin e fituar për mbështetur të sëmurët. Gëzohem shumë kur i bëj të buzëqeshin të sëmurët nga kanceri”, thotë 19 vjeçarja e cila është duke ndjekur shkollën profesionale për radiologji.
Por, rruga deri atje nuk është aspak e lehtë.
Ata që duan ta ndihmojnë Erginën për të fituar kurorën e më të bukurës, këtë mund ta bëjnë duke dërguar një SMS prej 90 rapësh në numrin 919 me fjalëkalimin mo07.
Albinfo.ch në revistën e saj e cila del javën që vjen, bën një prezantim më të zgjeruar të Erginës dhe kandidates tjetër për Mis Zvicra Lindore, Leunora Hasanaj.
Filloreta Berisha tashmë është bërë një emër i njohur në Zvicër. Muajin e kaluar ajo në konkursin e bukurisë “Miss Auto Zurich” fitoi dy çmime: përcjellësja e parë e miss-it dhe “Miss Fotogjenia”. Menjëherë pas këtij suksesi, bukuroshes pejane e cila jeton në Sempach të Lucern-it, i ofrohet marrëveshje për të qenë pjesë e reklamës “Mercedes Fans Schweiz”. Kaçurrelja 20-vjeçare në këtë intervistë të dhënë për albinfo.ch na tregon më shumë për profesionin dhe jetën e saj private.
albinfo.ch: Fitove dy çmime në “Miss Auto Zurich”. Përcjellësja e parë dhe “Miss Fotogjenia”. Çfarë kanë ndryshuar në jetën tënde këto dy çmime? Filloreta Berisha: Derisa isha e vogël ëndrra ime ishte që të bëhem miss. Jam shumë e kënaqur për këto dy çmime dhe që ëndrra më është realizuar. Natyrisht se kam pritur edhe më shumë, por besoj që në të ardhmen do të korr suksese të tjera.
Me profesion je kontabiliste. Çfarë bën tjetër jashtë profesionit? Merrem me sport, fitnes. Ndërsa pjesën tjetër të lirë e kaloj me familje. Po ashtu jam duke studiuar edhe në gjuhën angleze.
Më e rëndësishme për ty tash është të arrish suksese në skenat e spektakleve të bukurisë apo të shkollimit? Natyrisht që për mua primar është shkollimi, por fatmirësisht po mundohem t’ i bëj suksesshëm të dyja në të njëjtën kohë.
Çfarë roli luan bukuria në jetën tënde? Bukuria ka rëndësi në jetën e secilit, mirëpo për mua karakteri, morali dhe komunikimi me njerëz e bën një person të bukur. Pa i pasur këto atribute, nuk mund të ketë bukuri të përsosur.
Një femër e cila bëhet e njohur për publikun, a duhet të dalë nga shtëpia pa make – up? Mendoj se një person publik duhet të ketë kujdes në çdo dalje, sjellje dhe lëvizje që bën, për shkak se përcillet nga masa. Edhe unë nuk dal nga shtëpia pa qenë e kompletuar.
Cili është komplimenti më i mirë që të është bërë ty? Komplimente kam marrë të shumta, por ato që më bëjnë më së shumti përshtypje janë kur më thonë se jam një person me plot buzëqeshje, me shpirt të pastër dhe e komunikueshme me njerëz të tjerë.
Çfarë pëlqen më së shumti në pamjen dhe trupin tënd dhe çka jo? Flokët kaçurrele më pëlqejnë më së shumti. (qesh).
A është dikush që ka fituar zemrën tënde? Jo, askush. Nuk jam e dashuruar.
Si duhet të jetë një mashkull për ty me të cilin do të kishe menduar të ardhmen tënde? Nuk e kam paramenduar asnjëherë. Dashuria vjen atëherë kur nuk e parashikon.
Për hirë të dashurisë a kishe pranuar të kthehesh për të jetuar në Kosovë? Sot mund të them jo, por jetës nuk i dihet…
Planet për të ardhmen tënde? Shkollimi dhe pjesëmarrja në fushat e ndryshme të modelimit dhe spektakleve të bukurisë.
Nuk mjafton vetëm bukuria… Bukuria ka rëndësi në jetën e secilit, mirëpo për mua karakteri, morali dhe komunikimi me njerëz e bën një person të bukur. Pa i pasur këto atribute, nuk mund të ketë bukuri të përsosur.
Është e lindur në Zvicër, por në zemër e ka Kosovën. Liridona Uka nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Me modelim ajo merret që prej moshës 16-vjeçare. Pos sfilatave të shumta, ajo ka arritur t’ua rrëmbejë çmimin e parë vajzave të Dukagjinit, duke fituar në spektaklin “Top model Dukagjini 2009”. Po ashtu Liridona është zgjedhur edhe “Miss Zvicra – Shqiptare” në një spektakël të organizuar nga bashkatdhetarët tanë këtu. Ka marrë pjesë edhe në videoklipin e këngëtarit Edi Gjakova, kurse prej kohësh është modele e agjencisë “Bora Balaj Fashion”, e njohur për kreacionet e saj për veshje kombëtare dhe fustane solemne.Sukseset e shumta në fushën e modelimit dhe spektakleve të bukurisë e kanë bërë 23-vjeçaren Liridona Uka të zgjedhet si bukuroshja më e denjë për të përfaqësuar Kosovën në spektaklin e bukurisë “Miss First Beuty World 2014” në Kore. Ajo ka disa ditë që është duke qëndruar atje dhe duke u përgatitur për finalen e madhe që do të mbahet më 9 dhjetor të këtij viti. Për albinfo.ch Liridona na tregon për çastet që është duke i kaluar atje. “Ftesa për të përfaqësuar Kosovën më ka ardhur nga drejtori nacional i Kosovës, Shpejtim Zejneli. E pranova me shumë gëzim dhe ndihem krenare që kam fatin të përfaqësoj shtetin tonë, Kosovën”, shprehet ajo me krenari. Uka, gjatë ditëve sa është në Kore, së bashku më vajza të tjera kanë vizituar vende të ndryshme. Sipas saj, konkurrenca është shumë e madhe, por si shqiptare që është, nuk e ka ndërmend të dorëzohet. “Jemi 23-vajza dhe po kalojmë mirë së bashku. Unë jam në një dhomë me përfaqësuesen nga Filipinet, e cila e njeh paksa gjermanishten dhe po kuptohemi shumë mirë me njëra-tjetrën. Ka filluar t‘i mësojë edhe disa fjalë shqip. Konkurrenca është e madh, por si shqiptare që jam, nuk do të dorëzohem”, tregoi ajo për albinfo.ch.
Gjatë paraqitjes së saj në finale, ajo do të sfilojë me veshje kombëtare të dizajnuara nga Bora Balaj. Ndërkohë, me vete ka marrë edhe flamurin e Kosovës dhe atë kombëtar. “Në mes të flamurit është Shqiponja, kokën lart e shumë krenar, t’i themi botës se jemi shqiptarë”, theksoi ajo për të vazhduar tutje. “Sa herë që e shoh flamurin kombëtar, kam një ndenjë të veçantë, prandaj kudo që shkoj atë e marr me vete”, u shpreh ajo.
Liridona Uka është shumë ambicioze për të fituar garën në këtë spektakël, ndërsa pas këtij spektakli ajo pret një ofertë për të reklamuar në Brazil. Përveç angazhimeve me modelim, Dona punon për dyqane të veshjeve të firmave më të shtrenjta në botë, ndërkohë i ndihmon edhe babait të saj në menaxhimin e picerisë “Romantika” në Klingnau të Zvicrës.
Nrecë Kabashi ka zënë vendin e tretë në spektaklin “Miss & Mister Romande 2015”, spektakël ky që organizohet vetëm për kantonet frankofone (Romandi). Manifestimi i cili është mbajtur në Gjeneve ka shpërblyer me një çmim djaloshin shqiptar nga komuna e Pejës.
“Gara ka qenë e shumë e madhe. Në fillim kanë qenë 400 kandidatë, më pastaj është bërë seleksionimi për finale, kurse unë arrita të fitoj vendin e tretë. Ishte një kënaqësi për mua dhe asnjëherë nuk e kisha menduar se do të arrij këtë sukses”, ka theksuar për albinfo.ch 23 vjeçari që jeton në Gjenevë të Zvicrës.
Tutje, ai ka deklaruar se këtë çmim ia dedikon nënës së tij të sëmurë. “Për mua ky titull është një fitore kundër jetës. Me familje kemi jetuar në Kosovë deri në kohën e luftës, pastaj babai na ka rregulluar dokumentacionet dhe na ka sjellë këtu në Gjenevë. Tash pesë vite nëna ime vuan nga një sëmundje dhe është në dializë, andaj dua që ky çmim dhe kjo fitore t`i dedikohet plotësisht asaj”, është shprehur Kabashi.
Nreca, i cili punon në logjistikë në një postë në Gjenevë, dëshiron që në të ardhmen të punojë si model në Paris, por nuk i refuzon as pjesëmarrjet në reklama apo konkurse të bukurisë në Kosovë.
“Me shumë qejf do ta kisha pranuar edhe ndonjë ofertë në Kosovë. Është vendi im, aty jam i lindur”, shton ai.
Fitues të këtij spektakli u zgjodhën Julie Aubry dhe Mattia Tondo, ndërsa duhet theksuar se kurorën e Miss-it e dhuroi shqiptarja Sindi Arifi e cila ishte kurorëzuar dhe mbante për një vit titullin “Miss Suisse Romande 2014” .
A.Gj.
Tashmë i riu nga Gjakova ka mbërritur edhe në shtëpinë prestigjioze të modës “Versace”, duke vazhduar me sukses karrierën e tij ndërkombëtare në fushën e modës.
I kanë mjaftuar vetëm 2 vjet modelim 20-vjeçarit nga Kosova, Edison Kelmendi, për t’u bërë i njohur në fushën e modës jo vetëm në Zvicër, por edhe në skenën ndërkombëtare.
Edisoni thotë t’i ketë hyrë në qejf modelimi ngase ishte inspiruar nga babai i tij, i cili qysh si i vogël e kishte fotografuar çdo lëvizje të tij.
“Ka dy vjet që merrem me modelim, por me një angazhim të plotë vetëm 1 vit“, tha Edisoni për albinfo.ch.
Tashmë i riu nga Gjakova ka shkelur edhe në shtëpinë prestigjioze të modës “Versace”, duke vazhduar me sukses karrierën e tij ndërkombëtare në fushën e modës.
Edisoni ishte pjesë e sfilatës së „Versace“ për koleksionin vjeshtë/dimër 2012/13.
„Ka qenë një ndjenjë e papërshkruar. Kam qenë me fat të takohem me Donatela Vercace-n“, tha për albinfo.ch modeli me prejardhje nga Gjakova, Edison Klemendi.
Modeli shqiptar përveç në „Versace“, tashmë po modelon edhe në Mynih e Hamburg, si dhe në vende të tjera. Aktualisht ka një kontratë me Schwarzkopf në Hamburg.
Jo vetëm kaq, fotografitë e Edison Kelmendit tashmë kanë zënë vend në ballinat e revistave më të njohura gjermane dhe zvicerane.
Paraqitja më e njohur e Edisonit ishte në Gjermani për magazinën „GQ“.
„Isha edhe në magazinat „Joy“, „Look“, „Friday“, „Hochzeit“, „Lounge“, por edhe në shumë të tjera“, bën të ditur Edisoni Kelmendi.
Edisoni ka realizuar disa sesione të tjera me fotografi në “Schweizer illustrierte” dhe “Herren Globus”, duke bashkëpunuar me fotografët e njohur Michael Rohner dhe Christoph Kostlin. Edisoni tha ta ketë marrë seriozisht bisnesin e modelimit dhe dëshiron të arrijë më shumë në këtë fushë.
Edison Kelmendi është i lindur në Gjakovë. Modeli shqiptar kishte migruar me familjen në Zvicër në moshën njëvjeçare. Tani ai jeton me familje në Cyrich të Zvicrës.
20-vjeçari nga Gjakova udhëton shumë nëpër qendrat më të rëndësishme botërore të modës, ndërsa e ka hobi futbollin, por ka dëshirë të lexojë dhe të dëgjojë muzikë.
Një juri profesionale prej 6 anëtarësh i ka ndarë ditë më parë në Cyrih shqiptares 20 vjeçare Leunora Xhemajlaj titullin “Face of Switzerland 2012”. Kjo është një e arritur e madhe për vajzën e bukur nga Rombach-u i Aargaut, e cila, të dielën që vjen, feston ditëlindjen e saj të njëzetë.
Me zgjedhjen si “Fytyra e vitit e Zvicrës”, Leunora ka realizuar një ëndërr të kahmotshme. Që në fëmijëri ajo kishte pasur shumë dëshirë të konkurronte për t`u zgjedhur mis. Në fakt kjo dëshirë iu plotësua asaj gjatë verës që shkoi, kur, në “Mis Kosova 2012” hyri në mesin e dhjetë më të bukurave dhe fitoi çmimin “Mis fotogjenia”.
Suksesi i arritur në Kosovë e kishte trimëruar atë që të merrte pjesë edhe në garën për “Face of Switzerland 2012”.
Të mbash këtë titull, për Leunorën do të thotë shumë. “Fytyra ime e përcjell tutje simpatinë e Zvicrës”, thotë ajo. Leunora kishte pasur gjithmonë dëshirë që ta përfaqësonte Zvicrën në ndonjë mënyrë. Përkundër rrënjëve të saj kosovare, ajo identifikohet plotësisht me Zvicrën. “Unë kam lindur dhe jam rritur këtu. Zvicra është vendlindja ime”.
Gara e kishte joshur atë edhe për faktin se, ndryshe nga gara për “Mis Zvicra”, kandidatja nuk është e detyruar të jetë perfekte në gjithë paraqitjen e saj. “Këtu nuk kërkohet një `pako komplete`, por është fytyra ajo që vlerësohet”, thotë Xhemajlaj e cila është e gjatë “vetëm” 1.68 m.
Leonora jeton akoma te prindërit në Rombach dhe punon në administratën e një tregtoreje me artikuj për zyra, në Hünenberg. Deri më tash në vendin e punës udhëtonte me trafik publik. Por, falë çmimit të fituar, ajo tash e tutje do të udhëtojë me veturën që i është dhënë në dispozicion nga “Face of Switzerland”. Natyrisht, pas 6 muajsh ajo duhet t`ia kthejë sërish këtë makinë sponsorit.
Suksesi nuk i ka “rënë në kokë” Leunorës. Ajo dëshiron që patjetër të vazhdojë punën në profesionin që e ka mësuar ndërsa modelimin do që ta ketë si hobi. Tash për tash nuk mendon që t`i kushtohet plotësisht karrierës së modeles, thotë ajo për gazetën “Baselandschaftlichezeitung”.
“Tash duhet të shoh njëherë se çfarë më ofrohet. Unë, natyrisht, nuk do të kisha asgjë kundër ndonjë oferte”, thotë Xhemajlaj. Ndërkohë, menjëherë pas kurorëzimit të saj si “fytyra e Zvicrës”, Leunorës tashmë i kanë ardhur ofertat e para nga bota e marketingut.
Aktorja dhe topmodelja 22 vjeçe, Iris Shala, e lindur në Prishtinë dhe që jeton në Graz të Austrisë është zgjedhur për “Playmate July 2013”, titull që e shpall revista për meshkuj “Playboy”, botimi gjerman për çdo muaj.
Irisi është e njohur edhe nga një rol që ajo ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (na dhe dashuria). Në Austri ajo ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë.
Në biografinë e saj shkruan se është e lindur më10 gusht të vitit 1990 në Prishtinë.
Në intervistat që ka dhënë për mediet e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi thotë se gjithmonë ka pasur një afinitet për aktrimin. Këtë e ka edhe njëfarë trashëgimie, thotë ajo, dhe zbulon se gjyshi i saj ka qenë Abdurrahman Shala, një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë.
Është me siguri shqiptarja e parë që zgjidhet “Playmate” në revistën e njohur për prezantimin erotik të femrave, “Playboy”.
Kristjana Duhanaj është përfaquesja e Republikës së Kosovës që merr pjesë në garën e bukurisë “Face of Beauty International 2013”, që është duke u zhvilluar nga data 3 nëntor 2013 në Tajlandë.
Kristjana është një vajzë 19 vjeçare nga Klina dhe jeton në Suedi. Ajo do të performojë me veshjen e Shote Galicës dhe me fustanet e butikut Fashion, me pronar Flurim Kryeziun.
Kristjana Duhanaj ka valëvitur flamurin e Republikës së Kosovës në Tajlandë, shtet ky i fundit që deri tash ka njohur shtetin tonë.
Gjatë këtyre ditëve ajo ka treguar seriozitet duke fituar zemrat e vetë garueseve dhe medieve Tajlandeze, për të qenë favorite për titullin kryesor, përzgjedhja për të cilin do të mbahet më 12 Nëntor 2013.
Shpejtim Zejneli, drejtori nacional i kësaj gare për Kosovën lut shqiptarët kudo që janë, të përkrahin bukuroshen shqiptare, duke e votuar atë në Internet që të jetë fituese edhe e votimit elektronik.
Mbrëmjen e të shtunës në “Komplex 457” është mbajtur spektakli “Miss Zürich”, në të cilin është zgjedhur vajza më e bukur e Kantonit të Cyrihut. Kurora “Miss Zürich 2013”, pas një programi të pasur artistik dhe sfilatave rë shumta, ka shkuar në kokën e bukuroshes Marina Etlin.
Ajo ka marrë vlerësimin më të lartë nga juria dhe publiku dhe kështu për një vit do të bartë kurorën, që nënkupton edhe shumë aktivitete, parakalime, termine fotografimi dhe sigurisht, pjesëmarrjen në Miss Zvicra 2014. Etlin, që tash ka hyrë në mesin e 18 kandidateve për këtë titull.
Një kandidate tjetër të cilës i janë dhënë gjasa të mira në këtë garë ka qenë dhe shqiptarja Bleta Gashi. Ndonëse nuk ka marrë kurorën, ajo është zgjedhur “Miss Fotogjenia”, respektivisht ka zënë vendin e tretë në përzgjedhjen e misit të Kantonit të Cyrihut. Dhe ky nuk është sukses i vogël, kur dihet konkurrenca e fortë që mbretëron në qytetin dhe kantonin më të madh të Zvicrës.
Albana Shabani, shqiptarja që pak muaj më parë pati fituar kurorën “Mis Schwarzwald 2013”, është zgjedhure treta në një konkurrencë për titullin “Miss Süddeutschland 2014” (Mis Gjermania e Jugut), që është mbajtur të enjten, më 8 janar.
Vajza 18 vjeçe nga qyteti Triberg ka qenë dje pjesë e një gare, fituesja e të cilës merr pjesë drejtpërdrejt në garën për Mis Gjermaninë 2014, shkruan regiotrends.de. Dhe, ky privilegj i ka takuar kësaj here studentes 27 vjeçe të menaxhmentit dhe biznesit Mareen Wehner nga Heilbronni. Vendin e dytë ose titullin e shoqërueses së parë të misit të ri e ka fituar Michaela Ciernioch, një profesioniste 24 vjeçare në fushën e automobilave.
Wehner, e zgjedhur “Mis Gjermania Jugore” do të marrë pjesë në spektaklin e zgjedhjes së Misit të Gjermanisë që mbahet më 8 shkurt 2014 në Europa Park në Rust. E posazgjedhura ka përvojë të mirë në këso garash. Vetëm dy vite më parë Mareen Wehner kishte fituar titullin e të dytës në garën për Mis Gjermania, që është një bazë e mirë për garën që e pret më 8 shkurt.
Ndërsa Albana Shabani është duke ndjekur mësimet në gjimnazin ekonomik në Furtwangen dhe qysh si e vogël kishte ëndërruar të fitonte në një garë për mis.
Si nxënëse e rregullt që është, ajo menjëherë pas garës ka vazhduar për në shkollë. Albana në asnjë mënyrë nuk mendon të braktisë shkollën për shkak të angazhimit si mis Schwarzwald. Në vitin 2015 ajo do të bëjë abiturën dhe pastaj të fillojë studimet. Aktualisht është duke mësuar gjuhën e pestë, spanjishten. Ajo e zotëron gjuhën e prindërve, shqipen dhe veç saj edhe gjermanishten, anglishten dhe frëngjishten.
19-vjeçarja që jeton në Zvicër, Bleta Gashi, nuk ka arritur të rrëmbejë kurorën e më të bukurës, por është zgjedhur shoqëruesja e parë në eventin e bukurisë «Miss European Tourism 2014» që ishte mbajtur nga 27 qershori deri më 6 korrik 2014 në Rumani.
Bleta Gashi është e gjatë 1.74 cm dhe ka marrë pjesë në Miss Zürich, me ç`rast është shpallur fituese e titullit Miss Fotogjenia.
Megjithatë, Bleta, e cila në Rumani ka valvitur flamurin shqiptar, ka marrë komplimente si kandidatja më e bukur.
Shpejtim Zejneli, drejtor nacional i kompanisë që bën përzgjedhjen e kandidateve nga Kosova, ka paralajmëruar pjesëmarrjen edhe në garat e bukurisë në Kinë dhe më pas në Turqi.
Kurora e “Miss European Tourism 2014” sivjet i ka takuar Miss Letonia, ndërsa shoqëruese e dytë u zgjodh Miss Ukraina.
Anita Shala dëshiron të zgjedhet “Miss Zvicra 2014”. 20-vjeçarja, e cila jeton në Emmenbrucke të Luzernit, është e vetmja kandidate nga Zvicra qendrore, e cila merr pjesë në këtë spektakël. Ndihmësja e mjekut të dhëmbëve që punon në një ordinancë në Cyrih nuk i pëlqen shumë grimin e tepërt dhe as veshjet ekstravagante. Edhe kur ka për të dhënë ndonjë intervistë para medieve, asaj nuk i duhet më shumë se 30 minuta për t’u rregulluar.
“Shumë më mirë kuptohem me njerëzit që nuk janë shumë të pashëm. Shumë njerëz bukurinë e lidhin me arrogancë, të tjerët me zili dhe xhelozi. Kjo nuk më pëlqen”, ka thënë Anita.
Në ordinancën e dhëmbëve në Cyrih bukuroshja me prejardhje shqiptare, e cila është gjatë 1.77 cm, punon e pashminkuar. “Gjithmonë ka femra të bukura ose një trup më të mirë se unë, por ju duhet ta shfaqni atë që keni nga brendësia, e jo nga veshja. Pamja e jashtme është dhuratë nga zoti”, thotë asistentja e dhëmbëve.
Kam përkrahjen familjes
Anita Shala është e lindur dhe e rritur në Emmenbrucke. Prindërit kanë prejardhje nga Kosova. “Ata janë shumë të gëzuar që unë jam në mesin e finalisteve. Në veçanti nëna ime, e cila ishte e habitur kur i tregova për këtë. Ajo dëshironte gjithmonë të më shihte në një skenë të tillë”, thotë asistentja bukuroshe. Gjithashtu edhe babai i saj ishte shumë krenar për arritjen e bijës së tij. “Ai e respekton pjesëmarrjen time, pavarësisht që kjo sfidë është me stres, megjithatë po ia kaloj mirë. Babain e kam si shok”. Të gëzuar për pjesëmarrjen e saj në spektaklin “Miss Zvicra” janë edhe motra e saj, Agnesa, 18 vjeçe dhe vëllai Muhameti, 15-vjeçar. “Kam pasur përkrahje të madhe nga familja ime. Ne kemi një lidhje të veçantë familjare”, thotë Anita Shala. Ajo ka mësuar shumë nga kultura e Kosovës, por këtë e ka gërshetuar edhe më arsimin e marrë nga Zvicra.
S ‘di a kam shans të fitoj “Miss Zvicra 2014”
Në rrethin e saj Anita përshkruhet si një person me zemër të mirë. 20-vjeçarja, e cila që afro tre vjet është në lidhje me Rinorin, 22-vjeçar nga Cyrihu, me të cilin tashmë edhe bashkëjeton, tregon shumë për jetën e saj. E pëlqen diellin, sepse në rrezet e diellit ndihet veçanërisht mirë. Është e kujdesshme në ushqim, por nuk i kushton shumë rëndësi dietave. “Pikë e dobët” e saj duken të janë këpucat, ka aq shumë, sa që duhet një kohë e gjatë për t’ i numëruar.
Anita nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë me të nëse shpallet fituese. “Përpara planifikoja gjithçka, kurse këtë herë e kam lënë që gjërat të rrjedhin vetvetiu. Nuk e kam idenë se a kam shans për të fituar”, thotë ajo. Nëse fiton, ajo dëshiron të jetë një shembull për fëmijët e saj. “Unë kisha një fëmijëri shumë të mirë dhe dua ta trashëgoj atë përvojë”, ka thënë Anita Shala, në një intrevistë për “Neue Luzerner Zeitung”.
Valmira Krasniqi është shpallur përcjellësja e dytë e “Miss Universe Gjermania 2014”. Bukuroshja shqiptare, 18-vjeçare, e cila jeton në Helbron të Gjermanisë, ka arritur këtë sukses në mesin e 10 finalisteve që u mbajt në Gjermani.
Faqja zyrtare e “Miss Universe Germany” sapo ka njoftuar për finalistet e këtij viti. Sipas saj, fituese e kurorës së “Miss Universe Gjermania 2014” është shpallur Josefin Donat, përcjellësja e parë Sandra Lopez, ndërsa përcjellësja e dytë Valmira Krasniqi. “Ne kishim dhjetë finaliste mahnitëse. Zgjedhja ishtë më e vështirë se kurrë më parë, mirëpo ne tashmë kemi një “Miss Universe Gjermania” të re dhe ajo është Josefin Donat”, ka shkruar kjo faqe.
Kujtojmë se pjesë e këtij spektakli ishin edhe dy shqiptaret e tjera, Albina Nocaj dhe Martina Ivezaj, për të cilat gjithashtu kishte shkruar kohë më parë portali albinfo.ch. Derisa Albina, vajza me prejardhje nga Gjakova, nuk arriti më shumë se në mesin e 15 finalisteve, bukuroshja tjetër shqiptare nga Mali i Zi, Martina Ivezaj, hyri në finale, duke u llogaritur si favorite, megjithatë nuk arriti të rrëmbejë asnjërin nga tri çmimet kryesore.
Sindi Arifi është shqiptarja e parë që ka fituar kurorën e një spektakli bukurie në Zvicër. Në vitin 2013 ajo u shpall fituese e “Miss Zvicra Frankofone”. Që nga ajo kohë Sindi ka marrë pjesë në shumë sfilata dhe kompani me emër jo vetëm në Zvicër, por edhe në Evropë. Përveç kësaj, për albinfo.ch Sindi tregon se pasion e ka edhe muzikën, ku premton që së shpejti të shfaqet edhe me ndonjë projekt të ri muzikor.Është një nga vajzat më të bukura në Zvicër, e cila këtë dhuratë të natyrës ka ditur ta shfrytëzojë më së miri. Është shqiptarja e parë që ka fituar kurorën në një spektakël bukurie në Zvicër. Viti 2014 për Sindi Arifin ishte viti më i suksesshëm në jetën e saj, sepse këtë vit ajo u zgjodh “Miss Zvicra Frankofone”. Skenën e spektakleve të bukurisë ajo e kishte pëlqyer që në moshë të re, ani pse nuk kishte marrë pjesë asnjëherë më parë.
“Vitin e kaluar prindërit e mi më regjistruan në konkursin “Miss Suisse Romande” (Miss Zvicra Frankofone). Ishte përvoja ime e parë. Kam dëshiruar gjithmonë të shfaqem në skenat e bukurisë. Ishte një moment magjik për mua. Ndihesha shumë e entuziazmuar dhe kisha përshtypjen që shihja yjet me sy. Që nga ai moment unë e kuptova se kjo ishte me të vërtetë ajo që kam dashur të bëj”, kujton për albinfo.ch 20-vjeçarja Arifi përvojën e saj në spektaklin zviceran.
Kurora më përmbushi ëndrrat e mia
Kurora e “Miss Zvicra” Sindit i dha shumë vetëbesim për të përmbushur ëndrrat e saj. “Titulli më dha besim në veten time. Sot jam e vetëdijshme se për çfarë jam e aftë. Kam mësuar se në jetë nuk fitohet asgjë me lehtësi. Duhet luftuar dhe të mos heqësh kurrë dorë nga qëllimet. Kam luftuar për të shtyrë limitet e mia dhe për të arritur qëllimet që unë vendosa për veten time. Tani kam qëllime edhe më tej dhe dua të punoj që të kem sukses në arritjet e mia”, thotë ajo.
Triumfi i këtij spektakli asaj i ka hapur dyer të reja drejt fushës së modës. Ndonëse për shkak të kontratës që ka me organizatorët e spektaklit nuk mund të jetë e hapur shumë për reklama të reja, megjithatë aq sa i është lejuar, Sindi deri tash ka marrë pjesë në disa sfilata të mëdha të modës, duke përfshirë edhe markën italiane Salvatore Ferragamo, e gjithashtu edhe për agjenci të njohura të modelimit.
Shqiptarja e lindur në Zvicër, por me prejardhje nga Mali i Zi, bën një jetë shumë dinamike, me shumë udhëtime, lëvizje dhe takime pune. “Për të jetuar nga modelimi, ju duhet të shkoni në qytetet e mëdha në Evropë apo kudo në botë, si në Paris, Milano, Londër apo në Nju-Jork. Në Zvicër ju filloni karrierën tuaj, por për të shkuar më tej do të duhej të shkoni diku tjetër. E gjithë kjo mua më bën që të mos mërzitem, sepse çdo ditë është një ekspriencë e re për mua”, shprehet studentja e studimeve të larta sociale, e cila na tregon edhe se si është një ditë e saj. “Ditët e mia janë shumë të ndryshme. Ndonjëherë me fotografi, nganjëherë me sfilata, nganjëherë me takime. Por, në çdo rast, çdo mëngjes unë bëj fitness”, thotë Sindi, e cila pos kësaj merret edhe me karate, volejboll dhe balet.
Përkundër angazhimeve të mëdha që ka, shqiptarja Arifi nuk lë anash pa falur edhe dashuri për familjen dhe të afërmit, ndërkaq për ndonjë person të caktuar duket se është me e rezervuar të flasë, por thotë se burri ideal për të është ai njeri që tregon respekt, dashuri dhe besim.
Muzika, një pasion tjetër i saj
Përveç aktiviteteve në fushën e modelimit dhe studimeve, Sindi Arifi merret edhe me muzikë. “Kënga është pasion imi. Që në fëmijëri merrem edhe me muzikë. Këndoj dhe i bie kitarës dhe pianos. Kam marrë pjesë edhe në shumë ngjarje muzikore dhe në të ardhmen kam ndërmend të realizoj edhe këngë të reja”, pohoi ajo në fund të bisedës sonë.
Revista e njohur botërore “Maxim magazine”, e cila ka shtrirje në Gjermani, Zvicër dhe Austri ka publikuar sot (e martë)100 femrat më të bukura për vitin 2014. Në mesin e tyre gjenden edhe dy shqiptare: Dorina Podrimja dhe Luanda Krasniqi. Dorina Podrimja e cila vitin e kaluar ishte pjesë e “Miss Zvicra 2013” ka thënë se është ndjerë mjaft e lumtur që gjendet në mesin e 100 vajzave më të bukura të tri shteteve gjermanofolëse.
Revista e cila është dedikim për meshkuj e ka vlerësuar Dorinën si një modele me pamje të mrekullueshme.
Sipas “Maxim” Dorina është “Miss Solothurn” dhe e cila po e përfaqëson denjësisht këtë kanton.
Po ashtu, kjo revistë edhe për modelen tjetër Luanda Krasniqi ka shkruar fjalë të mira. 19 vjeçarja e cila ishte pjesë e “Top Model Zvicra”, u bë e njohur falë edhe pjesëmarrjes në serine televizive në televizionin zviceran SRF “Mini Lehr und ich”.
Derisa Dorina pritet të shfaqet në një reklam të BMË-së, Luanda pos aktiviteve të tjera, ka qenë edhe pjesë edhe e një reklame të kompanisë së njohur “Dior”.