Kosova

LDK: Kështu do të vazhdojmë derisa VV-ja të reflektojë

Në një deklaratë për media, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se përderisa Lëvizja Vetëvendosje nuk do të reflektojë, situata do të mbetet e njëjtë.

Bajrami përsëriti se ndryshimi për votim të fshehtë është shkelje ligjore e kushtetuese.

“VV-ja tash ka ndryshuar strategji. Në vend që të vendosë emrin e Albulena Haxhiut, tani po kërkon votë për një komision për votim të fshehtë, të cilin e kemi argumentuar se është shkelje ligjore e kushtetuese dhe ndryshim i paligjshëm i mënyrës së votimit në proces. Nuk do të bëhemi pjesë e një shkelje të tillë. Na vjen keq për Deharin, i cili nuk përfaqëson partinë ku bën pjesë, por është kryesues vetëm për shkak të moshës. Ai duhet ta ndjekë skenarin e sekretariatit të Kuvendit. Ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiun.

“Kryeparlamentari duhet të zgjidhet me marrëveshje politike, dhe kështu do të vazhdojmë derisa VV-ja të reflektojë”, u shpreh deputetja e LDK-së.