Jeta në Zvicër

Appenzell: Jetimorja që braktiste fëmijët pa ushqim

Qeveria ka kërkuar falje për fëmijët e jetimores së Steig-ut të abuzuar mes 1945 dhe 1984. Ajo do të paguajë 200.000 mijë franga për fondin federal për solidaritet

E kaluara dramatike e qendrës së Steig-ut, e drejtuar nga murgeshat e asaj kohe, ishte tema e një raporti të historianëve që u publikua të hënën për media. “Ky raport na ka lënë pa fjalë”, ka thënë këshilltari i Shtetit Daniel Fässler.

Qindra fëmijë të kantonit të Appenzell kanë kaluar  fëmijërinë e tyre në qendrën për  fëmijët  në Steig, e vendosur në dalje të qytetit të Appenzell-it.  “Jetimorja”, siç quhej më parë, nuk i merrte vetëm jetimët”,

Institucioni ishte gjithashtu  një “agjenci për punësim dhe arsim” për prindërit me probleme financiare. Aty vendoseshin gjithashtu  fëmijët e prindërve të ndarë ose të pamartuar, shpjegojnë autoret e raportit të lartpërmendur,  Mirjam Janett dhe Urs Hafner. Fëmijët vendoseshin në këtë qendër ndonjëherë edhe kundër vullnetit të prindërve të tyre.

 Ndalesa  e ushqimit

Brenda këtij kongregacioni fetar, murgeshat e Ingenbohl-it ishin ato që  drejtonin institucionin duke aplikuar parime arsimore si ngacmimi, frikësimi, dhe privimi i ushqimit. Dëshmitë e mbledhura në raporte tregojnë për  ndjenjën e vetmisë dhe mungesës së dashurisë, frikës, dhe ftohtësisë së murgeshave.

“Ne dënoheshim  me goditje të rënda”, përshkruan për shtyp një ish-fëmijë i qendrës, duke iu referuar torturave të ndryshme. Një tjetër kujton  kur i ndalohej ushqimi. “Uria ishte një dënim, dënim absolut”. Murgeshat nuk hezitonin të mbanin  kokën fëmijëve nën ujë, pasi që kishin lagur shtratin gjatë natës.

Përfaqësuesit fetar të kongregacionit të pranishëm në konferencën për shtyp, kanë pranuar vuajtjet e fëmijëve dhe  shkeljet e rënda. Raporti shpjegon se murgeshat ishin në numër të pamjaftueshëm për të ruajtur këta fëmijë. Katër deri në gjashtë murgesha kujdeseshin për gati shtatëdhjetë fëmijë.

Raporti drejton gishtin sidomos drejt Qeverisë e cila ka gabuar  “moralisht dhe mban një pjesë të përgjegjësisë”.

 Jo vetëm kërkim falje

Këshilli i Shtetit  reagoi për këtë çështje, duke u ndjerë keq për fatin e personave të vendosur në këtë institucion. Sipas këtij këshilli, vetëm kërkesa për falje nuk mund të riparoi padrejtësinë. Prandaj, qeveria ka vendosur të paguajë një shumë prej 200,000 CHF në favor të  fondit  për solidaritet i ngritur në nivel kombëtar.

Parlamenti federal ka miratuar në shtator 2017 një bazë ligjore për krijimin e një fondi me 300 milionë franga për viktimat që kanë qenë të detyruar të shkojnë në këto qendra.  Viktimat mund të kërkojnë kompensim  deri në mars 2018.