Rexhep Berisha

Vendlindja : Kosovë

Qyteti ku jetoni në Zvicër : Bazel

Profili

Rexhep Berishës, me qëndrim në Bazel, pronar i firmës R.B. Import& Export dhe i restorantit “Sängerstübli”, në po këtë qytet.

Ai tregon për albinfo.ch se përpjekjet për të sjellë në Zvicër birrën e Pejës, janë të mëhershme. Madje kjo birrë prej disa vitesh mund të blihet në të ashtuquajturat “etnomarkete” (shitoret me mallra ballkanike) pastaj në Dener-Satelit dhe në Spar. “Markën” e Birrës së Pejës ai e ka regjistruar që në vitin 2008 dhe e gëzon ekskluzivitetin për importimin e saj në Zvicër.

Temat e mbuluara nga www.albinfo.ch në lidhje me këtë personalitet:

Nga marsi, birra e Pejës në shitoret e Coop-it në ZvicërVideo In&Out: Produktet kosovare në Perëndim

Erhamer dhe Bashkim Selmani

Dy vëllezërve nga Gostivari, të cilët punën e sjelljes në Zvicër të prodhimeve shqiptare e kanë marrë shumë për zemër, kjo që po bëjnë, deri më tash u ka sjellë vetëm shpenzime.

Në Zvicër, të dy vllezërit  kanë kaluar mostrat e vajit të ullirit në disa laboratorë, deri sa në fund, nga një trupë e veçantë certifikuese, e kanë siguruar licencën për eksportin e vajit kualitativ extra vergine bio të ullirit në Zvicër. Por këtu ende nuk ka përfunduar e gjithë puna.

Temat e mbuluara nga www.albinfo.ch në lidhje me këtë personalitet:

Vaj ulliri nga Vlora në shitoret e Zvicrës

Bujar Ndrecaj

Vendlindja :  Lutogllavë në Prizren

Qyteti ku jetoni në Zvicër :  Ka jetuar 17 vjet në Zvicër, tani është kthyër në Kosovë

Profili

Bujar Nrecaj tash e tre vjet jeton në Prishtinë dhe udhëheq një zyrë të arkitekturës.

Ai drejton Projektin i Bunatekës është që në Kosovë të ndërtohen 860 biblioteka në shkollat e Kosovës, shumica prej të cilave nuk kanë fare biblioteka ose ato biblioteka që i kanë janë pa literaturë të nevojshme për nxënësit. Projektuesi thotë se ata fillimisht po mundohen ta ndërtojnë në çdo fshat të secilës komunë nga një bibliotekë.

Bunateka

Akronimi Bunateka është emri i projektit, p.sh bibliotekat zakonisht janë brenda shkollës e këto ndërtesat e vogla janë jashtë edhe për këtë ai i ka quajtur Bunateka.

Temat e mbuluara nga www.albinfo.ch në lidhje me këtë personalitet:

Goneta Jakurti

Goneta Jakurti është një vajzë 18 vjeçare e lindur në Zvicër nga prindërit shqiptarë, Jeton në Langenthal ku po ndjek mësimet në vitin e fundit të shkollës së mesme komerciale („Kaufmänische“) me maturë – drejtimi bankier.

“Gjatë këtyre viteve të punës praktike në bankën UBS më është bërë e qartë se perspektiva ime profesionale do të jetë puna në bankë. Me të përfunduar shkollën komerciale, në vjeshtë, do t’i vazhdoj studimet e larta, për t’u kthyer sërish në bankë. „Investment Banking“ është sektori i punës që më fascinon: Kërkon shumë përgjegjësi, njohuri të shumanshme (jo vetëm ekonomike por edhe politike e kulturore), njohje të gjuhëve të huaja, që është një afinitet i imi”, shprehet Goneta.

Fytyra e Goneta Jakurtit është bërë imazh i fushatës “java kundër racizmit” që u mbajt nga 21 deri më 28 mars 2012 në Bernë. Pllakatet ku duken fytyrat me gjurmë dhune të Gonetës dhe dy personave tjerë me prejardhje të huaj, pritet të sensibilizojnë zviceranët me problemin e diskriminimit racial.

“Marr pjesë vazhdimisht nëpër aktivitete kulturore, bëj moderimin në veprimtari të ndryshme, paraqitem në sfilata të modës të organizuara qoftë nga agjensionet zvicerane apo nga komuniteti shqiptar në Zvicër, Itali etj”, thotë ajo duke bërë me dije se ky angazhim nuk është krejt i rastësishëm.