Lajme
Vjenë: Mbrëmje letrare kushtuar “Letërsisë Gjermano-Shqiptare”
Anna Kove dhe Fate Velaj mbi përkthimin dhe Letërsinë Gjermano-Shqiptare

Shoqëria Austriake për Letërsinë, në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë, organizoi në Vjenë më 10 mars 2025, një mbrëmje letrare të veçantë, ku në qendër të vëmendjes ishte një bashkëbisedim mes përkthyeses së njohur Anna Kove dhe Ambasadorit Fate Velaj, në cilësinë e shkrimtarit., përcjell albinfo.at.
Anna Kove, përkthyese e vlerësuar me disa çmime dhe një nga emrat më të rëndësishëm të përkthimit letrar nga gjermanishtja në shqip, ndau me publikun rrugëtimin e saj mes dy gjuhëve dhe sfidat e kësaj pune delikate.Ajo ka sjellë në shqip vepra të kolosëve të letërsisë gjermane dhe austriake, si Günter Grass, Paul Celan, Daniel Kehlmann, Hans Fallada, Herta Müller e shumë të tjerë, duke ndërtuar një urë të fortë kulturore mes dy botëve letrare.Në fjalën e saj, Kove theksoi interesin në rritje për letërsinë gjermane dhe austriake në Shqipëri, kërkesat e shumta të lexuesve për përkthime cilësore, si dhe sfidat që hasin përkthyesit në përcjelljen besnike të stilit dhe nuancave të autorëve origjinalë.
Ajo vuri gjithashtu në pah vështirësitë e tregut të librit në Shqipëri dhe rolin kyç që luan përkthimi në pasurimin e kulturës letrare të vendit.
Nga ana tjetër, Fate Velaj u ndal tek historia e letërsisë gjermane në Shqipëri, duke kujtuar autorët që arritën të depërtonin në tregun shqiptar, pavarësisht kufizimeve dhe censurës që ka shoqëruar disa prej tyre në periudha të ndryshme. Ai solli në vëmendje emra të tillë si Erich Maria Remarque, Lion Feuchtwanger dhe Stefan Zweig, të cilët, ndonëse të pëlqyer nga lexuesit shqiptarë, shpesh herë janë përballur me ndalime dhe kufizime në botim gjatë regjimit komunist. Gjithashtu, ai analizoi vështirësitë e letërsisë shqipe pas viteve 1970 dhe ndikimin e politikës në zhvillimin dhe përhapjen e saj.
Mbrëmja u karakterizua nga një diskutim i gjallë dhe i pasur me reflektime mbi përkthimin, letërsinë dhe rolin e saj në ndërlidhjen e kulturave, duke sjellë një këndvështrim të ri mbi marrëdhëniet letrare mes Shqipërisë, Austrisë dhe Gjermanisë.
Këtij takimi iu bashkuan intelektuale dhe artdashës shqiptarë dhe austriakë.
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në SHBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor