URIM I AMBASADES SE SHQIPERISE

URIM I AMBASADES SE SHQIPERISE

Duke qenë se, për shkak të kufizimeve në buxhet, këtë vit nuk do të organizohet pritje për festën kombëtare, ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë përfiton nga rasti për t’u përcjellë gjithë bashkatdhetarëve në Zvicër urimet më të mira me rastin e 28 Nëntorit.

Ne shqiptarët na bashkon gjithçka dhe nuk na ndan asgjë. Na bashkon gjaku, gjuha, flamuri dhe identiteti i njëjtë; na bashkon historia, vlerat kombëtare europiane, e ardhmja e përbashkët në Bashkimin Europian.

Gëzuar përherë së bashku!

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë