E-Diaspora
Trimat e vegjël shqiptarë, në mes të shpresës dhe mallit për atdhe
Florenci është i moshës katërmbëdhjetëvjeçare, Viola shtatë, ndërsa Aidani vetëm një foshnje. E përbashkëta e tyre është: Ata vijnë nga Shqipëria, njërin ndër vendet më të varfra të Evropës dhe vuajnë nga deformime të komplikuara trupore

Organizata humanitare “Allianz für Kinder in Kriegs- und Krisengebieten (Aleanca për fëmijë në regjionet e luftës dhe të krizës së luftës)”, për çdo vit sjellë në Austri më tepër se 60 fëmijë me sëmundje të rënda, të moshës në mes një muaji dhe 16-vjeçare.
Përzgjedhja e tyre bëhet me kritere të përpikta. Atje, ata pranojnë ndihmën e nevojshme për të shpëtuar nga vdekja, të cilën nuk mund t’ua sigurojnë familjet e tyre të varfra në vendet prej nga vijnë, si për shembull Shqipëria. Pa përkujdesjen e tillë, këta fëmijë do të kenë qenë të dënuar për të vdekur nëpër vendlindjet e tyre.
Regjisorja austriake, Marion Priglinger, në filmin e saj dokumentar “Trimat e vegjël – në mes të shpresës dhe mallit për atdhe” i ka shoqëruar tre fëmijë shqiptarë gjatë udhëtimit të tyre të ndryshimit të jetës, në një vend të panjohur për ta. Me shumë ndjeshmëri, butësi dhe respekt të plotë, ajo ka dokumentuar një botë të tërë me shpresa të fuqishme dhe mallin për atdhe, në të cilin shpëtimtarët, si dhe fëmijët përpiqen në kufijtë e të pamundurës, përcjell albinfo.ch.
Ajo gjithashtu paraqet edhe mbresëlënien e madhe të besimit të prindërve dhe fëmijëve që kanë në sistemin austriak social dhe të shëndetësisë. Filmi i Priglingerit shtron edhe pyetjen nëse shoqëria austriake ka arritur dinjitetin e këtyre sukseseve.
Florenci është i moshës katërmbëdhjetëvjeçare, Viola shtatë, ndërsa Aidani vetëm një foshnje. E përbashkëta e tyre është: Ata vijnë nga Shqipëria, njërin ndër vendet më të varfra të Evropës dhe vuajnë nga deformime të komplikuara trupore, shkruan “3SAT”, transmeton Albinfo.ch.
Për shkak të mungesës së përkujdesjes mjekësore në vendlindjen e tyre dhe varfërisë së madhe të prindërve, atyre iu është e pamundur që fëmijët të shërohen atje.
Trazira politike, korrupsioni dhe papunësia e madhe kanë ndikuar në jetën e vështirë të banorëve. Për t’u mundësuar së paku një gjasë të vogël për shërimin e tyre, Organizata humanitare “Allianz für Kinder in Kriegs- und Krisengebieten (Aleanca për fëmijë në regjionet e luftës dhe të krizës së luftës)”, për çdo vit sjellë në Austri 30 deri 50 fëmijë, ku përkujdesen nga mjekë dhe infermierë të zellshëm.
Suksesi i aksionit humanitar ndoshta është e vetmja shpresë që ata të mund të jetojnë pa ndonjë të metë trupore.

Në fillim të udhëtimit për në Austri, fëmijët shpesh nuk e kanë idenë se si duket Austria, apo se çka i pret në spital. Për shembull, Florencit prindërit nuk i kishin treguar paraprakisht se ai do të operohej në këmbë. Sapo e mësoi këtë lajm në spital, jo vetëm që u befasua shumë, por edhe frika e tij u rritë. Në Shqipëri, mjekët i kishin thënë se këmba do të duhej ndoshta t`i amputohej, disa të tjerë një diagnozë tjetër etj.
Viola shtatëvjeçare banon në qytetin e Elbasanit, në një banesë të vogël me familje të madhe, pa ngrohje dhe kuzhinë. Banorët e këtij regjioni kanë mbetur pa punë pas mbylljes së fabrikave gjatë viteve të kaluara. Mjekët në Shqipëri nuk kanë mundur ta shpjegojnë përse Viola nuk mund ta lëvizë këmbën. Gëzimi i saj për të ardhur në Austri dhe këtu të shërohej, në fillim ishte i madh. Papritmas, ditët e para të qëndrimit të saj në spital kanë rezultuar me vështirësi, pasi edhe këtu mjekëve iu paraqitën probleme për të vërtetuar diagnozën e vogëlushes. Që atëherë, Viola i kalon javët në pritje, përderisa pacientja nga e njëjta dhomë është operuar tre herë.

Aidani, klienti më i ri nga Shqipëria, në këtë botë lindi me buzë të qarë. Gjatë shtatzënisë, prindërit kanë kërkuar për ndonjë zgjidhje mjekësore. Babai i saj, një mësues i ri i gjuhës angleze, shpjegon: “Mjekët na thanë se biri ynë ka nevojë për një protezë apo ngjitëse në buzë”. Pas arritjes në Austri, duket se Aidani është përshtatur shumë shpejt me mikpritjen austriake. Prindërit që e kanë adoptuar përkohësisht, përkujdesen mirë për të dhe merren vesh shumë mirë. Ata e dinë shkëlqyeshëm se si t’i falin dashurinë pas operacionit, veprim ky që në këtë fazë të rëndë i duhet patjetër fëmijës.

E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj