Thesari i Marubit
Vitet e arta të fotografisë shqiptare. Dy hulumtues francezë ekspozojnë në Bruksel fotografitë e familjes Marubi

Me mungesën e saj në historinë e fotografisë botërore, Shqipëria i ka arritur vitet e arta nga mesi i shekullit XIX, me peripecitë e fundit të Perandorisë Osmane, e deri në agimin e komunizmit njëqind vite më vonë.
Loïc Chauvin dhe Christian Raby, të pasionuar për Ballkanin, kanë hulumtuar arkivet kombëtarë, të pasur me më se 6.000 negative mbi pjatat e xhamit, si dhe fonde të tjera, ndërsa vendosën t’i botojnë edhe rreth njëqind fotografi shqiptare në një album, pothuajse të pabotuara.
Ky album origjinal, i cili do është i ekspozuar në Bruksel, aktualisht është i bashkuar në një vëllim të pazakonshëm me format diskret. Gjithçka fillon me Pjetër Marubin (1834-1904) i cili e bëri të pavdekshëm patriotin Hamzë Kazazi, fotografia e tij e parë e njohur (1858). Ai do të behet kreatori i një familje vizuale, Marubët e famshëm, të cilët, gjatë tre gjeneratave do të dokumentojnë vendin e tyre. Ata janë njerëz kurreshtarë, të pajisur me teknika të reja.
Edhe Gegë Marubi (1907-1984), drejtori i ardhshëm i fototekës së Shkodrës, i cili do të studiojë në Paris. Falë babait të vet, Kel Marubi (1870-1940), njëri nga portretet më të bukura të librit, një rrojtar duke punuar në lokalin e tij, rruajtje me dorë, ndërsa klienti i tij është i mbuluar me një mantel të bardhë, me kokë të zbuluar.
Përpos Marubëve, albumi fokusohet edhe në amatorin e talentuar Kolë Idromeno, adhuruesin e pejsazheve Shan Pici. Është gjithashtu edhe Kristaq Sotiri (1883-1970), i vendosur në juglindje të Shqipërisë, në Korçë. Me Vangjush Moi, kolegun e tij të brushës, ata punojnë së bashku, si dy binjakë.
Vallë, e gjithë kjo pa femra? Jo, jo, gjeografja skoceze dhe etnologe e shquar shqiptare Margaret Hasluck, «një shiptare e zemrës» në periudhën e romantizmit, autore e antologjisë së parë letrare shqipe. Ajo do të fillojë me kundër spiunazh dhe fotografim, siç e dëshmon fotografia e saj, me një roje të morgut mysliman, me një dinjitet impozant, përfundon artikullin, e përditshmja franceze « Libération ».
Shqipëria, një udhëtim fotografik, 1858-1945 nga Loïc Chauvin dhe Christian Raby Botues : «Ecrits de lumière», 128 faqe., 19 euro.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”