Themelohet Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër

Të dielën në ora 16.00, me, 03.04.2011, në Hotel de Ville, Rue Centrale 33, 1580 Avenches

Ftesë   Ftohen të gjithë krijuesit shqiptarë në •     letërsi (poezi, prozë,..) •     art (pikturë, skulpturë, dizajn grafik, film, muzikë, vallëzim, …) •     shkencë (me patentë  – zbulim të konfirmuar)•     etj   që të jenë pjesë e takimit të tyre,  me rastin e krijimit të Shoqatës  së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër.

Takimi do mbahet : 

të dielën në ora 16.00 me03.04.2011

në Hotel de Ville Rue Centrale 331580 Avenches

*Avenches është qytezë rreth 28 km larg nga Berna, në drejtim të Lozanës (me dalje dyrekte nga autostrada A1). Ka qenë kryeqyteti i Zvicrës (Helvetisë) antike, ndërsa tani është në kufirin e pjesës gjermanofone dhe frankofone. Edhepse tani i zvogëluar si qytet, Avansha lulëzon me ngjarje kulturore-artistike vjetore si : festivali i Operas (Festival d’Opera), festivali i Rock-ut (Rock Oz’Arènes), Aventicum Musical Parade e manifestime të tjera.Për personat që mund të vijnë rreth orës 15.30, do mund të vizitojmë portën e lindjes, arenën, kështjellën dhe teatrin antik që gjenden afër qendrës së qytezës.Mundësisht ardhjen tuaj e konfirmoni në adresën elektronike: [email protected]Përzemërsisht, Besnik H. Camaj