Lajme

Telegrame ngushëllimi nga figurat politike për ndarjen nga jeta të Ismet Pejës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe Ismet Peja, duke u shprehur se me dhimbje ka pranuar lajmin për vdekjen e doajenit të muzikës.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të doajenit të muzikës qytetare shqipe, Ismet Peja.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se zëri i Ismet Pejës do të mbetet i pavdekshëm ndër shekuj.

Ndërkohë edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kolosit të këngës shqipe, Ismet Peja.

Në telegramin e ngushëllimit, Pacolli e quan ‘zëri legjendar i muzikës shqiptare’.