Literaturë
Të guxosh të shkruash për Poemen që është zëri i të Pazëshmëve

Kisha një lloj dyshimi, një nga ato dyshimet që të prenë vetë, pa e ditur pse të pushton. Një nga ato dyshimesh që ju kap pak para një takimi shumë të rëndësishëm. Një ndjenjë që të kaplon nga një lumë emocionesh dhe pyetjesh.
Kisha shumë pyetje dhe emocione që në momentin kur Shemsi Makolli më dhuroi librin e tij në një lokal mu në qendër të lagjes “La Sallaz” që ndodhet në veri të qytetit të Lozanës. Megjithatë, të gjitha pyetjet nuk ja shtrova sepse kisha shpresën se përgjigjet do t’i zbuloja në librin e tij.
Tema e librit duke qenë shumë e ndjeshme, bëra çmos që Shemsiut të mos i bëja asnjë pyetje, të paktën ndërkohë që ndanim kafen së bashku. Gjithashtu, u përpoqa t’u qasja sa më shumë temave të përditshmërisë duke ju shmangur temës thelbesore, librit të Shemsiut. Nuk doja të flisja për librin në asnjë mënyrë: Në fakt, më pëlqen kur kam përshtypjen se libri më përket vetëm mua, që leximi im është i lirë nga çdo ndikim i autorit. E dija që do të kisha mundësinë të flisja me të për këtë gjë një herë tjetër.
Më duhet të pranoj se pata vështirësi të filloja leximin e librit. Nuk ishte çështje kohe, sepse koha mund të gjendet gjithmonë, ishte më tepër tema që më trembte. Unë ende nuk kisha gjetë fuqin për të filluar leximin e poemës së tijë. Për ta bërë këtë, më duhej të kujtoja se, nëse Shemsiu gjeti guxim të fliste për vajzat tona, dhe kjo në frëngjisht, për përdhunimin e nënave dhe motrave tona shqiptare nga hordhitë barbare serbe, do të më duhej të gjeja gjithashtu guximin të lexoj tekstet e tij. E dija që sapo të filloj leximin, asgjë nuk do mund të më shkoqte nga libri, gjë që ndodhi në fakt.
E nisa dhe e lexova me një frymë, por ajo frymë m’u zu rishtas nga dhimbjet, britmat dhe ofshamat që Shemsiu arrin të na sjellë në formën e tij më të mirë. Vuajtje një mijë herë më të thella se sa mund të përshkruhen në poezi. Ofshamat e dhimbjeve të vuajtjeve të Hyjneshave të përdhosura shpërndahen në qiell, në lumenj, në dete dhe Shemsiu arrin të na bëjë t’i përjetojmë ato pa filter. I pafuqishëm për të ndalur hordhitë e barbarëve serbë, Shemsiu futet në mitologjinë tonë duke u lutur të shëndërrojet në një meteorit që të shembet mbi barbarët. Ai nuk e harron premtimin e Kostadinit për të vizituar motrat e tij, dhe këtu nuk kemi një vizitë të lumtur pas luftës, sepse ai ndjehet fajtor që ne nuk kemi arrit të mbrojmë qeniet tona më të dashura. Mundin Shemsiu e paraqet në një formë krahasuese, saqë edhe djalli refuzon trupin e të vuajturit dhe drejton vështrimin e tij drejt Mekës, Romës apo Jeruzalemit…
Me këtë botim, Shemsiu u bë zëri i të gjitha viktimave në Kosovë, mori të gjitha vuajtjet e fshehura dhe i thuri në vargje që nuk janë thjesht vargje, janë thirrje për të mos harruar kurrë Hyjneshat tona.
Ai bëri që vuajtja të kishte emër. Vuajtjen e bëri të mos fshihet po të depertojë në çdo shpirt njerëzor. Shemsiu bëri që vuajtjet tona të jenë universale sepse u dha zë në gjuhen frenge.
Faleminderit Shemsi për këtë Poemë të gdhendur mbi njeriun kundër përbindëshave që luftojnë që zëri i perëndeshave të mos dëgjohet përtej vuajtjes së brendshme…
Shemsi Makolli, Hyjnesha të përdhosura – Déesses profanées, botuar nga shtepia botuese : Editions de l’Aire, Eevey, 2022 , Zvicër
E-Diaspora
-
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit Mësohet se filmi me titullin “The Land Within” (Toka Brenda Meje), i regjisorit Fisnik Maxwille,...
-
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
-
Si rrodhi dita e parë e deputetit Alijaj në Parlamentin e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Katër gjëra që duhet të dini nëse do të lindni në Austri Të qenit shtatzënë vjen me sfida dhe lundrimi në to në një vend të huaj mund...
-
Pse kaq shumë austriakë e refuzojnë Bashkimin Evropian?
-
Supermarketet në Vjenë, në hall nga minjtë
-
Cilat ditë pushimi do të kenë punëtorët e Austrisë në vitin 2024?
-
Boksieri Bernardin Jakaj mbron titullin më 9 dhjetor në Vjenë