E-Diaspora
Shqiptarët në garë për Këshillin e të Huajve në Munih
Edhe shqiptarët në këtë qytet numri i saktë të cilëve nuk dihet, por supozohet të jetë tejet i madh, do të kandidojnë me anëtarët e tyre në „Lista e Shqiptarëve“ me shpresë të zënë ndonjë vend në Këshill për gjashtë vitet e ardhshme.
Kryebashkiaku i Münchenit Dieter Reiter ka thirrur qytetarët të dalin në zgjedhje për Këshillin e të Huajve, institucion ky me traditë të gjatë në kryeqytetin bavarez.
Ky institucion qysh nga viti 1974 përfaqëson interesat e shtetasve të huaj në këtë qytet numri i të cilëve sot është rreth 430000. Të dielën që vjen, 391 kandidatë të mbledhur në 24 grupe, do të konkurrojnë për 40 vendet në Këshill me rëndësi të veçantë sidomos në ditët e sotme pas fluksit të madh të refugjatëve.
Këshilli është një ndër partnerët e parë të kreut të qytetit kur janë në pyetje vendimet që kanë të bëjnë me të huajt në metropolin bavareze.
Edhe shqiptarët në këtë qytet numri i saktë të cilëve nuk dihet, por supozohet të jetë tejet i madh, do të kandidojnë me anëtarët e tyre në „Lista e Shqiptarëve“ me shpresë të zënë ndonjë vend në Këshill për gjashtë vitet e ardhshme. Për të huajt që vijnë nga shtetet jashtë BE-së janë këto të vetmet zgjedhje në të cilat kanë drejtë të votojnë derisa qytetarët nga BE-ja votojnë edhe në zgjedhjet komunale.
Por përgatitjet për këto zgjedhje janë përcjell me shumë probleme. Është kërkuar që fletëvotimet të jenë në gjuhë të ndryshme por nuk është arritur marrëveshja se në cilat gjuhë prandaj është vendosur që fletëvotimet të jenë vetëm në gjuhën gjermane. Kjo shkaktoi pakënaqësi të madhe ndër të huajt por ky nuk ishte problemi i vetëm. Qyteti nuk u mundësoi listave të organizojnë tubime për të prezentuar kandidatët e tyre. Edhe informimi i qytetarëve nuk ishte në nivel prandaj parashihet një pjesëmarrje e ulët në këto zgjedhje.
Bile vihet në dyshim edhe mbajtja e zgjedhjeve. Dyshohet se anëtarët e nje liste turke me qasje djathtiste ekstremiste e cila poashtu merr pjesë në zgjedhje, kanë tentuar të manipulojnë zgjidhjet të cilat bëhën nëpërmjet postës. Dhjetë nga kandidatët janë anëtarë aktivë të lëvizjes Ülkücü të cilësuar si raciste dhe ultranacionaliste e cila synon që në një kohë të shkurtë të bëhet lëvizja më e madhe turke në Evropë.
Këshilli i ri i të huajve i cili shihet si urë lidhëse ndërmje t organeve komunale dhe qytetarëve të huaj duket se po merr plasaritjet e para dhe atë ende pa u rizgjedhur.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












