Kultura
Shkodra, metropoli i fjetur që po zgjohet mbi plagët e të kaluarës
Në këtë emision janë përmbledhur në pak minuta shumë nga thesaret e qytetit të veriut, përfshirë këtu teatrin, arkitekturën, frymën properëndimore dhe liridashëse të shkodranëve dhe sigurisht thesarin e veçantë, fototekën ose muzeun e fotografisë “Marubi
Shkodra është një metropol i lashtë tregta e kulturor. Ajo ishte qendër kulturore e Shqipërisë para se Tirana, në vitin 1920, të bëhej kryeqytet. Verën që shkoi, në këtë qytet u hap muzeu i fotografisë, ku ruhen pllaka unike të fotografive të Pjetër Marubit dhe pasardhësve të tij. Fotografi italian kishte ardhur nga mesi i shekullit 19 në Shkodër dhe ka lënë mbrapa portrete të bujqve shqiptarë e të grave myslimane.
Kështu e bën paralajmërimin e emisionit Metropolis që kësaj here flet mbi Shkodrën, televizioni gjermanofrancez “Arte”.
Në këtë emision janë përmbledhur në pak minuta shumë nga thesaret e qytetit të veriut, përfshirë këtu teatrin, arkitekturën, frymën properëndimore dhe liridashëse të shkodranëve dhe sigurisht thesarin e veçantë, fototekën ose muzeun e fotografisë “Marubi”, shkruan albinfo.ch. Dinastia mbi 100 vjeçare e fotografisë, e krijuar vetëm pak vite pas zhvillimit të fotografive të para në botë, i jep Shkodrës një argument të madh për të dëshmuar rolin avangard të këtij qyteti në kulturën jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Ballkanit. Është një fat i madh që janë ruajtur qindra mijë negativë nga kjo fototekë, që do të mundësojnë një pamje më të thelluar në Shqipërinë e shekujve 19 dhe 20. Kjo, për drejtuesit e muzeut do të ndihmojë në rikrijimin e lidhjeve që Shkodra ka pasur tradicionalisht me kulturën perëndimore.
Emisioni është konceptuar si një narracion i një shkodrani (aktori Jozef Shiroka) për qytetin e tij të dashur. Ai shoqëron ekipin televiziv të Arte-s në disa nga pikat karakteristike të metropolit kulturor shqiptar. Furtunat nëpër të cilat ka kaluar gjatë 2400 viteve prejse ekziston ky qytet, kanë lënë gjurmët e tyre duke i dhënë një fytyrë plot kontraste, të shoqëruar me frymën mediterane që i jep një sharm të veçantë, përcjell albinfo.ch. Por Shkodra, ndoshta më shumë se pjesa tjetër e Shqipërisë ka kaluar me shumë dëme nëpër ferrin e komunizmit, vë në pah emisioni. Si dëshmi për këtë, vizitohet burgu nga kjo periudhë, i shndërruar në një monument që u përkujton brezave të rinj dramën që kanë përjetuar rreth 3000 shkodranë të burgosur politikisht. Shumë prej tyre janë ekzekutuar pa asnjë procedurë, thotë drejtoresha e “burgut” të shndërruar në muze.
Ndërkaq emisioni përmbyllet me një hepiend: Këngëtarja Rrezarta Smaja na fton t`i bashkohemi gjatë këndimit të këngës së njohur të Prenk Jakovës “Margjelo”, që ajo me një grup e këndon në një tarracë të improvizuar si skenë, diku në qytetin e bukur të Shkodrës.
Video mund të shikohet në këtë link:
http://sites.arte.tv/metropolis/de/shkoder-metropolis
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po vazhdon traditën e organizimit të kampeve seleksionuese për të... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç
















