Rishyrtohet vendimi i plagosjes së shqiptarit

Gjatë së mërkurës, Gjykata e Sargans-it për herë të katërt ka shqyrtuar rastin e ashtuquajtur „Rasti i picës“. Në vitin 2006, i akuzuari nuk ka qenë i vetëm në kryerjen e veprës dhe tashmë tre bashkautorë të tij gjenden në burg me një dënim të plotfuqishëm. Të katër personat, në vitin 2007, në stacionin e trenit në Sargans, e kishin rrahur një shqiptar, duke e shqelmuar të shtrirë përtokë dhe duke e therë me thikë, në një gjendje plotësisht të pafuqishme. Viktima kishte mbijetuar vetëm duke i falënderuar fatit të madh.
Gjykata e rrethit e Sargans-it, në vitin 2007 e kishte shpallur shtetasin maqedonas me faj, duke e dënuar me një burg prej pesë vitesh, ndërsa prokuroria e St. Gallen-it kishte kërkuar një dënim prej së paku shtatë vitesh, për veprën penale „përpjekje për vrasje“. Shtetasi maqedonas e kishte dërguar vendimin e instancës së parë në Gjykatën kantonale të St.Gallen-it, e cila në vitin 2008 e kishte liruar nga akuza për „përpjekje për vrasje“, duke e dënuar për veprën penale „shkaktim i lëndimeve trupore“ dhe duke ia reduktuar dënimin në katër vite.
Kundër këtij vendimi kishte intervenuar prokuroria, duke e sjellë këtë vendim para Gjykatës federale në Lozanë. Gjykatësit federalë nuk e morën parasysh rastin në fjalë, duke ia kthyer në rishqyrtim lëndën Gjykatës së rrethit të Sargans-it, e cila e rishqyrtoi të njëjtën gjatë së mërkurës dhe në ditët në vijim pritet një vendim i ri, përfundon artikullin e saj e përditshmja „St. Galler Tagblatt“.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”