Rasim R. pranon se ka therur mundësin zviceran

Avokati: "Është bërë e qartë se nuk bëhet më fjalë për një akt dhune të paprovokuar, me ç`rast klienti im do të therte dikë pa asnjë bazë"

 zyrtare, i shqiptarit, Krishna Müller. Më parë ai thoshte se, me gjithë faktin se në mbrëmjen kritike kishte qenë në vendin e ngjarjes por se ai vetë nuk e kishte therur askënd. Mirëpo, atë e kishin ngarkuar jo vetëm kamerierja që punonte në atë restorant por edhe vëllai i tij më i madh, Jetoni* (33).

Sipas Rasim R., në mbrëmjen e asaj të hëne, dy vëllezërit kishin hyrë në restorant, të dehur rëndë. Në terrasë, ish kampioni i mundjes, Kari Zingrich, po e pinte birrën e fundit për atë natë. Kur Jeton R. kishte ndezur cigaren, Zingrich i kishte thënë të hynte në kthinën për duhanxhinj. Pasi kosovari reagon i zemëruar, fillojnë maltretimet.

Sipas dëshmitarëve, kur dy vëllezërit e shajnë mundësin me fjalë banale (Scheiss-Schweizer), Zingrich i plas durimi dhe ngrihet në këmbë. “Ai e derdh pjesën e mbetur të birrës në bluzën e Jetonit. Ndërsa Rasimi, kur e kishte parë mundësin trupmadh të ngrihej, e kishte përjetuar këtë si kërcënim”, thotë avokati.

Kështu, ai e nxjerr thikën dhe e sulmon kundërshtarin në qafë.

“Unë mendoja se ai po e kërcënon vëllanë tim, kështu që, po, unë e kam therur atë”, i ka thënë avokati Müller portalit të gazetës blick.

“ishte vërtet një ekses i kryer në vetëmbrojtje ndonëse vetë akti është i pafalshëm. Por, në bazë të hetimeve të deritashme është bërë e qartë senuk bëhet më fjalë për një akt dhune të paprovokuar, me ç`rast klienti im do të therte dikë pa asnjë bazë”, ka sqaruar mbrojtësi.

Kundër Rasim R. është duke u zhvilluar procedura për veprën penale “tentim vrasjeje” për të cilën parashihet një masë dënimi prej më së paku 5 vite burg.

Por, mbrojtësi Müller thotë se, me marrjen parasysh të faktit se dy vëllezërit ishin të alkoolizuar dhe se kishin vepruar në vetëmbrojtje, dënimi mund të jetë shumë më i ulët.

“Ka mundësi që Rasim R. të kërkojë dënim të plotë ose të pjesërishëm me kusht”, ka thënë ai.

*Emri i shpikur