Punëdhënësit në ndërtimtari përjashtojnë Unia-n nga negociatat
Aksionet e protestës të organizuara nga Unia javën e kaluar në Cyrih, Gjenevë, Bernë e Lozanë, kanë shërbyer si shkas për këtë

Federata e punëdhënësve të ndërtimtarisë është shprehur kundër vazhdimit të dialogut me sindikatën Unia rreth marrëveshjes kolektive të punës. Ajo konsideron se Unia e ka shkelur “paqen” e negociuar dhe prandaj federata e përmendur ka vendosur të bëjë padi kundër saj.
Aksionet e protestës të organizuara nga Unia javën e kaluar në Cyrih, Gjenevë, Bernë e Lozanë kanë shërbyer si shkas për këtë. Thirrja e Unia-s për protestë, kishte paralizuar një numër të madh kantieresh të ndërtimit në Zvicër. me këtë veprim, Unia, sipas punëdhënësve të ndërtimtarisë, ka vepruar kundër ligjit. Së këndejmi, federata e punëdhënësve tash e tutje “do të bashkëpunojë vetëm me sindikatat që respektojnë paqen e punës”.
Nga ana tjetër Unia, e ka dënuar qëndrimin e federatës në fjalë për të ndërprerë negociatat për marrëveshjen kolektive. Kjo paraqet një bishtnim të pakuptueshëm të punëdhënësve, sipas Unia-s. federata e punëdhënësve në ndërtimtari po provon që, përmes përjashtimit selektiv të Unia-s, të sabotojë marrëveshjen kolektive. Unia përfaqëson 40.000 punëtorë të ndërtimtarisë , rreth tri herë më shumë se sindikata tjetër, Syna. Mbetet e paqartë se si mendojnë punëdhënësit të realizojnë marrëveshjen e re kolektive pa Unia-n, sipas kësaj sindikate, mbetet e paqartë.
Sindikatat kishin kërkuar një ngritje prej mesatarisht 100 frangash në muaj për të gjithë punëtorët, që korrespondon me rritjen e pagave për 1.8%.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?