Promovohet në Gjenevë dhe Cyrih libri për terrorin serb mbi shqiptarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë njofton bashkatdhetarët në Zvicër se më 29 dhe 31 mars 2011 nën patronatin e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesisë së tij, z. Naim Malaj në Gjenevë dhe Zürich do të mbahet promovimi i librit të dr. Nusret Pllana, “Terrori i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999”.

Me 29 mars 2011, promovimi do të mbahet në Gjenevë në ora 18.00, në Maison des Associations, Rue du Vieux-Billard 8, Geneve 1205.

Ndërsa, më 31 mars 2011, në ora 18.00, në Volkshaus Zürich, Stauffacherstrasse 60, Zürich 8004. 

Ju ftojmë dhe jeni të mirëseardhur të merrni pjesë në këtë promovim.