Policia hedhë në rrugë familjen Ademaj
Tashmë disa muaj, pensionisti kosovar kishte rënë në debate me autoritetet në qytezën Burglen. Sipas të përditshmes “20 Minuten”, protestat e Ademajt kanë marrë fund, pasi të mërkurën policia ka pastruar banesën e familjes Ademaj dhe përkohësisht e kishte paraburgosur.
E gjithë kjo, pasi Murtezi kishte injoruar urdhrin për të liruar banesën që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, si dhe nuk e ka paguar qiranë e saj. Zëdhënësi i policisë Ernst Vogelsanger, e ka konfirmuar këtë informatë të lëshuar nga “Radio Top”, duke deklaruar se Ademaj përsëri është liruar.
Se ku gjendet aktualisht Murtez Ademaj, policia nuk ka njohuri. Pastrimin e banesës nga policia, e ka urdhëruar prokuroria, pas një vendimi paraprak të Gjykatës së Rrethit të Weinfelden-it. Në vend se të ankohej, kosovari ka vazhduar të kundërshtojë që të dalë nga banesa. “Ishte një situatë shumë e vështirë”, i ka deklaruar Vogelsang Agjencisë telegrafike zvicerane SDA, pasi të gjitha përpjekjet që çështja të zgjidhet me dialog, kishin dështuar.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









