Petersen: Rasti për veriun u humb në vitin 1999
Ndërkombëtarët e humbën rastin për integrimin e veriut menjëherë pas mbarimit të luftës në Kosovë

Kështu ka deklaruar Ish-shef i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen në një intervistë për Radio Evropa e Lirë .
“Mendoj se e humbëm rastin në periudhën e hershme pas luftës, flas në vitet 1999 -2000. Në këtë periudhë ka pasur prani masive civile dhe ushtarake ndërkombëtare. Kjo ka qenë koha kur bashkësia ndërkombëtare duhet të kishte vepruar me më shumë vendosmëri dhe të siguronte që nuk do të kishte përpjekje të suksesshme për të shkëputur veriun nga Kosova”, thotë Petersen.
“Po e përsëris dhe një herë, ndërkombëtarët e humbën rastin menjëherë pas mbarimit të luftës për të adresuar problemin e veriut. Katër-pesë vjet më vonë, me fillimin e bisedimeve për statusin, kjo ka qenë e pamundur, pasi në këndvështrimin e Beogradit, kjo do të ishte një pjesë shumë e rëndësishme e bisedimeve”, ka thënë Petersen.
Por, ka thënë ai, veriu është pjesë e Kosovës. Strukturat ndërkombëtare e kanë bërë të qartë para, gjatë dhe pas bisedimeve për statusin se nuk ka ndarje të Kosovës. “Le të jemi të qartë në këtë pikë, për çfarë kemi pasur dhe deklarata të përsëritura e kategorike”, ka deklaruar Petersen.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”