Nuk do të shtyhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Gjithçka është gati thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e EUROSTAT-it, për të nisur ky proces nga 1 deri më 15 prill

Nuk ka shtyrje date për regjistrimin e popullsisë në Kosovë. Gjithçka është gati thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e EUROSTAT-it, për të nisur ky proces nga 1 deri më 15 prill.

 Mund t’u jepet afat shtesë procesit të regjistrimit të serbëve të Kosovës, një afat shtesë por jo të pacaktuar ka thënë ministri i Administratës Publike Mahir Jagxhillar.

Pyetjeve të gazetarëve nëse serbët do ta bojkotojnë këtë proces për t’iu bindur thirrjeve të Beogradit, ministri Jagxhillar ka thënë se “do të përpiqemi që edhe në zonat me shumicë serbe të futet ky proces dhe është shprehur optimist se gjithçka do të shkojë për së mbari.

 Ndërkohë që përfaqësuesit e EUROSTAT-it i kanë bërë vizitë kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi ku kanë biseduar për regjistrimin e popullsisë, proces i cili në Kosovë po ndodhë pas 30 vjetësh