Lajme
Një njeri bllokoi hekurudhën zvicerane, 90 trena u anuluan në Olten

Një incident i pazakontë ka paralizuar rrjetin hekurudhor zviceran të mërkurën gjatë orës së pikut, kur një person u ngjit në një direk të rrymës në stacionin hekurudhor të Oltenit, duke detyruar autoritetet të ndërpresin energjinë elektrike për të shpëtuar jetën e tij, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimit të gazetës Tages-Anzeiger, për shkak të këtij veprimi u anuluan 90 trena dhe mijëra udhëtarë mbetën të bllokuar ose pësuan vonesa të mëdha. Stacioni i Oltenit, i njohur si “zemra e rrjetit hekurudhor zviceran”, ku takohen linjat kryesore lindje-perëndim dhe veri-jug, u bë i pakalueshëm për disa orë.
“Një jetë njerëzore ishte në rrezik,” njoftoi kompania hekurudhore SBB, duke sqaruar se afrimi ndaj linjave ajrore të tensionit të lartë është potencialisht fatal dhe se ndërprerja e energjisë ishte e domosdoshme.
Situata solli mbipopullim në rrugët devijuese përmes Lucernës dhe Bielit, por SBB sqaroi se nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm për të dërguar trenë shtesë në këto drejtime, për shkak të kufizimeve në linjat ekzistuese, transmeton albinfo.ch.
Ky nuk është rasti i parë i tillë: vetëm tre muaj më parë, një incident i ngjashëm ndodhi në Aarau, ku një 21-vjeçar nga Bregu i Fildishtë u ngjit në një direk dhe shkaktoi ndërprerje të ngjashme në trafikun hekurudhor.
Vetëm disa ditë më parë, Këshilli Federal publikoi një raport mbi dobësitë e rrjetit hekurudhor në qendrat kritike si Olteni, Berna, Cyrih-Oerlikon, Winterthur dhe Muttenz. Sipas raportit, këto pika nuk ofrojnë mjaftueshëm mundësi devijimi gjatë ndërprerjeve, çka i bën ato veçanërisht të ndjeshme.
Raporti rekomandon zgjerim të infrastrukturës në rrjetin hekurudhor dhe përmirësim të menaxhimit të rrezikut, megjithëse mbetet e paqartë se si mund të parandalohet konkretisht ngjitja e njerëzve në strukturat e rrezikshme elektrike, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente Austria po përballet me temperatura të larta ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin...
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri