CH-Ballkani

“NISMA E LULEVE”, SHEMBULL PËR TË GJITHË

Para 1 viti një grup të rinjsh nga Saranda dhe gjithë Shqipëria filluan me miq të mirë idenë për të mbjellë pemë dhe lule dekorative në Sarandë. Bashkia e Sarandës ua caktoi vendet.

Mbollën vitin e parë 158 pemë të mëdha dekorative dhe 300 Bouganville. U përkujdesën me dashuri gjatë verës dhe ato lulëzuan.

Pemët i mbollën në bulevardin e qytetit buzë detit. Aty para pak kohe u njoftua fillimi i punimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe shumë miq kontaktuan me nismën, duke shprehur shqetësimin se pemët do të hiqen dhe dëmtohen.

Ju drejtuan Bashkisë Sarandë me shkresë zyrtare si shoqatë dhe sot ka erdhur përgjigjja zyrtare nga Bashkia Sarandë.
Asnjë pemë nuk do të preket, përkundrazi do të shtohen.
Adriatik Lapaj, avokat dhe aktivist i shoqëris civile, ka shkruar këtë status në profilin e tij dhe falenderon publikisht Bashkinë Sarandë për marrjen në konsideratë të shqetësimit të kësaj nisme.
???

Vazhdojnë… dhe ne si Albinfo dotë  vazhdojmë t’i mbështesim si zëri i tyre shembull në diasporë.
Bravo gjithë ekipit Nisma “Dhuro një Lule”.