Ngrihet në 4 numri i viktimave të ortekut

Sipas Policisë Kantonale të Valisit, në mesin e nëntë të nxjerrurve nga orteku, katër janë të vdekur

(Update 19:50)

Në një konferencë për medie që ka organizuar Polica Kantonale e Valisit rreth orës 19 ka kumtuar se edhe një tjetër i lënduar rëndë nga orteku i sotëm, ka ndërruar jetë, duke ngritur kështu në 4 numrin e të vdekurve në këtë aksident të rëndë.

(Update: 18:00)

Lajmi më i ri lidhur me viktimat e ortekut në Valis thotë se së paku tre persona kanë humbur jetën. Sipas Policisë Kantonale të Valisit, në mesin e nëntë të nxjerrurve nga orteku, së paku tre janë të vdekur.

Policia e Kantonit të Valisit më parë kishte njoftuar për nxjerrejn nga masa e ortekut të 9 personave, për gejndjen shëndetësore të të cilëve nuk kishte dhënë informata. Më vonë u sqarua se gjashtë nga ta ishin të lënduar ndërsa tre të vdekur.

Fatkeqësia ka ndodhur pak kohë para mesditës së sotme.

Njëmbëdhjetë alpinistë janë përfshirë të shtunën nga një ortek në Bourg-St-Pierre në kantonin Valis. Njëri nga të pësuarit ka arritur të dilte dhe ka dhënë alarmin. Pastaj, shpëtimtarët ia kanë dalë të nxjerrin të gjallë nga orteku edhe nëntë viktimat tjera, ndërsa deri në këto momente mungojnë informatat për të pësuarin e dhjetë.

Të njëmbëdhjetë personat e kapur nga orteku janë shteas francezë.

Policia kantonale e Valisit nuk ka mundur të jepte të dhëna mbi gjendjen shëndetësore të personave të zënë nga orteku.