Integrimi
Nga “Pizzaiolo” i Prizrenit, pronar restoranti në qendër të Usterit
Ka ardhur në Zvicër 12 vite më parë. Sot, Agron Ahmetaj është pronar i restorantit “Stella del Centro” në qendër të qytetit Uster
Jo të gjithë prizrenasit bëjnë bukë a byrek. I sapo ardhur në Zvicër në vitin 2005, Agroni punësohet si mjeshtër i picave (Pizzaiolo) në një restorant italian në Cyrih ngase zanatin e kishte sjellë nga Kosova. Fillimisht si mjeshtër picash deri në vitin 2015, pastaj si kamerier dhe tash për disa vite si pronar i një restoranti në qendër të Usterit, të cilin e ka shndërruar në biznes familjar.
Agron Ahmetaj kishte migruar nga Korisha e Prizrenit në Zvicër në moshën 22 vjeçare. Tani pas pak më shumë se 10 viteve, ai thotë se shumica e mjeshtërve të picave janë shqiptarë, dhe nuk janë më italianët. “Shqiptarët ua morën zanatin italianëve për përgatitjen e picave”, shprehet ai dhe fillon të rrëfejë për artin e picave në restorant.
Më shumë bëjnë pica shqiptarët se italianët
“Të gatuash është një lloj arti, një punë krejt origjinale, me të papritura të dobishme në kuzhinë”, thotë Agroni tek insiston që tashmë më shumë bëjnë pica shqiptarët se italianët. “E them me plot përgjegjësi, në shumicën e restoranteve përreth nëse shefi nuk është shqiptar, atëherë është mjeshtri i picave ose kuzhinieri, edhe pse disa ende hezitojnë të zbulojnë identitetin e tyre si shqiptarë”, thotë Agroni. Ai insiston se nuk ka kurrfarë pseudonimi italian edhe pse emri i restorantit është në italishte, “Stella del Centro”.
“Ka kaluar koha kur azilantët shqiptarë punësoheshin me emra italianë dhe kanë vazhduar me pseudonime italianësh deri më sot”, thotë Agroni. Megjithatë ai sqaron se nuk mund t’ia ndërrojë emrin restorantin me ndonjë emër shqiptar me arsyetimin se sidoqoftë ne jemi në Zvicër…
“Shpesh më thonë: përse restoranti mban emër italian edhe pse pronari nuk është italian?”, thekson Agron Ahmetaj, i bindur se një mjeshtër italian i picave nuk është më i mirë se një mjeshtër shqiptar. Personeli i restorantit është i përzier përveç pronarit dhe kuzhinierit, që janë nga Kosova.
“Do të kisha përgatitur me dëshirë edhe `pasul`
Por për të ardhur këtu ku është sot, Agron Ahmetajt i është dashur të mësojë shumë, të fitojë nga përvoja e ish punëdhënësve të tij. Pas disa vitesh, vjen hapi i parë i sprovës. Ai trashëgon restorantin italian nga një pronar që po ashtu është shqiptar.
“Shumica tashmë janë informuar se unë jam pronar shqiptar dhe këtë nuk e konteston askush”, flet Agroni për banorët e qytetit Uster, qyteti i tretë më i madh në Kantonin e Cyrihut.
Ai thotë se këtu vijnë më shumë vizitorë zviceranë ndërsa do të kishte dëshirë ta vizitonin edhe shqiptarët që dominojnë si komunitet i huaj në Uster. “Do të kisha përgatitur me dëshirë edhe `pasul` nëse kërkojnë vetëm duhet të rezervojnë me herët. Pastaj jam i hapur të bëjmë organizime të manifestimeve të ndryshme me shiptarët”, thotë Agroni, i cili e ka ëndërr që një ditë të bëjë një restorant me gatime shqiptare.
Aktiviteti “Shijet shqiptare”, në restorantin e Agronit
“Gatimet shqiptare nuk identifikohen vetëm me qebapët dhe `pasulin`. Nuk është e njëjtë sikur të shijoni një byrek në Prizren dhe një që e konsumoni në Zvicër”, shprehet Agroni duke treguar për ngjarjen “Shije Shqiptare” që ishte organizuar në restorantin e tij në fillim të dhjetorit. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i kuzhinës shqiptare, kulturës së ushqimit dhe prodhimeve shqiptare në Evropë.
Restoranti i Agronit kishte hapur dyert për kuzhinierët kulminantë shqiptarë si: Sokol Prenga, Përparim Babalija e Faruk Neziri. Gatesat tradicionale shqiptare ata i kanë paraqitur në një restorant të nivelit bashkëkohor, modern që e udhëheq Agron Ahmetaj nga Prizreni.
Ai tashmë ka marrë ftesën të jetë pjesë e këtij aktiviteti kulinare në të ardhmen që e organizon “Shije Shqiptare”
Foto: Agron Bajrami
E-Diaspora
-
Gjermani
Nga punëtor i thjeshtë në Gjermani deri te titulli “Dachdeckermeister”, historia frymëzuese e Nderim Hajdari I riu nga Kamenica rrëfen rrugëtimin e tij nga studimet për Juridik në Kosovë deri te... -
Itali
Bora Morina diplomon me sukses në Itali, mes studentëve nga 80 vende të botës -
Nga Morges në La Chaux-de-Fonds, “Ilirët” vazhdojnë të jenë ambasadorë të kulturës shqiptare në Zvicër -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj -
Stokholm
Shqiptari nga Kosova diplomon në Inxhinieri Hapësinore në Suedi me veshje kombëtare
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë



















