Lajme
Mali i Zi nuk lejon hyrjen e qytetarëve të Shqipërisë pa analiza të Covid-19

Mali i Zi ka marrë vendim përsëri që ta bllokojë kufirin me Shqipërinë.
Situata e përkeqësuar e Covid-19 ka detyruar qeverinë fqinje të lejojë kalimin vetëm të shtetasve shqiptarë që paraqesin dokumentacionin se brenda 48 orëve të fundit kanë kryer testin për koronavirus dhe ka rezultuar negativ.
Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:
– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit ku përfshihen edhe shtetasit shqiptarë që zotërojnë një pasaportë të një prej vendeve të bashkimit Evropian duke përjashtuar vetëm Italinë dhe Belgjikën.
– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.
Për shtetasit nga vende si Gjermania, Franca apo Spanja, nuk ka probleme. Julian Weigl nga Dortmundi pasi kaloi disa ditë pushimi në Shqipëri ka vendosur të rikthehet në shtëpinë e tij, shkruan KosovaPress përcjell Klan Kosova.
“Kam 9 ditë në Shqipëri duke shëtitur dhe duke shijuar vendi, tani do kthehem në Gjermani. E dua këtë vend është shume i bukur. Jam ndjerë shumë i sigurt këtu, njerëzit janë fantastikë. Në fillim kisha pak frikë nga virusi pasi nuk isha i sigurt se si njerëzit do të më përgjigjeshin duke qenë se jam udhëtar, por isha i mirëpritur kudo,” përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri