Shkurt.ch
Macja vjedh rrobat në kojshi dhe i sjell në shtëpi!
në rrethojën e oborrit familja e maces ahjneshë kanë vendosur një pllakat ku kanë shkruar: "Ndihmë! macja jonë po vjedh"

Një mace është bërë temë atraktive për mediet zvicerane të dy ditëve të fundit. Familja Geiger në Wisendangen të Winterthurit është në hall me macen e saj shumë “të gjindshme”. Ajo ka shtatë vjet ndërsa tri vitet e fundit nuk kap më minj por “gjuan” rrobat nga oborret e fqinjëve dhe i sjell ato te i zoti i saj.
Të gjitha rrobat që i ka vjedhur macja kohëve të fundit
Këtë fenomen Geiger-ët e kanë vënë re me kohë por nuk po dinë se si ta çmësojnë macen e tyre nga vesi i keq.
Të mbështetur për muri, ata kanë filluar t`i mbledhin të gjitha pjesët e rrobave, këpucëve, dorezave etj që i sjell macja dhe t`i njoftojnë pronarët e tyre se ato mund t`i marrin sërish. Madje, në rrethojën e oborrit familja e maces hajneshë kanë vendosur një pllakat ku kanë shkruar: “Ndihmë! macja jonë po vjedh”.
Ekspertë të ndryshëm të veterinarisë apo të psikologjisë së kafshëve janë konsultuar rreth fenomenit të “kleptomanisë” së kafshëve por një mendim unik për këtë nuk ekziston. Shumica mendojnë se kjo mace, thjesht dëshiron të bjerë në sy se “po i kontribuon familjes” që i ka dhënë strehë.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz