Kuvende të partive qeveritare të Zvicrës

Partitë kanë shqyrtuar problemet lidhur me ambientin, me BE-në dhe përgatitjet për zgjedhjet 2011

Katër partitë zvicerane që formojnë Qeverinë Federale i kanë mbajtur sot kuvendet e tyre. Bëhet fjalë për partitë si SVP, SP, CVP dhe BDP, njofton drs.ch. Nga partitë qeveritare „pushim” ka vetëm FDP.

Partia aktualisht më e madhe, SVP (Partia Popullore e Zvicrës) në kuvendin e mbajtur në Lugano është marrë me qëndrimin e Zvicrës në raport me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq partia e dytë për nga madhësia, SP (Partia Socialdemokrate) në një kuvend të jashtëzakonshëm të mbajtur në Cyrih ka shqyrtuar mundësitë për dalje të Zvicrës nga shfrytëzimi i energjisë nukleare.

Partia Kristiane Popullore (CVP) në kuvendin e saj në Wettingen të Cyrihut ka pasur në rend të ditës çështje të energjetikës, të sigurisë dhe sociale. Këtu bën pjesë forcimi i familjes , ngarkesat të cilave u nënshtrohen bashkëshortët nga tatimet etj.

Ndërssa BDP (Partia Djathtise Demokratike) ka vendosur në rend dite të kuvendit të saj zgjedhjet federale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.