Kosova
Kurti nga Tirana: Nuk na u kërkua që të përfshihemi në Ballkanin e Hapur
Ja çfarë tha Kurti pas takimit me Merkel
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kancelares gjermane Angela Merkel, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, nuk është kërkuar nga Kosova që të përfshihet në iniciativën Open Ballkan.
Kurti ka thënë se nuk është interes që me një Serbi që nuk e njeh Kosovën, të bëhen bashkë.
“Gjatë takimit që patëm, unë e falënderova kancelaren gjermane Merkel për rolin e saj të jashtëzakonshëm. Ne kemi nevojë edhe për bashkëpunim sa më të madh mes Kosovës e Gjermanisë. Nuk është kërkuar që të përfshihemi në Ballkanin e Hapur. Qeveria e Kosovës është Qeveri e një shteti sovran. Ne nuk e konsiderojmë në interes që me një Serbi që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të bëhemi bashkë. Nuk bën që trysnia të jetë mbi Kosovën, por mbi Serbinë. Trysnia duhet të jetë mbi Serbinë, e cila mohon krimet dhe e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha Kurti.
Kurti theksoi se Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, jo Kosova
Kryeministri Kurti ka kritikuar paraardhësit e tij për, siç ka thënë ai, kompromise pa rezultate në fund.
“Paraardhësit e mi kanë bërë kompromise, e ku është njohja e Serbisë. Doli që kompromiset kanë qenë të gabueshme. Është Serbia ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën e jo Kosova”, ka thënë Kurti në konferencën për shtyp në Tiranë, pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Kurti shtoi se për padinë ndaj Serbisë për gjenocid po mbledhen dokumentacione, duhet kohë
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, sa i përket padisë ndaj Serbisë për gjenocid, ka thënë se kjo punë merr kohë.
Ai ka thënë se po mblidhen materialet.
“Jemi duke bërë përgatitjet për këtë, përgatitje të cilat janë të mëdha sa i përket mbledhjes së dokumentacionit, andaj nuk mund ta bëjmë shpejt e shpejt”, tha Kurti.
Sa i përket Procesit të Berlinit, Kurti ka thënë se beson se do të vazhdojë, edhe pasi t’i kalojë mandati kancelares gjermane Angela Merkel.
“Besoj që Procesi i Berlinit do të vazhdojë pas kancelares gjermane, çfarëdo të jetë forma dhe formati nuk mund ta them, por unë nuk besoj se do të ndryshojë”, tha Kurti.
“Procesi i Berlinit, i mjaftueshëm për të mos pasur alternativa të tjera”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, në Tiranë, se u konfirmua se procesi i Berlinit është korniza edhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe mjaftueshëm i thellë që të mos ketë variante të tjera alternative”, ka thënë Kurti duke iu referuar edhe nismës për Ballkanin e Hapur, e të cilën Kosova bashkë me Malin e Zi dhe Bosnjën e kanë refuzuar.
“Në bisedat që pata unë theksova që nuk duhet të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane. Për vendet tona theksova se janë elemente të domosdoshme në mënyrë që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë 1. Sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve 2. Demokratizimi i cili mundëson media të lira dhe të pavarura. 3 Ballafaqimi me të kaluarën. Dhe 4. Reciprociteti i të drejtave të pakicave”, tha Kurti. “Dallimi mes Procesi të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është që në të dytin nuk e kemi BE-në. Republika e Kosovës është një shtet i pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angazhohemi pavarësisht pozitës që kemi e ta kërkojmë njohjen e saj e jo të presim mirëkuptim ndaj Serbisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Në fakt, Kurti është kritikuar shpesh nga kryeministri Edi Rama për refuzimin që të bëhet pjesë e nismës ku janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Është kritikuar edhe sot, në ditën kur u takua me Merkelin.
Kurti ka folur edhe për dialogun me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve.
“Sa i përket raporteve të Kosovës dhe Serbisë, nga pikëpamja jonë ato janë dy shtete që zhvillojnë dialog për statusin e marrëdhënieve në të ardhmen. Statusi i Kosovës nuk është i diskutueshëm. Kosova nuk mund të kthehet para 2008-ës, kur e ka shpallur pavarësinë”.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















