Jeta në Zvicër
Kujdes, “like”-t në Facebook mund t’u çojnë para drejtësisë!
Në disa raste, një "like" i thjeshtë në Facebook ose një “retweet” në Twitter mund t’ ju sjellë para gjykatave, siç tregohet nga një gjykim në Cyrih
Një “like” i thjeshtë në Facebook mund t’u çojë para drejtësisë, siç tregohet nga një shembull në Cyrih. Në cilat raste mund të dënohemi dhe çfarë sanksionesh do të rrezikojmë? Në vijim albinfo.ch ju sjell shpjegimet e një avokati.
Nuk ka nevojë të jeni autori i përmbajtjes ilegale në internet për të qenë i dënuar. Në disa raste, një “like” i thjeshtë në Facebook ose një “retweet” në Twitter mund t’ ju sjellë para gjykatave, siç tregohet nga një gjykim në Cyrih.
Pra, çfarë janë rreziqet në Zvicër?
Shpjegimet i jep Sylvain Métille, avokat i ligjit kompjuterik dhe ligjërues në Universitetin e Lozanës.
Kur mund të dënoheni?
Një person, i cili “pëlqen” ose që bën “retweet” një mesazh me përmbajtje të paligjshme, ai propagandon në rrjetin e tij duke e vënë atë (mesazh) në dispozicion për përdoruesit e tjerë. Ky person, pra, mund të sanksionohet sipas llojit të mesazhit që ka shpërndarë.
-Në nivelin penal:
Në qoftë se është fjala për pornografi të fëmijëve, vepra do të gjykohet në të gjitha rastet, sepse vënia në dispozicion e përmbajtjeve të tilla është e dënueshme në normat penale. Vetëm përhapja e përmbajtjeve të tilla mjafton për dënim.
Në rastet e sulmeve ndaj nderit, megjithatë, nuk ka ligj të qartë, pra nuk ka jurisprudencë. I bie gjyqtarit të vendosë nëse, me ndarjen e një mesazhi, personi miraton përmbajtjen, ose në qoftë se është thjesht një funksion pa qëllim të keq në rrjetet sociale. Pra, në këto raste qëllimi influencon vendimmarrjen e gjyqtarit. Në këtë rast, vetëm autori origjinal i mesazhit mund të jetë përgjegjës.
-Në nivelin civil:
Këto kanë të bëjnë me veprime që rezultojnë në dëme, kur një dëm është shkaktuar nga pakujdesia, për shembull, në rastin e cenimit të privatësisë, shkeljes së autorësisë. Por … ky lloj aksioni është i rrallë për shkak se i mbetët kundërvajtësit origjinal dhe rrallë atij që ka bërë “like” ose që ka “retweet” përmbajtjet problematike.
-Në nivelin civil
Në këtë nivel dënimi vjen vetëm në rast të cenimit të privatësisë. Kushdo që merr pjesë në një shkelje të privatësisë mund të jetë i detyruar nga një gjyqtar që të ndërprejë pjesëmarrjen e tij në shkeljen, duke tërhequr “like” ose “retweet”. Pavarësisht nga faji dhe qëllimi, ai duhet të ndërpresë shkeljen.
“Like” dhe “retweet”, të njëjtën luftë?
Këto dy veprime janë identike në drejtësi. Ato teknikisht përfshijnë përhapjen e përmbajtjes së një mesazhi, duke e vënë atë në dispozicion për të tjerët. Dhe, ato ngrenë të njëjtën pyetje: duke ndarë një mesazh të tillë, a do të thotë se e miratojmë përmbajtjen e tij? Kjo pyetje nuk është zgjidhur ende.
Po komentet?
Kushdo që ka kontrollin e një faqeje në Facebook është përgjegjës për atë që është publikuar në qoftë se ai ka njohuri për përmbajtjen dhe nuk reagon. Ky person mund të konsiderohet si një bashkëpunëtor, sepse i jep autorit mundësinë ta publikojë këtë përmbajtje.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













