Kroacia hap dyert për Kosovën
Kosova ka marrë mbështetje nga shteti kroat se do të ndihmohet në procesin e liberalizimit të vizave

Gjatë qëndrimit në Kroaci, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë mbështetje nga zyrtarët e shtetit kroat se Prishtina do të ndihmohet në procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa tregu kroat do të jetë I hapur për prodhimet kosovare.
Ministri Hoxhaj dhe homologu kroate, Gordan Jandrokoviq kanë biseduar sot në Zagreb rreth anëtarësimin të Kosovës në nismat e ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë në të gjitha fushat, Hoxhaj ka veçuar bashkëpunimin në ekonomi, tregti, kulturë, arsim dhe sport.
“Tregu i Kroacisë do të jetë i hapur për investime dhe produkteve kosovare”, ka thënë ministri Hoxhaj, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Shefi i diplomacisë kosovare thënë se do të nënshkruhen shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
“Gjatë këtyre viteve kemi mbledhur një përvojë të jashtëzakonshme rreth këtyre dy proceseve.Pikërisht këtë përvojë dhe këtë ekspertizë dëshirojmë t’ia japim Kosovës në mënyrë që rruga e saj drejt BE-së të jetë më e shkurtër dhe më e shpejt se jona”, ka thënë ministri Jandrokoviq.
Gjatë ditës, ministri Hoxhaj është takuar edhe me zëvendëskryeministrin Petar Çobankoviq, i cili njëkohësisht është edhe ministër i Bujqësisë, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Luka Bebiq.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”